×

Jashtetoksoret - A jemi te vetem ne gjithesi?

Jashtetoksoret - A jemi te vetem ne gjithesi?

· 75 · 28132

  • Postime: 1586
  • Gjinia: Femer
Parloté
#50 ne: 27-01-2009, 21:34:57
Ne qofte se nuk jemi te vetem ne gjithesi, atehere jashtetokesoret ose jane shume primitive e nuk mund te na kontaktojne dhe anasjelltas, jane shume te avancuar sa qe nuk e shohin te vlefshem kontaktin me neve.
 hmmmmm:
sonjaamor
#51 ne: 26-02-2009, 18:43:07
te dhena per dinosauret
thjesht intuite
#52 ne: 17-09-2009, 19:48:32
perderisa ne eksistojme e pse nuk eksistojne te tjere?Mbase nuk jane afer nesh por per mendimin tim me siguri edhe ata eksistojne.Mbase jane me te zhvilluar a me te prapambetur se ne,kjo varet edhe nga perberja kimike e organizmit te tyre.Nqs kane si element baze karbonin me siguri qe na ngjajne neve.Nqs kane fosforin me siguri nuk kane nevoje per shqisen e shikimit.mbase edhe ata po pyesin veten tani a ka te tjere si ata????????Nje puthje te gjitheve.jeni me te miret

  • Postime: 1498
Zara
#53 ne: 02-03-2010, 08:26:48
NUk ka mundesi te jemmi vete.Keni parasysh madhesine kolosale te gjithesise,e dini perafersisht se sa galaksi,sa siteme diellore dhe sa planete ka.Keshtu qe dikundi patjeter te ekzistoje nje planet te ngjajshem me tonin,e pajisur me kushtet per jetese.

  • Postime: 454
  • Gjinia: Mashkull
php
#54 ne: 05-03-2010, 13:41:20
Njeri mund te levize ne ate hapsire sa ZOTI ja ka caktuar njeriut.

 Kurse sa  i perket UFO keto jan pralla dhe rrena.

  • Postime: 2643
  • Gjinia: Mashkull
Oqeani
#55 ne: 06-03-2010, 15:46:11
Pergjigjen e kesaj pyetjeje do ta nisja nga shumellojshmeria e jetse ne planetin tone. Paramnedoni sa mierja lloje specijesh jetojne ne toke, me forma dhe ndertime te ndryshme trupore  dhe fuksionesh , duke u munduar ti pershtaten sa me mire ambientit ne te cilin jetojne. Jeten jashtetokesore nuk duhet shiquar vetem ne speciet intelegjente aty ku na shkone mendja te gjitheve po sa te flitet per jashtetokesor. Mund te kete edhe palnete qe kane nje atmosfer shume te ndryshem krahasuar me planetin tone, por mund te kete jete mbase shume primitive qe ne menyre te vete ju kan pershtatur ambientit dhe vazhdojne jeten duke lene pasardhes dhe duke evoluar per nje jete me te lehte. Ne nje gjithesi te pafund gjithcka mund te kete.

  • Postime: 1498
Zara
#56 ne: 08-03-2010, 08:41:24
Ne nje gjithesi te pafund gjithcka mund te kete.
Sakte!

  • Postime: 29
  • Gjinia: Mashkull
lphalo
#57 ne: 10-03-2010, 17:34:22
jeta ne univers ekziston , e dijme ,, por vetem per shkak te persosmerise se realitetit (psh  te lidhja kimike ) te cilat synojne qe te arrihet masa (planetet etj) por ne patem paksa fat ose jemi plan i natyres qe ekzistojme por pasiqe universi asht shum i madh, jam afro 98% i sigurt qe ka jete moderne diku tjeter perveq ne toke kurse jam 99.99% i sigurt se ka jete te pakten primitive (sepse 100% nuk ekziston ne natyre as 1+1=2 nuk asht 100% e sigurt , dhe sguxon te jete ashtu ...) mirepo per shkak te  largesise te madhe nga galaksite e tjera ne ende nuk kemi mundur te kemi lidhje me ta dhe per ta bere punen edhe me keq sipas teorise se universit ai po zgjerohet( 2 eks. e kan provuar ket teori por un jam paksa i habitur me vendosmerine e shkencetareve) me miliona km ne sekond dhe kjo e ben nje problem matematikor ku te gjinden trupat ne nje pjese te saj por them se nje dit do te kemi kontakt dhe do te shkojme te pijme qaj me ta si te fqinji ( vetem ateher nese kalohet shpejtesia e drites)   

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#58 ne: 12-11-2010, 01:11:43
Duket e pamundur që në një fushë të madhe të gjendet vetëm një kalli drithi dhe në universin e pafund vetëm një botë e gjallë.
-Fjalët i përshkruhen filozofit grek Mitrodorusit, nga Kiosi.
A ka jetë në gjithësi pos në tokë? Përgjigjen në këtë pyetje e hulumton një shkncë e re: Bioastronomia, që ka vetëm 34 vjet. Hulumtimet e kësaj lëmie quhen SETI (search for Ekstraterrestrial Inteligence.
Shtytjen e parë për këto hulumtime e dhanë shkencëtarët G. Cocconi dhe P. Morrison. Ata u nisën prej momenteve magnetike të bërthamës së hidrogjenit dhe elektronit, që kur janë paralele, ai emiton radio-valën me gjatësi 21 centimetra (1420 Hz). Kështu erdhën në konkludim se kjo gjatësi paraqet abecedën Kozmike universale.

