×
Hyrja
Profili

Alarmi, super - shpërthimi diellor, paralizohet Toka në 2013

Alarmi, super - shpërthimi diellor, paralizohet Toka në 2013

· 2 · 925

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 23-09-2010, 14:32:28
Shpërthimi do të shkaktojë në Tokë një stuhi magnetike duke provokuar një  black-out global të sistemeve të telekomunikacionit satelitor. Alarmi i lëshuar nga shkencëtarët e NASA-s i referohet shpërthimit diellor të parashikuar në 2013 që ka shqetësuar qeveritë në mbarë botën.



Raporti i National Academy of Sciences  po studion efektet e “apokalipsit magnetik” në transportin ajror, në GPS, shërbimet financiare dhe komunikimit me radio. NASA është duke përdorur gjeneratën e fundit të satelitëve, duke përfshirë këtu dhe satelitin “The Solar Dynamics Observatory” për të studiuar më mirë fenomenin në fjalë dhe ti paraprijë riparimeve.

Erozioni, përkon me një fazë të intensifikimit të energjisë diellore, fenomen që verifikohet periodikisht çdo 11 vjet, dhe që në 2013, do të arrijë kulmin e tij, me një fuqi të barabartë me 100 bomba hidrogjeni, me dëme më të medha ekonomike se ato të uraganit Katrina.

Ministri i britanik i Mbrojtjes Liam Fox është duke studiuar masat e përshtatshme për të mbrojtur rrjetet e komunikacionit nga sulmet e mundshme terroriste.

a.e./NOA

  • Postime: 43
AltinLezhjani
#1 ne: 26-09-2010, 16:37:22
kjo po qe do te krijonte nje crregullim total ne thuajse te gjithe fushat.do te ishte me keq se kriza qe sapo kaluam.ose eshte nje lajm i vertete dhe pak shqetesues ose mund te jete nje lajm i rreme qe duhet qe te shqetesoje akoma me shume,sepse mund te ndodhin shume gjera te padeshirueshme ne ate periudhe.