×
Hyrja
Profili

Alternativa 3, një plan i fshehtë mbijetese

Alternativa 3, një plan i fshehtë mbijetese

· 1 · 652

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 12-10-2009, 13:40:09
  Alternativa 3 është nga më të përfolurat midis teoricienëve konspirativistë dhe shkaktoi një rrëmujë të vërtetë kur u ekspozua për publikun në fund të viteve '70. Çfarë përfaqëson dhe çfarë ka kaq të frikshme?

Alternativa 3, një plan i fshehtë mbijetese

Alternativa 3 është nga më të përfolurat midis teoricienëve konspirativistë dhe shkaktoi një rrëmujë të vërtetë kur u ekspozua për publikun në fund të viteve '70. Çfarë përfaqëson dhe çfarë ka kaq të frikshme në përbërjen e tij ky term?

Kur flasim për teorinë konspirative ajo që të bie në sy është jo vetëm gama e gjerë e problemeve dhe fakteve që trajton, por edhe një lidhje disi e padukshme e tyre me njëra-tjetrën. Duket sikur të gjithë këta faktorë janë bashkuar nga një dorë misterioze ose janë pjesë e pandashme e njëra-tjetrës dhe shkaku që nuk i shohim apo arrijmë të bëjmë lidhjen e duhur ka të bëjë me spektrin tonë të të kuptuarit të realitetit dhe sidomos të perceptimit të tij. Nuk është vështirë të mohosh një realitet kur je papushim i kontrolluar ose nën pushtetin e mediave të kontrolluara. Secili përtyp dhe informohet për realitetin nga një numër i madh mediash elektronike, vizuale dhe të shkruara, por që po t'i hetosh me kujdes janë si ato fijet e merimangës që shthuren pashtershmërisht dhe kanë të gjitha një burim. Pra, një grusht njerëzish kontrollon këto media, kontrollon informacionin që jepet prej tyre dhe llogjikisht kontrollon masat që janë konsumuesit e këtij informacioni. Çdo gjë tjetër që është jo zyrtare apo jo e zakonshme që nuk paraqitet nga "mjetet publike të informacionit" përbën ose herezi ose subjekt injorimi apo vënieje në lojë. Në një situatë të tillë, manipulimi mendor i masave është diçka e provuar historikisht, siç është e provuar po ashtu që të shkulësh rrënjët e një besimi tradicional mbi diçka është shumë shumë e vështirë dhe mund të fitohet mbi të vetëm në rastet kur e vërteta paraqitet lakuriqe.

Në këtë kontekst, teoricienët konspirativë trajtojnë çdo gjë në përpjekje për të hapur sytë e njerëzve dhe për t'i bërë atyre të kuptojnë se nuk ka vetëm të bardhë dhe të zezë në kuptimin emfatik, por ka edhe "ngjyra të tjera".

Në mes të vitit 1957 u mbajt një simpozium ku morën pjesë shkencëtarët më mendjendritur të botës. Mbas krahasimeve të studimeve të tyre dhe të dhënave aktuale, si dhe të përllogaritjeve kohore ata njëzëri rezultuan në një konkluzion të përbashkët që disa vite mbas vitit 2000, planeti Tokë do kalojë momente shumë të vështira si pasojë e rritjes së vrullshme të popullsisë dhe shkatërrimit të ambientit nga dora e njeriut si dhe faktorë natyralë që kanë karakter ciklik.

Më pas, në të njëjtin vit, me një urdhër special ekzekutiv të Presidentit Eisenhower, shkencëtarët e Jasonit u urdhëruan të studionin me hollësi këto konkluzione dhe të jepnin rekomandimet e tyre në përfundim.

Shoqëria Jason ose e ashtuquajtura Jason Society konfirmoi zbulimet e shkencëtarëve dhe ofroi tre rekomandime, të cilat u quajtën ALTERNATIVA 1, 2 dhe 3.

Por, çfarë është Jason Society dhe pse i jepet kaq shumë kredit apo atribute që lidhen direkt edhe me të ardhmen e të gjithë njërëzimit dhe vetë planetit tonë?

