Alienët? Ekzistenca e tyre mund të vërtetohet dhe me anë të matematikës - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Alienët? Ekzistenca e tyre mund të vërtetohet dhe me anë të matematikës

Alienët? Ekzistenca e tyre mund të vërtetohet dhe me anë të matematikës

· 2 · 1957

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 07-07-2010, 15:54:58
Shkencëtarët janë në zbulim të mistereve më të padepërtueshëm. Dy studiues amerikanë, Frank Jennings Tipler dhe Frank Drake Donald, besojnë se ekzistenca e jashtëtokësoreve mund të shpjegohet dhe me anë të shkencës.

I pari e mbështetet këtë ide në dy libra me tituj “Fizika e pavdekësisë” dhe “Fizika e Krishterimit”. Për sa i përket studiuesit të dytë ai është shpikësi i ekuacionit që mban emrin e tij dhe nëpërmjet tij ka llogaritur numrin e qytetërimeve aliene në univers.

Kështu që të dy si Drake dhe Tipler janë kontaktuar për të shpjeguar teoritë e tyre.

Ekuacioni për alienët

“Jam i sigurt se jetë të jashtëtokësorëve në univers” – ka theksuar Frank Drake.

“Deri më tani, është e vërtetë, se ne ende nuk kemi identifikuar ndonjë shenjë të jetës së tyre në univers, por ka prova të mjaftueshme që të ketë një shans të madh në gjetjen e tyre. Megjithatë nuk kemi kërkuar mjaftueshëm për identifikimin e tyre”, - tha ai.

Për sa i përket karakterit dhe sjelljes së alienëve Drake thekson: “Nuk mund të themi me siguri nëse alienët janë qenie të mira apo të këqija. Megjithatë idetë e tyre rreth moralit mund të jenë shumë të ndryshme nga tonat dhe për këtë arsye mund të jetë moral në lidhje me besimet e tyre, por të pamoralshëm sipas parimeve tona.”

Fakti është se Drake qysh në vitin 1961, ka llogaritur numrin e qytetërimeve aliene në galaktikën tonë, në një mënyrë mjaft të afërt për të marrë mesazhet e tyre.

Fizika eksperimentale e mrekullive

Ndër faktorët e inkorporuar nga Drake në ekuacion e tij janë: numri i yjeve në galaktikë tonë ku mjedisi është në përputhje me zhvillimin e jetës inteligjente; pjesë e yjeve në të cilat sistemet janë të përbërë nga planetë; numri i planetëve në çdo sistem të përshtatshëm për jetesë; pjesë e planetëve ku jeta ekziston, pjesë e planetëve ku janë identifikuar prania e qytetërimeve inteligjente; qytetërime që kanë dërguar sinjale në hapësirë; jeta mesatare e këtyre qytetërimeve.

Sipas bioastronomit italian Kristian Cosmovici, i cili është duke shqyrtuar praninë e ujit në galaktikën tonë, planetët e banuara nga qytetërime jashtëtokësore janë rreth 5 mijë. Akoma më e thellë është zona e studiuar nga Tipler.

“Mrekullitë nuk shkelin ligjet themelore të fizikës, por të kuptuarit nga ana e njeriut nga të cilat përbëhen këto ligje dhe implikimet e tyre,”- këto ishin fjalët e Tipler për ilSussidiario.net.

SHBA, 7 Korrik NOA/ Rid Bulku

#1 ne: 15-05-2011, 15:19:45
Kewl you should come up with that. Exlcelent!
« Editimi i fundit: 17-05-2011, 00:32:15 nga M A X »

Temat e fundit