Analiza e frymës për diagnostikimin e kancerit në mushkëri - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Analiza e frymës për diagnostikimin e kancerit në mushkëri

Analiza e frymës për diagnostikimin e kancerit në mushkëri

· 1 · 902

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 12-01-2012, 21:22:55
Një grup shkencëtarësh në Klinikën Cleveland dhe Universitetin e Illinoit është duke punuar për të zhvilluar një analizë të re për diagnostikim dhe trajtim më të shpejtë dhe të lehtë të kancerit në mushkëri.

Diagnostikimi i kancerit të mushkërive do të bëhet shumë shpejt vetëm përmes një anakize të frymës. Aparati analizon frymën e një personi dhe identifikon përbërjen e saktë të substancave organike në të.

Peter Mazzone i Kinikës së Klevelandit thotë: "Ne të gjithë kemi kimikate në frymën tonë dhe kimikatet në frymën e njerëzve me kancer janë pak më të ndryshme se ato pa kancer."

Por nevojiten prova të tjera para se analiza e frymës të kryet gjerësisht. "Pajisja duhet përmirësuar në mënyrë që analiza të jetë më e sakte sesa 85 përqind dhe të jetë klinikisht më e dobishme"- thonë ekspertët.

Në këtë pikë zhvillimi, analiza mund të përdoret gjatë kontrollit të rregullt shëndetësor për zbulimin e hershëm të sëmundjes. Analiza e frymës është e thjeshtë dhe më pak e kushtueshme sesa analizat e tjera si biopsia dhe skanimi që kryehen në raste të tilla.

Ekspertët po ashtu shpresojnë se analiza e frymës, kur plotësohet nga një skanim CAT, mund të ndihmojë mjekët të bëjnë dallimin mes tumoreve beninje dhe malinje, në mënyrë që trajtimi të fillojë sa më herët.

(er.nu/voa/BalkanWeb)

Temat e fundit