Jason Society ose shkencëtarët e Jasonit e kanë marrë emrin e tyre nga personazhi i mitologjisë greke, shumë i njohuri Jasoni i Argonautëve dhe është një krah i shoqërisë sekrete "Order of the Quest", njëra nga shkallët më të larta të Illuminatit. Sidoqoftë, Jason Society përfaqëson një grup njerëzish që janë të angazhuar në kërkimin e të vërtetës. Vetëm anëtarët e lartë të urdhërit kanë të drejtë të bëhen pjesëtarë të Jason Society, të cilët përbëjnë bërthamën e Komisionit Trilateral dhe atij të Marrëdhënieve me Jashtë. Kjo shoqëri përfshiu shkencëtarët dhe dijetarët më mendjendritur sot për sot në botë duke krijuar grupin e famshëm të shkencëtarëve të Jasonit. Ky grup shkencëtarësh pra u formua nga vetë Jason Society dhe iu ngarkuan detyra nga kjo shoqëri si dhe nga ata që kontrollojnë fondin qeveritar, i cili bashkoi shkencëtarët dhe fizikantët më në zë gjatë projektit Manhatan ku u shpik bomba atomike.

Deri në vitin 1987, ky grup kishte në gjirin e tij 4 shkencëtarë, mbajtës të çmimit Nobel. Ky grup mbase është i vetmi sot për sot që njeh shkallën e vërtetë të zhvillimit teknologjik në SHBA. Vetë fakti që Jason Society përbën elitën e Illuminatit është treguesi që s'pranon më asnjë koment apo detaj të mëtejshëm. Alternativa 1 paraqiste këtë zgjidhje: Shpërthimin e disa bombave atomike për të krijuar vrima në stratosferë nga ku do të dilte në hapësirë i ngrohti dhe ajri i ndotur. Dhe pas kësaj do të bëhej e mundur që të ndryshohej kultura njërëzore nga ajo e një shoqërie me karakter shkatërrues për ambientin, në një shoqëri me kulturë për mbrojtjen e ambientit. Nga të treja mundësitë kjo u gjykua si më pak e qëndrueshmja, duke patur parasysh natyrën njerëzore si dhe vetë dëmin që do të shkaktonin shpërthimet nukleare. Prania e një vrime në shtresën e Ozonit mund të jetë rezultat i asaj që është tentuar të vihet në jetë Alternativa 1, por ky është vetëm një supozim.

Alternativa 2 paraqiste këtë zgjidhje: Ndërtimin e një rrjeti të gjerë qytetesh të nëndheshëm dhe tunelesh ku do mund të strehoheshin një numër selektiv i të gjitha kulturave dhe profesioneve në tokë për të mbijetuar dhe përcuar më tej racën njerëzore. Pjesa tjetër e njerëzimit do të lihej në sipërfaqe për të përballuar fatin e tyre. Dihet me saktësi që këto sisteme të nëndheshme janë ndërtuar, janë gati dhe presin për të zgjedhurit dhe fatlumet që do t'i popullojnë edhe pse asnjë nuk pranon hapur këto supozime dhe shpeshherë e maskojnë ndërtimin e tyre duke i paraqitur si baza të fshehta ushtarake apo shkencore dhe jo si botë sekrete nëntokësore.

ALTERNATIVA 3

Kjo është alternativa e fundit (megjithëse supozohet që ka dhe një katërt) dhe që jep një zgjidhje akoma dhe më ekstreme. Shqyrtimi dhe vënia në përdorim e teknologjisë konvencionale dhe asaj aliene të përftuar nga disqet e rëna në mënyrë që një grup i caktuar të arrinte të largohej nga Toka dhe të stabilizonin koloni në hapësirë. Në asnjë moment nuk është konfirmuar apo mohuar fakti i ekzistencës së "ngarkesave" me skllevër njerëzorë, të cilët do të përdoren si punëtorë krahu si pjesë e planit. Projekti i koduar për Hënën i quajtur ADAM ishte i pari që paraqiste interes i pasuar nga ai në planetin Mars i koduar me emrin EVA. Fotot zyrtare të NASA-s të njërës prej bazave të hënës konfirmojnë këtë teori si dhe faktin që kolonia në Mars mund të jetë gjithashtu një realitet. Ka disa që sugjerojnë se "ngrohja globale" mund të mos jetë ashtu siç pretendohet dhe e gjithë paraqitja që i bëhet mund të jetë thjesht një stimulim kompjuterik, sepse shpesh deklaratat e bëra nuk përputhen me variacionet aktuale të temperaturës. Është e mundur që toka po përpiqet të "shërojë" veten e saj? "Ngrohja Globale" mund të jetë thjesht një justifikim për të ligjëruar shumat astronomike që po shpenzohen në ndërtimin e bazave të nëndheshme për qeverinë sekrete, të njëjta siç janë parashtruar në Projektet e Alternativës? Nëse kjo është e vërtetë, atëherë nuk ka arsye për të shkatërruar këtë planet, pasi ndotja e ajrit dhe e ujit është diçka që s'të çon në rrugë tjetër veç asaj të shkatërrimit të plotë të Tokës.