Përgjimi i kosmosit

Një vit më vonë, më 1960, astronomi i ri Frank Daker në Green Bank ndërtoi radioteleskopin prej 23 metrash me qëllim që të përgjonte gjithësinë në frekuencën 1420 Hz. Ai 200 orët e para ia kushtoi epsilon Eridanit (në largësi 10.7 vjet drite) dhe Tau Cet-it (11.9 vjet drite). Projektin e vet e quajti OZMA (sipas princesësh së mbretërisë mitologjike OZ.) Por shtatë vjet përgjimi nuk treguan asnjë burim jashtëtokësor. Tash në projektin SETI janë të kyçura shtatë vende(SHBA, Rusia; Kanadaja, Australia, Franca, Gjermania, Holanda) dhe janë regjistruar 200.000 orë përgjimi pa kurrfarë rezultatesh dafinitive.
Në v. 1967, në Cambridge, radio-astronomët detektuan një bip, bip, bip periodike. Pasi informatat vinin nga largësia prej 11 vjet drite, mendohej se ajo është një "pyetje" në lidhje me bombën atomike, të cilën na dërguan "vëllezërit nga intelekti" dhe morrën emrin rrezatimi LGM (Litlle Green Man), por pastaj doli se bëhet fjalë për një pulsar (lloj ylli).
Tash punohet në projektin MCSA (Multi - Channel Spectral Analyser), i cili do të ketë 8.4 milionë kanale dhe fuqinë e të zbërthyerit prej 0.05 hz.
Të gjitha këto hulumtime shkencore nuk munden të argumentojnë jetën jashtëtokësore.
Filli i jetës në tokë -nga meteorët?
Por, ishin të suksesshëm në gjetjen e fillit të jetës: aminoacideve; sepse dimë se aminoacidet luajnë rol të rëndësishëm në krijimin e jetës nëpër evolucionin organik. Për shembull, me ndihmën e analizës spektroskopike në v. 1937, janë gjetur radikalet CH dhe CN. Në
Në vitin 1951 me ndihmën e astronomisë është gjetur OH ( grupi hidroksil). Në v. 1968 H2O dhe NH3. Në v. 1969 formalheidid (HCHD), në v. 1970 cijan-acetileni (HCCCN) dhe alkoholi metilik (CH3OH) dhe në v. 1971 metil-acetileni (CH3CCH). Të gjitha këto zbulime na sygjerojnë në nismën e jetës jashtë tokës. Shkencëtarët nuk duhet gjithmonë të kërkojnë jetën jashtë tokës, ndonjëherë ajo vet vie tek ne. Ata janë meteorët. Është një lloj meteori (1% e të gjithë meteorëve), që quhet hondrat i karbonit dhe produkteve të tij.
Në v. 1969 një hondrat që ra në Australi tërhoqi vëmendjen e të gjithë shkencëtarëve . Në të bashkë me citozinomin ( njëri prej 5 nukleotideve që përbëjnë ADN) u gjetën edhe 16 aminoacide. Pesë prej tyre ishin të ngjajshme me aminoacidet që krijojnë proteine, ndërsa 11 të tjerat jo. Ajo që çuditë është se gjysma e aminoacideve paraqet gjysmën e "majtë" dhe gjysma tjetër simetrinë e "djathtë". Kjo padyshim argumenton në preardhjen jashtëtokësore të këtyre aminoacideve, sepse e dimë se polarizimet optike të aminoacideve në Tokë gjithnjë tregojnë simetrinë "majtë", që nuk është rasti te hondratet. Hondrati i gjetur më 1971 kishte 18 aminoacide, ndërsa në një hondrat, në v. 1973 janë gjetur madje edhe lipidet! Këto zbulime na sygjerojnë në teorinë e Svante Artheniusit: Pansperminë. Sipas tij jeta në tokë është krijuar nga meteorët. Kjo teori , edhepse është e shkruar në mënyrë indirekte , mund të gjendet në librin e Shklovskievit "Gjithësia, jeta, intelekti". Prof. ser Frederik Hoyle dhe dr. Chandra Wickramasinghe mendojnë se edhe në kometa ka disa bakterie anaerobe dhe se ato janë janë shkaktarë të epidemive të disa sëmundjeve ngjitëse! Kur jemi te këta shkencëtarë të themi se ata mendojnë se me ndihmën e analizës spektroskopike në Orion zbuluan praninë e celulozës dhe disa bakterieve! Por Carl Sagani dhe Bishu Khare argumentuan se ato zbulime me siguri nuk tregojnë jetën, sepse rezultate të njëjta fituan edhe me supstancat jo të gjalla.
Mund të kontaktojmë sëpaku me 10 planete
Tani do të analizojmë mundësinë teorike dhe probabilitetin e jetës në gjithësi. Kjo arrihet me formulën e njohur të DRake-ut N=NxpfpneflfifcfL. N shënon planetet me të cilat mund të komunikojmë. Nx= numri i yjeve në Rrugën e Qumështit. fp=përqindja e yjeve të cilat kanë sistemin planetar. ne=numrin e planeteve ku është i mundësuar zhvillimi i jetës. fl=numri i planeteve në sisteme ku jeta ka filluar dhe mund të zhvillohet. fi=numri i planeteve në të cilat u zhvillua intelekti. fc=planetet në të cilat u zhvillua civilizimi teknologjik. Carl Sagani duke marrë parasysh të gjtha të dhënat e sotme erdhi në konkludim se Nxfpneflfifc=1x109. Por në përcaktimin e vleftës së fL dolën komplikimet. Sipas gjasave tona fL del 10-8 sepse radio-astronomia (është korrelat i matjeve të civilizimeve teknologjike) është e invetuar (zbuluar) para 35 viteve, ndërsa jeta filloi para 35 x 108 viteve. Atëherë nëse fL është 10-8 kjo do të thotë se në galaktikë ku ka disa qindra miliardë planeta ne mundemi të kontaktojmë me 10 prej tyre. Por fL mund të ketë vlerën rreth 4 x 10-6 nëse marrim parasysh "lakoren luftarake" të L.F. Richardsonit, që thotë se dita e gjykimit do të jetë në v.2900. Kjo situatë na jep vlerën rreth N=4x103. Por Richardsoni nuk e ka ditur se për 20 vjet (llogaritë i bëri në v. 1920) do të zbulohet bomba atomike! Vlera e fL te autorët e ndryshëm është tjetër, për shembull Isaac Asimov në librin e vet "Jeta në gjithësi" tregon se N bën rreth 5.3x105.

