×
Hyrja
Profili

A do të rrëzohet teoria e relativitetit?

A do të rrëzohet teoria e relativitetit?

· 1 · 405

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 07-11-2011, 22:55:22
Shkencëtarët të cilët pohonin se kanë zbuluar grimat të cilat lëvizin më shpejtë se drita do të përsërisin eksperimentin për të tentuar të dëshmojnë zbulimin e tyre.
Hulumtuesit në CERN gjatë muajit të kaluar kanë publikuar se kanë zbuluar netutrinot të cilët udhëtojnë më shpejtë se drita. Por, natyrisht, nuk mungoi skepticizmi i komunitetit shkencor. Jo vetëm për shkak të teorisë së relativitetit të Einsteinit, e cila përfaqëson një nga themelet e fizikës, por për shkak se mendojnë se një sfidë e këtillë është e pamundur.

Rezultati i eksperimentit të quajtur Opera, tregoi se grimcat kishin kaluar 732 kilometra përmes tokës, nga Cerni deri në laboratorin Grand Sasso në Itali, më shpejtë se sa që do ta bënte drita. Sipas Einteinit, asgjë nuk është më e shpejtë se drita, e dëshmimi se neutrinot udhëtojnë më shpejtë se drita do ta ndryshonte kuptimin e sotëm të gjithësisë dhe kohës.

Rezultatet ishin aq të pabesueshme dhe të rëndësishme sa që shkencëtarët kanë vendosur të mos pohojnë se bëhet fjalë për një “zbulim”, por në vend të asaj kanë ftuar kolegët nga mbarë bota që të shqyrtojnë mundësitë për gabimet e tyre eventuale. Në bazë të asaj shkencëtarët në CERN do të përsërisin eksperimentin e tyre. Por me disa ndryshime për të cilat shpresojnë se do të përjashtojnë shumë mangësi që gjoja ndodhen në rezultatet e tyre. /Telegrafi/