Si bazë në veprimet e tyre, të treja alternativat përfshinin Kontrollin e Lindjeve, sterilizimin dhe shpikjen e mikrobeve vdekjeprurëse për të kontrolluar apo ngadalësuar rritjen e popullsisë në Tokë. Aids është vetëm njëri prej tyre. U vendos nga elita që meqenëse popullata duhet të reduktohet dhe kontrollohet, do të ishte në të mirën e njerëzimit që të përpiqej të çlirohej nga racat e "padëshirueshme". Në mënyrë specifike u vunë në shënjestër zezakët, espanikët dhe homoseksualët. Mesa duket kur ata morën këtë vendim, elita ishte në prag të poseidimit të teknologjisë së duhur për të zgjidhur mbipopullimin, ushqimin dhe problemet me energjinë, madje edhe të vetë mundësisë për të transportuar një numër të madh të popullatës në trupa të tjerë planetarë nëse do të jetë e nevojshme. Por po ndodh e kundërta, ata po insistojnë në variantin e depopullimit, sepse vetëm në këtë mënyrë s'do humbasin avantazhet ekonomike dhe pushtetin e tyre të cilin nuk do ta gëzonin dot më nëse hapin dyert e teknologjisë sekrete, të cilën e kanë nën zotërim prej kohësh.

Themeluesja e aktivistëve pro abortit dhe e programit "Planned Parenthood", Margaret Sanger, tradhëton veten dhe qëllimet e saj të vërteta kur tregon devotshmërinë ndaj politikës globaliste gjenocidiale dhe intensitetit të të drejtave të gruas, sidomos të atyre jo ariane pa përmendur të drejtat kushtetuese për të qenë i lirë. Në referim të programeve që ndihmojnë kujdesin për maternitetin e lirë ajo thotë: "Në vend që të ulim apo vëmë nën shënjestër eliminimin e stokeve të cilët janë të dëmshëm për të ardhmen e racave dhe vetë botës, duhet t'i edukojmë të ulin ata vetë kërcënimin dominues. Duke iu referuar të famshmit projekt të sajin të quajtur Negro Project me të cilin, në vitet 1930 ajo synon të rekrutojë fetarët zezakë, mjekët dhe liderët politikë të komunitetit të zezakeve për të imponuar kontrollin e lindjeve duke u shprehur: Ne nuk duam që të dalë fjala se po përpiqemi të zhdukim komunitetin e zezakëve. Njeriu i fesë është më adapti për të përçuar idenë tonë për një kontroll të mirëfilltë të popullatës me ngjyrë".

Por le të kthehemi më konkretisht tek alternativat.

Lidershipët i përbashkët amerikano-sovjetik, eliminuan Alternativën 1, por urdhëruan të fillonte puna me Alternativën 2 dhe 3 virtualisht në të njëjtën kohë. Këto janë përfolur shumë si zgjidhje interaktive të situatës në të cilën ndodhet njerëzimi dhe mënyra si të përballohen ndryshimet e ardhshme. Disa nga faktet konfirmojnë që kjo ide erdhi si rezultat i mendimit njërëzor, siç ka dhe fakte të forta që në të janë përfshirë dhe sugjerime aliene. Nëse kjo është thjesht një veprim për interesa te caktuara dhe paraqitet thjesht si një zgjidhje efikase për njerëzimin, ky fakt do shikohet në të ardhmen.

Dyshohet që alternativa e parë të jetë tentuar dhe po kështu e dyta dhe e treta. Qeveria e Shteteve të Bashkuara krijoi strehime të nëndheshme siç është ai në Malin Weather, gjë që është e dokumentuar edhe për vetë kënaqësinë e skeptikëve dhe ky fakt nuk po kundërshtohet më nga qeveria. Pjesë të qeverisë, flitet këtu edhe për oficerë të CIA-s, janë ato që po i nxjerrin vetë këto të dhëna dhe i "kullojnë" për publikun. Për më shumë, kemi virusin e AIDS dhe EBOLA si dhe shumë luftëra që po zhvillohen nëpër botë ku duket qartë putra e CIA-s. Ndonëse Alternativa 3 është ndërrmarë, duke qenë se popullata nuk mund të ngrihet mbi sipërfaqen e planetit, kjo gjë s'mund të provohet për kënaqësinë e skeptikëve. Ka plot të dhëna që e konfirmojnë, por tentativa për ta bërë sa më të besueshme dhe të provueshme për sytë e të gjithëve është vetëm një përpjekje.

