×
Hyrja
Profili

Antimateria dhe kurioziteti shkencor i njeriut

Antimateria dhe kurioziteti shkencor i njeriut

· 3 · 828

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 01-12-2010, 09:41:01
Do të mjaftonte vetëm një antigrimcë me rezistencë të gjatë jete laboratorike për të vërtetuar që pikënisja e gjithë universit është nga asgjëja.

Por, a është e mundur që antimateria, ajo që mendohet se është paralelja e kundërt e universit, të ketë pasur një ndikim kaq vendimtar mbi ekzistencën e gjithçkaje, që sot konkretizohet me materien?


Mimoza Hafizi, një prej të paktëve astrofizikantë në Shqipëri shpjegon ekzistencën e antigrimcës, elementit bazë që mendohet se ka formuar në hapësirë të ashtuquajturën antilëndë.


“Antilënda është një strukturë e ngjashme me lëndën, vetëm se e përbërë nga antigrimca. Këto janë grimca me të njëjtat veti si grimcat, por me ngarkesë të kundërt”, shpjegon Hafizi.


Nëse do të ndodhte që antimateria të takohej me lëndën e zakonshme me të cilën përbëhet toka, ajo do të asgjësohej, sikurse ka ndodhur me asgjesimin e lëndës masive që është përplasur në kohën e krijimit të madh të gjithësisë. Fatmirësisht, shkencërisht pranohet se antilënda është zhdukur që para fillimit të lindjes së Universit.


Megithatë, nëse fillimi i gjithësisë ishte përplasja e materies me të kundërtën e saj, pas asgjesimit të njëra-tjetrës, çfarë mbeti?


“Në epokat e para duhet të ketë pasur një asimetrie në numër midis grimcave dhe antigrimcave, ku grimcat kanë qenë më të shumta në numër dhe janë këto grimca që kanë krijuar strukturat e Universit”, sqaron Hafizi.


Pikënisja e studimeve për antimaterien zë fill rreth 80 vjet më parë. Ideja e zbulimit për teorinë e kundërt të ekzistencës do të shihej me sy shumë kritikues për kohën.


A mundet që asgjëja, apo ndryshe fizikisht e provuar grimcat me veti të kundërt nga materia, të jetë procesi i krijimit të “Big Beng”-ut të madh? Në fakt, ky është një prej mistereve dhe dilemave më të mëdha të shkencës kuantike sot, që gjithsesi nuk i kanë prerë udhën eksprimenteve shumë të guximshme dhe kolosale në shifra investimi.


Ekpserimnti i Cernit në Zvicër, rezultatet e para të krijimit të antiprotonit dhe antielektronit i ka dhënë që në vitit 95. Energjia e madhe që lëshohet në çdo test përmes tubave kilometrikë, synon zgjatjen sa më shumë të jetëgjatësisë së grimcës- antilëndë, apo ndryshe antihidrogjenit.


“Nëse vërtetohet që antihidrogjeti me veti të kundërta nga hidrogjeni ka veti josimetrike, atëherë kjo vërteton se nga përplasja mes tyre diçka mbijeton dhe ky është hapi njohës për fillimin e universit”, shprehet Hafizi.


E nëse ekperimenti i shekullit për zbulimin e antigrimcës konkludon me zbulimin e një grimce me veti tërësisht të kundërta me grimcën, e që nuk krijon asnjë asimetri, kjo do të nënkuptonte shumëzimin zero me tentativën për të njohur pikënisjen e krijimit të gjithësisë.

Nëse një grimcë dhe kundërgrimca e saj bien në kontakt me njëra tjetrën, ato shëndrrohen në grimca të kundërta me energji të njëjtë dhe asgjësohen.

Eksperimentet provojnë se anti-grimca e Cernit nuk është e aftë të asgjesojë e vetme një planet, e për më tepër gjithësinë. E nga ana tjetër shkencëtarët thonë se antilënda është asgjesuar prej hapësirës që në kohën e gjenezës së saj.

Edhe nëse antimateria mund të gjendet në sasi të papërfillshme sot në univers, do të duheshin energji të jshtëzakonshme për të ngacmuar veprmin e saj, pikënisjen e një procesi që krijon planete dhe galaktika të panumërta. /top channel

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 08-08-2011, 12:10:31
Zbulohet anti-materia

Shkencëtarët bënë të ditur se kanë zbuluar ekzistencën e një fashe të hollë grimcash të anti-materies që mbështjell krejt planetin tonë.
Ata mendojnë se ky është një zbulim i rëndësishëm, pasi këto anti-protone mund të përdoren si lëndë djegëse për anijet kozmike të së ardhmes.
   
Zbulimi përshkruhet hollësisht në buletinin e “Astrofizikës”, revistë shkencore që ka nisur të botohet që prej vitit 1895 dhe që mbulon astronominë dhe astrofizikën.

Në këndvështrimin e ekspertëve një gjetje si kjo konfirmon punimet teorike se fusha magnetike e Tokës mund të zinte anti-materien në kurth.

Shkencëtarët kanë vërejtur se një numër i vogël anti-protonesh qendron ndërmjet brezave Van Allen, i ngecur, sic thonë ata, mes materies normale.

Për kërkuesit më optimistë, një sasi e tillë anti-protonesh është ndoshta e mjaftueshme për hartimin e skemave që e përdorin anti-materien si lëndë djegëse për anijet hapësinore të së ardhmes.

Fasha e anti-protoneve u diktua nga sateliti “Pamela” i lëshuar në vitin 2006 për të studiuar natyrën e grimcave të ngarkuara me energji nga dielli dhe nga përtej sistemit tonë diellor që njihen ndryshe edhe si rreze kozmike. /top channel

Zbulohet anti-materia - Top Channel Albania - News - Lajme