http://www.kavajaonline.com/forumi//index.php?showtopic=667
leotrim Imeri
#59 ne: 04-01-2011, 18:02:51
kemi permbi 250 miljon yje ne gjysem sferen e tokes qe ne shohim. Sa i perket a jemi te vetmit ne Pffff esht fakt qi nuk ka arsyeje apo deshmi por esht edhe pjesa e kundert qe kemi gjirime dhe video qi shihen qart kshtu qe un do ta kisha perdorur igjin e arsitotelit apo ssiq nihet ndryshe ligji i te tretes se perjashtuuar. Qe d.m.th ose ka ose nuk ak e 3reta nuk egziston. Un e quaj MISTER ngjarjen e jashtoksoreve.
 hmmmmm:
gena cenaj
#60 ne: 01-05-2011, 19:39:13
per mendimin tim,asgje seshte e pamundur.fakti qe asnje nuk ka pare nje jashtetokesor,nuk do te thote qe ata nuk ekzistojne,por thjesht,mund te mendojne qe ne akoma nuk jemi gati ti shoim ata

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#61 ne: 08-06-2011, 01:21:10
A ekzistojnë me të vërtetë jashtëtokësorët? Çfarë zhvillimi kanë ata? A e kanë vizituar në të vërtetë Tokën? A kanë ngjashmëri me njerëzit dhe kur do të ndodhë takimi "zyrtar" mes një banori të Tokës dhe një jashtëtokësori?

"Vizitat" jashtëtokësore ndër vite

Dimë që në Tokë banojnë afro 6 miliardë njerëz, por nuk dimë sa banorë jetojnë në planetë e galaktika të tjera. Jo vetëm shkencëtarët, por edhe njerëz të thjeshtë kanë shprehur gjithnjë kuriozitet për të ditur rreth "homologëve", të cilët nuk kanë bërë pak vizita në Tokë, sipas raporteve të ndryshme jo zyrtare. Por, si përpara 200 viteve, ashtu edhe tani, janë disa pyetje që nuk kanë marrë akoma përgjigje.

A ekzistojnë me të vërtetë jashtëtokësorët? Çfarë zhvillimi kanë ata? A e kanë vizituar në të vërtetë Tokën? A kanë ngjashmëri me njerëzit dhe ajo më e rëndësishmja, kur do të ndodhë takimi "zyrtar" mes një banori të Tokës dhe një jashtëtokësori? Do të sjellim gjithë rastet më misterioze, sipas të cilave jashtëtokësorët na kanë bërë vizitë.

Fenomene të pazakonta ajrore janë raportuar gjatë gjithë historisë. Shumë prej këtyre fenomeneve padyshim që janë astronomike në natyrë: Kometa, meteorë të shndritshëm, njëri apo të pestë planetët që mund të shihen me syrin e zbuluar, udhëkryqe planetare apo fenomene optike atmosferikë si lloje të ndryshme resh. Raportime të tjera historike duken se e sfidojnë shpjegimin prozaik, por vlerësimi i të dhënave të tilla është i vështirë, meqë informacioni në një dokument historik mund të jetë i pamjaftueshëm për të bërë një vlerësim praktik. Për më tepër, shkalla në të cilën një raport historik nuk e përshkruan me kujdes apo madje e zbukuron ndodhinë, një fenomen i vëzhguar është mjaft i vështirë të vlerësohet.

Projekti i Hitlerit

Për dekada me radhë kanë ekzistuar hipoteza të ndryshme në lidhje me pretendimin se inxhinierët nazistë po krijonin në mënyrë sekrete një pajisje fluturuese në formë disku super të sofistikuar.

Por sipas studiuesve Hans J. Ebert dhe Hans Justus Maier, krijuesi i vërtetë i "Diskut fluturues të nazistëve" ishte një fermer nga Leipzig, Arthur Sack dhe që kishte interes të madh për modelet e aeroplanëve. Sipas Ebert dhe Maier, në vitin 1938, Sack mori pjesë në një konkurs të quajtur "Konkurs i Rajhut të Parë për modele fluturuese të motorizuara" në Leipzig.

