×
Hyrja
Profili

Arkivi i Vatikanit

Arkivi i Vatikanit

· 2 · 2002

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 29-06-2010, 00:58:43
Arkivi i Vatikanit/Libraria private e Papës

Nga Hitleri tek Henri VIII - arkivat sekrete të Vatikanit nuk janë më të fshehtë

John Preston

Burrin që qëndronte jashtë Porta Santa Anna e Vatikanit, me një bluzë ngjyrë blu si dhe pantallona, Muji mund ta merrje kollaj për akademik, apo për korrespondent televiziv të një kanali televiziv të panjohur. Në fakt, ai nuk është asnjëra nga këto gjëra. Ai është një njeri me mision, një mision shumë delikat. Shumë shpejt, ai do të kapërcejë portën dhe rojet zvicerane me uniformat e tyre ngjyrë blu marinë, e me rripa ngjyrë kafe, kollare të bardha dhe bereta të zeza, të dizenjuara nga Komandanti Jules Repond në 1914.

Mbi krye, një turmë gargujsh, simbole të lashtë të dashurisë që s'vdes, përshkojnë ajrin e mëngjesit. I shoqëruar, ai do të shkojë në studion e fshehtë të Vatikanit, përmes dyerve të tunxhit, mbi të cilat disa prej skenave më të përgjakura të testamentit të Vjetër janë ndërtuar në basoreliev. Duke kaluar nëpër kordonë të ndryshëm sigurie, secili i mbushur me roje që janë njëri më dyshues se tjetri, ai do të ngjitet nëpër një shkallare të ngushtë. Eshtë Kulla e Erërave, ndërtuar nga Oktaviano Maskerino mes viteve 1578 dhe 1580, një vend ku pjesëtarë të zakonshëm të publikut nuk lejohen asnjëherë. Këtu, në Hollin e Meridianit, një dhomë e mbushur me afreske që tregojnë katër erërat, është një vrimë e vogël lart në njërin prej mureve.

Në mesditë, dielli që përshkon gropën, bie mbi një vijë të bardhë mermeri në dysheme. Në secilën anë të kësaj vije meridiani ka simbole të ndryshëm astrologjikë dhe astronomikë, që dikur përdoreshin në përpjekjet për të përllogaritur efektin e erës mbi yjet.

Por kjo nuk është arsyeja e vërtetë përse burri me pantallona të rreckosura, flokët e thinjur dhe bollëkun e detajeve të parëndësishëm ka ardhur në Vatikan. Jo, arsyeja e vërtetë për këtë qëndron diku tjetër në Kullën e Erërave, në salla të mbushura me milje të tërë raftesh druri të errët - në fakt, më shumë se 50 milje. Këtu ndodhen mijëra e mijëra vëllime, disa më të trashë se 40 centimetër. Ky është arkivi i fshehtë i Vatikanit, ndoshta koleksioni më misterioz i dokumentave në botë.

Këtu mund të gjesh rrëfime për gjyqet e kalorësve templarë zhvilluar në Chinon në gusht 1308; një letër kanosëse, me të cilën nipi i Genghis Khan kërkon që papa Inoçenti IV të udhëtojë në Azi për të bërë homazh; një letër nga Lukrecia Borgia për Papën Aleksandri VI; dokumenta papnorë që shkishërojnë Martin Luterin; korrespondencë mes oborrit të Henrit VIII dhe Klementit VII; si dhe një shkëmbim letrash mes Mikelanxhelos dhe Palit III.

Ka edhe letra nga Elisabeta I, Meri, Mbretëresha e Skocezëve, Shën Bernardetë, Volteri dhe Abraham Linkolni. Dhe po këtu - në varësi të besimit që keni tek romanet e Den Braunit - qëndron prova, që Jezu Krishti u martua me Mari Magdalenën dhe vazhduan linjën e tyre tokësore të pasardhësve. Dikur, Napoleoni e transportoi të gjithë arkivin e fshehtë në Paris.

Ai u risoll, ndonëse me disa dokumenta kyç që mungonin, në vitin 1817 dhe ka mbetur në Vatikan që atëherë - një burim konstant legjende dhe magjepsjeje. Por tani, Arkivi Sekret i Vatikanit nuk është më i fshehtë.

Kjo histori nis dy vite më parë kur një botues belg i quajtur Pol Van der Hojvel i kërkoi një mikut të tij që punon në Vatikan, nëse ka shpresë të lejohej të bënte një libër për arkivin e fshehtë. Ky njeri, thotë Van den Hojvel, "është shumë pranë Papës". Siç e pranon vetë, Van den Hojvel nuk është një njeri shumë eklesiastik. Dhe as një botues eklesiastik. Libri i tij i mëparshëm ishte një përmbledhje e Qilarëve më të Bukur të Verërave në botë. Për befasinë e tij, i erdhën fjalë se burime në rangje të lartë të Vatikanit ishin treguar shumë entuziastë kur kishin lexuar librin e tij për qilarët më të bukur. Si rezultat, iu tha që propozimi i tij mund të pranohej.

