×
Hyrja
Profili

Anijet kozmike dhe kometat… takim në fluturim

Anijet kozmike dhe kometat… takim në fluturim

· 1 · 1564

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 06-11-2010, 16:26:43
A do të udhëtonit 23 milionë milje për të vizituar një shkëmb të thjeshtë? Sigurisht që jo, por pikërisht për këtë ju nuk e keni emrin NASA. Shkëmbinjtë janë ato që e vënë agjencinë në lëvizje edhe sot, pasi vizituan një shkëmb që quhet kometa Hartley 2, i cili sipas tyre është shumë i veçantë, ata janë më krenarë se kurrë për udhëtimin e bërë. Për sa i përket pamjes së tyre, kometat janë gjërat më të zakonshme në botë, thjesht copa shkëmbi dhe akulli të mbetura jetime që në ditët e para të krijimit të sistemit diellor, dhe si jetime ato enden lart e poshtë nëpër hapësirë, përplasen me trupat qiellorë, ndërrojnë trajektoren, hyjnë nëpër orbita të planetëve të ndryshëm etj.



Por e veçanta e tyre është që janë shumë të lashta, pothuaj miliardavjeçare. Është një brez i tërë që sillet rrotull Neptunit e Plutonit. Kur viziton këta trupa nuk ndodhesh thjesht pranë një trupi që vjen nga cepi më i largët i sistemit diellor, por pranë një trupi që vjen nga skaji më i largët i historisë universale, sepse ai shkëmb është një copë nga materiali origjinal i themelimit të sistemit diellor dhe ka një moshë 4.5-miliardëvjeçare… më plak nuk bëhet. I tillë është edhe Hartley 2. Për këtë arsye NASA përpiqet të afrohet sa më shumë që mundet me ta. Fluturimi i të enjtes, i cili u realizua nga NASA me anë të anijes Deep Impact, e cila ka madhësinë e një fuoristrade të thjeshtë dhe është shkëputur nga toka në vitin 2005, nuk është i pari që bëhet pranë një komete. Të tjera kometa, p.sh. Borrelly, Tempel 1, Wild 2, madje edhe e famshmja Halley, kanë pasur vizita nga anije kozmike. Por Deep Impact është superspecial dhe jo vetëm për shkak të fotove magjike që ka bërë. Anija nuk është krijuar aspak për të fotografuar kometën Hartley 2. Në fakt, objektivi i saj primar ka qenë kometa Tempel 1, të cilën e arriti dhe e fotografoi në qershor të 2005-s, menjëherë pas lëshimit fillestar nga toka. Anija përveç Tempel 1, analizoi dhe fotografoi me qindra trupa të vegjël të tjerë, copa akulli, topa zjarri etj. Misioni i saj ishte më se i përmbushur, por ajo ishte akoma në gjendje perfekte, kështu që shkencëtarët vendosën ta dërgonin të vizitonte kometën Boethin në vitin 2008, mirëpo Boethin në vitin 2007 u zhduk pa lënë gjurmë, kështu që misioni primar për Deep Impact u bë Hartley 2. Dhe pritja në fluturim ia vlejti që ç’ke me të, edhe pse u desh një pilotim manual i kryer nga toka për ta arritur kometën Hartley 2, e cila është një kometë tekanjoze që ndërron drejtim sa herë ka qejf. Hartley 2 është vetëm 2.2 km e madhe, por nuk është pak. Tempel 1 është shtatë herë më e vogël se kaq. Ç’është më e keqja, Hartley, ndryshe nga shumë kometa normale, nuk qëndron pothuaj kurrë në një vend. Lëvizja e kometave shkaktohet për shkak të akullit ose gazrave të tjera që kanë në brendësi. Kur kometa i afrohet diellit, materialet që ka brenda, p.sh. akulli, kthehen në avull, dhe ka një presion aq të madh kur del nga ndonjë e çarë saqë vë gjithë kometën në një lëvizje me shpejtësi marramendëse. “Këto anije kozmike janë shumë speciale, - thotë Shyam Bhaskaran, një prej drejtorëve të projektit, - ato janë shumë të afta të ndërrojnë trajektoren menjëherë kur e ndërron kometa. Por kometë si Harley 2, e cila duket si një kalë i tërbuar i rodeove, nuk më kanë zënë sytë kurrë”, - thotë shkencëtari. Megjithatë, edhe pse shumë speciale, Deep Impact nuk arriti t’i afrohej kometës vicioze më shumë se 700 km. Sigurisht që në nivel hapësire kjo distancë është mikroskopike, kështu që kamerat e vendosura në anijen kozmike, të cilat në momentin që anija është lëshuar nga toka ishin më të sofistikuarat në planet, bënë plot 118000 fotografi. E habitshme se si imazhi është aq i pastër, pasi të dyja, si kometa, si anija, po udhëtonin me 43000 kilometra në orë.

Albano Bogdo Standard
 

Ushtria izraelite ka sulmuar anijet me ndihma humanitare

Nisur nga AidaRubrika Bota

Postimi i fundit 04-06-2010, 23:16:10
nga Aida
Nga anijet hapësinore te Da Vinçi

Nisur nga BerniRubrika Shkenca

Postimi i fundit 29-02-2008, 11:07:37
nga Berni
Anijet ilire, histori 2200-vjeçare në Bosnje

Nisur nga arbiasRubrika Historia Shqiptare

Postimi i fundit 28-03-2007, 06:06:47
nga arbias