Objekti që ai paraqiti në konkurs ishte një objekt i caktuar, me një krah në formë disku. Sack dhe modeli i tij mund të ishin zhdukur në errësirë nëse një prej figurave më të rëndësishme në forcat ajrore gjermane, s'do të kishte qenë i pranishëm në konkurs, Ernst Udet...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#62 ne: 13-06-2011, 23:22:36
Na janë përcjellë më shumë se 10000 shikime, shumica e të cilave nuk mund të shpjegohen shkencërisht. Jam i bindur se këto objekte ekzistojnë realisht dhe se nuk janë konceptuar nga asnjë vend i Tokës

Sekreti i madh i NASA-s/Alienët, mes nesh prej 70 vjetësh

Argumenti: Gjatë betejave ajrore të përmendura të Luftës së Dytë Botërore, sfera zjarri të shumta u panë që të parakalojnë përkrah avionëve: U pagëzuan "Foo Fighters". Do të jetë vetëm fillimi i një fenomeni, që me kalimin e kohës do të bëhet më i zgjeruar dhe kontradiktor.

Imazhe, dokumenta dhe dëshmi të pabesueshme na shoqërojnë nëpërmjet korridoreve të errët të një historie paralele të 70 viteve të fundit: Nga kontaktet e Hitlerit në ato të Presidentit Eisenhower, nga zanafilla e Grupit Bilderberg në atë të Majestic 12, nga pakti i poshtër me të Hirtët tek "Roswell Files" e Philip Corso. Sekretet e NASA-s lidhur me atë që ndodhi realisht në Hënë dhe ato të ushtarakëve të përfshirë në IR3 e Rendlesham në Britaninë e Madhe.

Flasin për një përplasjeje UFO mjekët dhe zjarrfikësit në Varginha të Brazilit, flasin për Chupacabras fshatarët e Puerto Rico-s, flasin për lidhje midis ushtarakëve dhe reptilianëve të brendshmit e Dulce në New Mexico, flasin për inxhinieri aliene ekspertët e Area 51, flasin për fluturim në Mars shkencëtarët e JPL-së dhe të Planetit X astronomët e Lowell Observatory.

Pothuajse 70 vjet të një historie paralele me tonën, aq e pasur me sekrete e gënjeshtra saqë sot duket pothuajse në pikën e shpërthimit dhe të prekjes së botës me ngarkesën e saj të tmerrshme prej të vërtetash të fshehura për një kohë shumë të gjatë.

Pablo Ayo, gazetar, shkrimtar, kërkues, docent informatike, ka bashkëpunuar për një kohë të gjatë me disa prej studiuesve më të njohur të misterit. Artikujt e tij janë botuar në revista të tilla si "Nexus", "Stargate Magazine", "UFO Noticiary", "Alien Dossiers", "Extraterrestrial", "Area 51". Kërkimet e tij shkojnë në qytetërimet e zhdukura tek kufijtë e rinj të fizikës kuantike dhe të eksplorimit hapësinor. Është botues i së përmuajshmes internetore "Strangedays.it" dhe themelues i Qendrës së Kërkimeve Stargard për fenomenet e mbinatyrshme.

Kapitulli i 1-rë - Gjilpëra në kashtë

"Na janë përcjellë më shumë se 10000 shikime, shumica e të cilave nuk mund të shpjegohen shkencërisht. Jam i bindur se këto objekte ekzistojnë realisht dhe se nuk janë konceptuar nga asnjë vend i Tokës...

Përgatiti: ARMIN TIRANA

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#63 ne: 01-07-2011, 15:03:46
Shkencëtarët rusë presin që njerëzimi të përballet me qytetërime të huaja brenda dy dekadave të ardhshme.
“Jeta ekziston në planetet e tjera dhe ne do ta gjejmë atë brenda 20 vjetësh,” tha Andrei Finkelstein, drejtori i Akademisë ruse të Shkencave të Aplikuara Institutiti i Astronomisë,  raporton agjencia e lajmeve Interfax.
Duke folur në një forum ndërkombëtar dedikuar kërkimit të jetëve jashtëtokësore, Finkelstein tha se 10% e planeteve të njohura janë të ngjashëm me tokën.
Në qoftë se mund të gjendet ujë atje, atëherë mund të ketë jetë, tha ai, duke shtuar se “të huajt” u ngjajnë njerëzve me dy duar, dy këmbët dhe një kokë.
“Ata mund të kenë lëkurë të ngjyrave të ndryshme, ashtu si edhe ne,” tha ai.
Gjatë fjalës së tij, Finkelstein theksoi se gjithë kohës ne kemi qenë në kërkim të qytetërimeve jashtëtokësore, kryesisht duke pritur mesazhe prej tyre. Panorama

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#64 ne: 01-07-2011, 15:06:08
Do t'i takojmë alienët në vitin 2031

Prej kohësh njeriu është i bindur se nuk është i vetëm në hapësirë.Disa teori thonë se raca njerëzore është një variacion i jetës jashtëtokësore, që ka lulëzuar në Tokë si koloni.
Një teori tjetër është se alienët janë mes nesh të kamufluar si qënie njerëzore në pritje të ditës së tyre.

Studimet e niveleve të ndryshme po përqendrohen në formën e jetës aliene. NASA në një komunikatë njofton për një bakter që eshte në gjendje që të jetoje në situata ekstreme. Bëhet fjalë për një formë jete jashtëtokësore.