Ka dokumente që provojnë për fluturimin e përbashkët të një grupi astronautësh rusë dhe amerikanë që kryen fluturimin në Mars në vitin 1954, shumë kohë më parë se publiku i gjerë të shikonte përpjekjen e amerikanëve për të vajtur në Hënë. Teknologjia aliene ekziston, siç ekzistojnë dhe ata vetë. Antigraviteti, sistemi i shtyrjes shumë konvencional, energjia e përdorur nuk përbëjnë më problem për shkencën ilegale dhe teknologjinë e qeverisë sekrete.

Hëna ka qenë e para që është okupuar nga humanët si rezultat i implementimit të Alternativës së 3-të. Ndoshta jo tamam e okupuar, pasi në fakt duhet të jetë ndarë midis nesh dhe alienëve, të cilët kanë patur qendrat e tyre aty prej kohësh. Duke qenë se Hëna është kaq afër me Tokën, vëzhgimi i saj është kthyer në një argëtim të vërtetë për astronomët amatorë, të cilët e kontrollojnë pareshtur me teleskopët e tyre. Po a mund t'i shikojnë humanët këto instalime? JO, ata s'mund t'i shikojnë sepse ato ndodhen në atë që quhet Faqja e Errët e Hënës, e cila asnjëherë nuk i shfaqet Tokës. Sidoqoftë, astronautët që zbritën në Hënë, dalluan me saktësi gjurmë aktiviteti dhe ndërtimesh për habinë e tyre më të madhe. Impresionet e tyre u transmetuan në Tokë dhe u censuruan menjëherë nga NASA duke ndërruar valën e transmetimit. Kur ata u kthyen në Tokë, iu mbyll goja me mënyrat e njohura të kërcënimeve dhe që nga ajo kohë, asnjë nga transmetimet e fluturimeve nuk është bërë më drejtpërdrejt.

Ka të dhëna që edhe kjo alternativë është pezulluar mbas marrjes së supozuar të bazave në Mars dhe Hënë nga Retikulianët, gjë që ka çuar në hartimin e një Alternative të 4.

Në një kohë që ndërgjegjja e popullatës së tokës është rritur dhe ka filluar të kuptojë gjërat që e rrethojnë si dhe të pranojë ekzistencën e një force jo tokësore, aspak paqësore apo dashamirëse, detyra e dijetarëve dhe shkencëtarëve që marrin përsipër të hartojnë alternativë të mbijetesës së racës njerëzore, të paraqesin çdo skenar apo mbrapaskenë që luhet në kurriz të njerëzve të këtij planeti.

Një grusht njerëzish shumë të pasur dhe të fuqishëm kontrollojnë miliardat e popullsisë që është sot në Tokë. Ata kanë marrë mbi vete rolin e bariut dhe na trajtojnë ne si bagëti që e kemi vendin vetëm në thertore. Janë këta njerëz që në kurrizin tonë hartojnë plane për të konsoliduar mbijetesën e tyre dhe pushtetin e mëtejshëm. Megjithatë, edhe pse konspirativë, këto janë dhe mbeten teori pasi faktet mbahen si gjithmonë të fshehta dhe ruhen me fanatizmin më të madh. Shkencëtarët dhe e ashtuquajtura elitë, justifikohen me faktin se po të bëheshin publike fakte kaq të tmerrshme, toka do të shkatërrohej para kohe dhe jo nga ngrohja globale, por nga paniku i njerëzve që nuk do të kishin më mëshirë për njëri-tjetrin dhe do të gjenin mënyra të shpejta për të mbijetuar. Edhe pse fundi i Tokës nuk është aq i afërt, dihet se institucionet e caktuara i kanë hartuar planet e tyre paraprakisht, ndoshta shekuj më parë, për të mos lejuar zhdukjen e racës njerëzore. Është pak e vështirë të besosh mundësinë e bashkëpunimit me forca aliene për mbijetesën e racës njerëzore në një planet paralel me tonin në një kohë kur njerëzit ende janë skeptikë për ekzistencën e tyre. Të vetmit persona që dinë të gjithë të vërtetën dhe që mund të japin një shpjegim racional, sigurisht që nuk e hapin gojën. Dosjet X që klasifikohen si "Top Sekrete" ndoshta nuk do të hapen kurrë dhe nuk do t'i parashtrohen opinionit publik. Nëse është e vërtetë se Toka jonë është e destinuar të shkatërrohet, mbetet vetëm të shpresojmë se planet dhe alternativat e famshme për mbijetesën tonë të funksionojnë dhe në mos të gjithë, të paktën të përfshijnë mbijetesën e shumicës së njerëzimit.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

RD