Ndërkohë, teoria e fundit e shkencëtarit rus Andreu Finkelstein, thotë se në vitin 2031 do të takohemi me jetën jashtëtokësore. Duhen pikërisht edhe 20 vjet. Sipas Finkelstein, 10 përqind e planeteve në sistemet diellore të galaksisë kanë kushte të ngjashme me ato në Tokë, gjë që e bën prezencën e jetës të mundshme.Studiuesi thotë se "kushërinjtë" tanë kanë formë fizike të ngjashme, por lekurë më ngjyrë të ndryshme.

Po përse pas 20 vjetësh dhe jo më parë? Që prej vitit 1960 studiuesit rusë kanë tentuar të cojnë mesazhe në kozmos, për të pikasur forma jete alienësh. Pas 20 vjetësh, mundësitë teknologjike do të jenë të tilla që edhe format e jetës tepër të largëta të kapin mesazhet tona. /top channel

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#65 ne: 18-08-2011, 13:13:46
Jodie Foster beson tek jashtëtokësorët

odie Foster nuk ka gjetur mënyrë më të mirë për të bërë donacion se sa për kërkimin e jetës në planetët e tjerë.
Protagonistja e filmit ‘The Silence of the Lambs’ i ka dhuruar 200 mijë dollarë SETI-t, një organizmi që merret me UFO-t.

Duket se gjatë xhirimit të filmit ‘Contact’ në vitin 1997, film që kishte të bënte me komunikimin me jashtëtokësorët, aktorja është bindur për ekzistencën e tyre. /Top channel

http://www.zeriyt.com/sinjale-misterioze-nga-hapesira-t76327.0.html
http://www.zeriyt.com/shkencetaret-jashtetokesoret-po-na-dergojne-mesazhe-t67573.0.html
http://www.zeriyt.com/how-do-you-greet-an-extraterrestrial-t56584.0.html

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#66 ne: 25-08-2011, 01:19:30
Legjenda jashtëtokësore / Intervistë me Zecharia Sitchin

Kështu alienët krijuan njeriun e parë

Ekzaminimi i ADN është kyçi, është prova vendimtare. Por nuk duan ta bëjnë, sepse e dinë që mund të jetë revolucionare për shkencën, për fenë, për gjithçka". Kështu hidhet në sulm Zecharia Sitchin, më luftarak se asnjëherë. Babai i historiografisë heretike, siç e ka quajtur dikush, shkrimtari 12 në 14 libra të përkthyer në 25 gjuhë ka rrëfyer me mënyrën e tij origjinën e njerëzimit, lëshon sfidën e fundit: Kërkon që të verifikohen, shkencërisht teoritë që ai i mbështet prej 30 vitesh. Takimi ndodh në shtëpinë e tij në Manhatan. Janë dashur muaj që të bindet të japë intervistë. Më pas, plakushi i madh, i adhuruar nga ufologë dhe të apasionuar pas teorive të misterit në të gjithë botën, ka thënë po. Përpara telekamerave nis të thotë një histori në dukje absurde: Kanë qenë alienët kolonizatorët e parë të Tokës dhe kanë qenë ata që kanë krijuar njeriun. Fabul për një film fantashkencor. Por Sitchin betohet se nuk ka sajuar asnjë. Thjesht ka përpunuar gjithçka që ka gjetur të shkruajtur në fushën mes Tigrit dhe Eufratit, djepi i të parit qytetërim të njohur. Në ato tekste antikë sumerët përmendin me qindra herë fjalët "Nibiru" dhe "Anunnaki".

- Si mund të ketë lindur njeriu?

Falë një procesi inxhinierie gjenetike. Alienët, 300 mijë vjet më parë, kanë zbarkuar në Tokë. Me një teknologji që ne e zotërojmë vetëm sot, kanë manipuluar gjenomën e disa ekzemplarëve të Homos Erectus, duke i shtuar ADN-së së tyre afro 200 prej gjeneve të tyre. Homo Erectus është zhvilluar aq shumë, ka mësuar të komunikojë dhe të përdorë veglat e punës. E transformuan në Homo Sapiens. Ne jemi produkt laboratori të krijuar për një qëllim preçiz: Të bëjmë skllevërit për të ardhurit nga hapësira. Aq superiorë, saqë të shfaqen si perëndi.

- Çfarë domethënie kanë emrat Nibiru dhe Anunnaki?

Nibiru do të thotë "planeti i kalimit" dhe shfaqet në të gjithë vëzhgimet e tyre qiellorë. Për vite të tërë, astronomët modernë kanë pyetur veten: Ndokush mendonte se bëhej fjalë për Jupiterin apo Marsin. Por sumerët shkruanin se prej nibirut vinin anunnakët, që do të thotë "ata që erdhën nga qielli në tokë". Si mund të vinin nga Jupiteri, që ka temperatura shumë të larta? RD

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#67 ne: 25-08-2011, 01:46:52

Britania publikon "X-Files" online

Britania hapi për publikun në sajtin e arkivave kombëtare të gjitha dosjet X të mistereve mbi kontaktet me UFO-t. Janë mbi 9 mijë faqe dokumente që lidhen me kontaktet me jetën përtej planetit tonë, të pasqyruara në letra, vizatime dhe seanca pyetjesh në parlament, të gjitha dikur në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes dhe datojnë midis viteve 1985 dhe 2007.

Kjo është pjesa e 8 e dokumenteve që po vihen në dispozicion të publikut, nëpërmjet Arkivave Kombëtare të Britanisë. Ato mund të gjenden online në adresën: www.nationalarchives.gov.uk/ufos. Dosjet do të jenë në dispozicion të publikut pa pagesë përgjatë vetëm një muaji.Në to gjendet dëshmia e një gruaje dhe të bijës së saj, nga periferia e Londrës, që thotë se ka parë në dritë në formë krimbi që përdridhej në qiell, përpara se të vizitohej nga dy burra të veshur me kostume hapësinore dhe syze të errëta në një mëngjes të ftohtë të Janarit 2003.

Të 2 vizitorët e këshilluan gruan të mos shikojë dritat në qiell, për shkak të radiacionit dhe i dhanë një solucion për të larë sytë. Pasi e pyetën për shenjën e zodiakut ata u larguan. Informacioni është argëtues dhe njëkohësisht një goditje për teoritë e konspiracionit që thonë se qeveria mban të fshehtë informacionin për jashtëtokësorët.

Gazetar: Ermal Ngjelina
Scan-tv

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#68 ne: 28-08-2011, 00:56:20
Video e re, alienët shëtisin në Siberi

Dy filmime të reja të paraqitura në internet tregojnë qeniet e vogla jeshile që kanë zgjedhur të aterrojnë UFO-n e tyre në Siberi. Klipi, i filmuar në rajonin e largët siberian, Irkutsk, duket se tregon një objekt të çuditshëm shkëlqyes dhe pesë alienë që ecin në dëborë. Klipi i shkurtër u realizua dy ditë pasi drita të çuditshme kishin shkëlqyer në qiellin e Bayandayit dhe Irkutskut. “Dy videot janë marrë nga dy persona të ndryshëm dhe tregojnë një ngjarje të përmasave të Rosvellit që po ndodh në Rusi”, tha një ekspert UFO-sh, Majk Kohen. Në Bayanday u raportua rrëzimi i një objekti me drita të forta blu dhe rozë. Kohen tha se departamentet e shpëtimit ishin mbushur me telefonata të shumta nga banorët. “Ushtria konfirmoi menjëherë se nuk po bënin stërvitje në zonë. Por më pas ata e deklaruan ngjarjen të klasifikuar”, tha Kohen. /panorama

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#69 ne: 16-11-2011, 15:12:55
Rusi, gruaja ruan UFO-n në frigorifer

Nëse një ditë alienët do të zbarkojnë në planetin tonë me siguri që Rusia do të jetë vendi i përzgjedhur.

Pas lajmeve për UFO të vëzhguar në Siberi, tashmë vjen lajmi i një gruaje që ka ruajtur një kufomë jashtëtokësori në frigoriferin e saj për dy vite me radhë. Marta Yegorovnam nga qyteti Petrozavodsk ka bërë edhe disa foto për të vërtetuar ekzistencën e tij.

Ky trup është marrë nga Maria pasi një disk fluturues u rrëzua në afërsi të shtëpisë së saj në vitin 2009.

Në gusht të këtij viti nga Rusia erdhi edhe një video ku tregohej një alien i vdekur, i gjendur në Irkutsk (rajon i Siberisë), por dy studentët që lajmëruan gjetjen bënë të ditur më vonë se jashtëtokësori ishte vetëm një krijim i tyre. /top channel

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#70 ne: 02-12-2011, 14:46:35
 Astronomi nga Vatikani, At Guy Consolmagno, ka hedhur hipotezën se alienët mund të egistojnë dhe madje shkon edhe më tej, duke deklaruar se njeh ekzistencën e tyre!

Prifti, njëkohësisht Astronom, ka thënë se i uron mirëseardhjen ne tokë formave të cuditshme jashtëtokësore, duke theksuar se nëse ndonjëherë do të takonte ndonjë alien do e pagazonte.

Duke folur në prag të konferencës shkencore British Science Festival, At Consolmagno ka thënë për Daily Telegraph, se ndihet rehat me idenë e ekzistencës së formave të tjera të jetesës në hapësirën ndërplanetore, ndërkohë sa i takon pagëzimit të ufo-ve ka theksuar se do e bënte nëse ia kërkonin.

Astronomi jezuit, 1 nga 12 punonjësit e "l'Osservatorio della Santa Sede", ka arritur në përfundimin që karakteristikat të cilat dallojnë një shpirt (intiligjenca, liria për të dashuruar dhe liria për të vendosur) nuk janë elemente ekskluzive vetëm për njerëzit, por edhe për qëniet e tjera njerëzore.

(el.me/BalkanWeb)

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#71 ne: 27-12-2011, 13:57:55
Planetet e përshtatshme për jashtëtokësorët

Një grup studiuesish nga Universiteti i Washington-it kanë publikuar një listë planetësh, të cilat sipas tyre kanë kushte të mira që favorizojnë jetesën e jashtëtokësorëve.
Për një përfundim të tillë shkencëtarët kanë përgatitur dy sisteme vlerësimi. Njëri është indeksi i ngjashmërisë me Tokën (ESI), ndërkohë i dyti është indeksi i kushteve të jetesës (PHI).
Indeksi ESI radhit planetët sipas madhësisë, dendësisë dhe largësisë nga ylli amë, ndërsa indeksi PHI i përgjigjet pyetjeve, çfarë është sipërfaqja e planetit, a ka atmosferë dhe a ka fushë magnetike? Indeksi PHI merr parasysh edhe nëse në këta planetë ka lidhje organike dhe shkrirje të rrjedhjeve të përshtatshme për reaksionet kimike që kanë rëndësi jetike.
"Me gjeneratën e re të teleskopëve dhe misionet që po planifikohen, mund të presim zbulimin edhe të shumë ekzoplaneteve të tjerë. Atëherë do të kemi nevojë për skemën e klasifikimit që të mund të përcaktojmë nëse botët e tjera kanë kushte të ngjashme me ato të Tokës, pra, nëse atje mund të zhvillohet jeta, ose nëse në to ka forma jashtëtokësore të jetesës", sqaron Dr. Dirk Schulze-Makuch.
Studimi i botuar në revistën "Astrobiology" bën me dije se Hëna dhe Saturni sipas shkencëtarëve amerikanë janë planetët më të përshtatshëm për jashtëtokësorët. /rd

  • Postime: 12738
Mishel...............
#72 ne: 28-12-2011, 10:26:19
Rusi, gruaja ruan UFO-n në frigorifer

Nëse një ditë alienët do të zbarkojnë në planetin tonë me siguri që Rusia do të jetë vendi i përzgjedhur.

Pas lajmeve për UFO të vëzhguar në Siberi, tashmë vjen lajmi i një gruaje që ka ruajtur një kufomë jashtëtokësori në frigoriferin e saj për dy vite me radhë. Marta Yegorovnam nga qyteti Petrozavodsk ka bërë edhe disa foto për të vërtetuar ekzistencën e tij.

Ky trup është marrë nga Maria pasi një disk fluturues u rrëzua në afërsi të shtëpisë së saj në vitin 2009.

Në gusht të këtij viti nga Rusia erdhi edhe një video ku tregohej një alien i vdekur, i gjendur në Irkutsk (rajon i Siberisë), por dy studentët që lajmëruan gjetjen bënë të ditur më vonë se jashtëtokësori ishte vetëm një krijim i tyre. /top channel

sa i shpifur....na hapi barkun

me shume duket si veper e shpifur e bere me shalqi e kungull

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#73 ne: 15-02-2012, 00:50:21
Ish-Presidenti i SHBA-ve, Dwight D.Eisenhower, pati tre takime sekrete me alienët, pretendon një zyrtar që shërbeu si këshilltar i tij përgjatë dy mandateve, në vitet 1953-61.

Presidenti i 34 në historinë amerikane u takua me jashtëtokësorët në një bazë ajrore të largët në Nju Meksiko në vitin 1954, zbulon Timothy Good, në një libër që rrëfen “sekretin e madh”.

Sipas tij, Presidenti dhe zyrtarët e FBI-së organizuan takimin me krijesat e përparuara, nëpërmjet dërgimit të mesazheve telepatike.

Ndonëse dëshmitarët ishin të shumtë, sipas Good ata u betuan të ruanin sekretin shtetëror dhe ndikimi i CIA-s dhe FBI-së ka ndihmuar në mosdaljen e së vërtetë në dritë.

Më pas, kanë ndodhur edhe dy takime të tjera midis Presidentit dhe alienëve, pretendon Good, një ish-këshilltar i Kongresit dhe Pentagonit.

Duke folur në një program të BBC-së, ai pretendoi se “qeveritë e ndryshme nëpër botë dhe njerëz të shumtë kanë vendosur kontakte formale apo informale me jashtëtokësorët”.

Eisenhower, një gjeneral gjatë Luftës së Dytë Botërore, është i njohur për pikëpamjet e tij liberale mbi ekzistencën e formave të tjera të jetës në galaksi.

Megjithatë, Good pranoi se nuk është në dijeni të përmbajtjes së bisedave midis Uashingtonit zyrtar dhe “ambasadorëve” alienë.

Ai përfundoi  intervistën e tij duke shprehur habinë përse e vërteta e ekzistencës së alienëve vazhdon të konsiderohet si një sekret i madh, kur me miliona persona tashmë kanë parë ose kanë patur persona me ta, duke konfirmuar njëkohësisht edhe synimet paqësore të jashtëtokësorëve. /top channel

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#74 ne: 05-09-2019, 23:31:26
Pse mund të mos i shohim kurrë alienët?
Universi është në mënyrë të paimagjinueshme shumë i madh, dhe i pajisur me një numër potencialisht të pafundëm botësh, ku mund të ekzistojë jeta si në Tokë. Po atëherë, ku ndodhen gjithë të tjerët? Ky është në thelb, ai që quhet Paradoksi i Fermit: anomalia shkencore e bezdisshme, që pavarësisht se ka miliarda yje në galaktikën tonë të Rrugës së Qumështit – pa llogaritur shumë të tjerë jashtë saj- nuk kemi hasur asnjë shenjë të një qytetërimi alien të avancuar.

Pse ndodh kështu? Është një pyetje e mirë, dhe me të cilën janë përballur disa breza shkencëtarësh dhe mendimtarësh, që kur paradoksi u formulua disa dekada më parë. Disa sugjerojnë se alienët mund të jenë në gjendje të vegjetojnë, ose se diçka misterioze po parandalon zhvillimin e evolucionit të tyre. Apo mos ndoshta ata thjesht nuk duan që të kenë asnjë kontakt me ne?

Vitin e kaluar, fizikanti teorik Aleksandër Berezin nga Universiteti Kombëtar i Kërkimeve mbi Teknologjinë Elektronike (MIET) në Rusi, prezantroi shpjegimin e tij se përse ne jemi mesa duket të vetëm në Univers, duke propozuar atë që ai e quan zgjidhjen e tij “të parë dhe të fundit” ndaj Paradoksit të Fermit .

Sipas teorisë së Berezinit, që nuk është shqyrtuar ende në detaje nga shkencëtarë të tjerë, paradoksi ka një “zgjidhje, që nuk kërkon asnjë supozim të diskutueshëm”, por që mund të jetë “e vështirë për t’u pranuar, pasi parashikon një të ardhme për qytetërimin tonë, që është edhe më e keqe sesa thjesht zhdukja”.

Sipas Berezin, problemi me disa zgjidhje të propozuara për Paradoksin Fermi, është që ato e përcaktojnë jetën aliene në terma shumë të ngushtë. “Natyra specifike e qytetërimeve që dalin në nivelet ndëryjore, nuk duhet të ketë rëndësi”- shkruan ai .

“Ato mund të jenë organizma biologjikë si ne, qenie të Inteligjencës Artificiale, që u rebeluan kundër krijuesve të tyre, ose u shpërndanë nëpër planete, siç e përshkruar Stanislaë Lem në librin e tij “Solaris”. Natyrisht, edhe me një fushë kaq të gjerë, ne ende nuk po shohim prova të këtyre specieve në kozmos”- shprehet ai.

Por, në funksion të zgjidhjes së paradoksit, Berezin thotë se parametri i vetëm me të cilin duhet të merremi – në kuptimin e përcaktimit të jetës jashtëtokësore – është pragu fizik në të cilin mund të vëzhgojmë ekzistencën e saj. “Variabli i vetëm, që mund ta matim objektivisht, është probabiliteti i jetës që bëhet i dallueshëm nga hapësira e jashtme, brenda një sfere të caktuar nga Toka”- shpjegon Berezin .

“Për thjeshtësi le ta quajmë ‘Parametri A’. Nëse një qytetërim alien, nuk arrin në njëfarë mënyre Parametrin A – qoftë duke zhvilluar udhëtime ndëryjore, duke transmetuar komunikime nëpër hapësirë, apo me mjete të tjera – ai mund të ekzistojë ende, por ai nuk na ndihmon në zgjidhjen e paradoksit.

Zgjidhja “e parë dhe e fundit”, që propozon Berezin është një skenar më i zymtë. “Po sikur jeta e parë që arrin aftësinë e udhëtimit ndëryjor, të shkatërrojë domosdoshmërisht të gjithë konkurrencën, për të nxitur ekspansionin e saj?”- hipotetizon ai.

Siç shpjegon Berezin, kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht një qytetërim jashtëtokësor shumë të zhvilluar, që me vetëdije do të fshijë forma të tjera të jetesë – por ndoshta “thjesht ata nuk do të vërejnë, njësoj si një ekip ndërtuesish, shkatërron një godinë për të ndërtuar aty një pallat, pasi u mungon nxitja për ta mbrojtur atë”.

Pra, Berezin sugjeron që ne jemi ndërtuesit, dhe arsyeja pse nuk kemi hasur alienët, është thjesht sepse qytetërimi ynë nuk është shkatërruar nga forma të tilla të papërfytyrueshme të jetës? Jo. Sepse ndoshta nuk jemi si milingonat që ndërtojnë folenë e tyre, por shkatërruesit e ardhshëm të botëve, të cilat ne i kemi kërkuar gjatë gjithë kësaj kohe.

Duke supozuar se hipoteza e mësipërme është e saktë, çfarë do të thotë ajo për të ardhmen tonë, shkruan Berezin. “I vetmi shpjegim është evokimi i parimit antropik, ne jemi të parët që do të mbërrijmë fazën ndëryjore dhe me shumë gjasa, do të jemi të fundit që do të largohemi”.

Një shkatërrim i tillë i mundshëm, nuk ka nevojë të jetë i projektuar me dashje. Ai thjesht mund të ndodhë në kushtet e një sistemi tërësisht të pakufizuar, dhe më të fortë se sa përpjekjet e çdo individi për ta kontrolluar atë.

Një shembull që jep Berezin, është kapitalizmi i tregut të lire, dhe rreziqet e një inteligjence artificiale (AI), të pakontrolluar nga kufizimet në akumulimin e fuqisë së saj. “Një Inteligjencë Artificiale që rebelohet mund të popullojë potencialisht gjithë planetet me kopjet e veta, duke shndërruar çdo sistem diellor në një super kompjuter, dhe s’ka asnjë arsye për të pyetur se përse do ta bënte këtë”- shkruan Berezin .

Gjithçka që ka rëndësi, është se ai mundet. “Është një mendim sumë i tmerrshëm mbi Paradoksin Fermi, që ne mund të jemi fituesit e një gare vdekjeprurëse, për të cilën as që e dimë se kemi qenë duke konkurruar, ose siç sugjeron Endrju Masterson ‘ne jemi vetë zgjidhja e paradoksit që shfaqemi’.

Edhe Berezini e pranon se shpreson që ta ketë gabim në lidhje me këtë, dhe vlen të përmendet se shumë shkencëtarë të tjerë, kanë pikëpamje shumë më optimiste rreth asaj, se kur mund të presim të dëgjojmë ndonjë të re nga jeta aliene e avancuar.

“Science Alert” – Bota.al
Peter Dockrill