Nuk është shumë e qartë, se cili qe motivimi i Vatikanit. Studiuesit janë lejuar në arkiva që nga viti 2003, sa kohë që e dinë me saktësi se çfarë dokumenti duan që të shohin. Sigurisht, ata nuk kanë parë gjithmonë me mirësi propozimet për të shkruar libra mbi arkivin e fshehtë. 15 vjet më parë, kur një prift dhe ish- arkivist i Vatikanit i quajtur Filipo Tamburini botoi një libër të titulluar Shenjtë dhe Mëkatarë, që fliste për pamaturinë e klerit, atij i ra mbi vete pesha e plotë e mosaprovimit të Vatikanit.

U pretendua se ai kish abuzuar në mënyrë të turpshme. Por, kryesisht si rezultat i kësaj ndërhyrje të Vatikanit, libri i Tamburinit shiti më shumë kopje nga sa do të kish shitur përndryshe. Sipas Monsinjor Serxho Pagano, kujdestar i arkivit të Fshehtë të Vatikanit: "Ka patur shumë hipoteza dhe histori në lidhje me arkivin. Ne duam që të tregojmë, se si është ai në të vërtetë". Për tri ditë, Van den Hojvel brodhi nëpër arkivë pa asnjë kufizim mbi ato që mund të inspektonte apo fotografonte - ose të paktën kështu pretendon ai vetë. Në fakt, rezulton se nuk është tamam kështu: kishte një kufizim shumë të madh. Ai nuk lejohej që të shikonte dokumenta që i përkisnin periudhës pas vitit 1939.

Arsyeja që u dha ishte se mund të përfshinin anulime papnore të martesave të njerëzve që mund të jenë ende gjallë. Pikërisht në këtë pikë, të prirurit për teori komploti ngrenë duart lart dhe thonë: "Ja pra!" Çfarë koinçidencë, që kjo duhet të mbulojë gjithashtu edhe disa prej periudhave më sensitive në historinë e vonë të Vatikanit: Lufta e Dytë Botërore si dhe skandalet e vazhdueshëm me priftërinj pedofilë. Duhet të ketë diçka këtu, patjetër...

Nëntë vjet më parë, një plan i përbashkët nga akademikë hebrenj dhe katolikë përfundoi me polemikat, pasi Vatikani refuzonte të lejonte studiuesit hebrenj të shikonin edhe më tej në arkivat e tij - dhe me akademikët hebrenj që protestonin se, Vatikani po përpiqej që të fshihte diçka. E gjithë kjo erdhi pas një lajmi që bënte të ditur se, dokumentat e ekzaminuar "nuk i vinin një herë e mirë kapakun pikëpyetjeve në lidhje me Holokaustin".

Megjithatë, duhet të kujtojmë gjithashtu se, Vatikani ka nxjerrë kohët e fundit një numër dokumentash të kohës së luftës, që, sipas tyre ndihmojnë për të provuar se, Papa Piu XII nuk ishte aspak një antisemit që simpatizonte nazistët, por në fakt ishte duke punuar në prapaksenë në përpjekje për të ndihmuar hebrenjtë.

Papa i sotëm, që në kohën kur ishte ende thjeshtë Kardinali Ratzinger, autorizoi hapjen e një pjese të arkivit në vitin 1998. Në të kishte dokumenta që i përkisnin kohës së Inkuizicionit Spanjoll. Për befasinë e madhe të disave - por jo të gjithëve - këta dokumenta zbulonin se, inkuizicioni nuk kish qenë diçka aq e përgjakshme në fund të fundit.

Kisha Katolike kishte ekzekutuar vetëm një përqind të heretikëve që kishte nxjerrë para gjyqit. Sa për të tjerët, ata ishin ekzekutuar nga gjyqe që nuk i përkisnin kishës - njerëz me entuziasëm të tepruar.

Diçka e ngjashme ndodhi tre vjet më parë kur doli një dokument në lidhje me Kalorësit templarë. Sipas këtij dokumenti, Papa Klementi V nuk ishte persekutori i templarëve siç ishte pretenduar më herët. Përkundrazi, ai fillimisht i kishte shfajësuar kalorësit templarë nga akuza për herezi. Vetëm, pasi ishte vënë nën trysni prej mbretit francez, Filipi i Drejtë, i cili vetëm i tillë nuk ishte, ai e përmbysi vendimin e tij. Por duket se, edhe atëherë, qëllimi i Klementit ishte që të reformonte templarët, dhe jo ti zhdukte ata nga faqja e dheut.

Deri në fund të tre ditëve të tij, Van den Hojvel kishte reduktuar në 125 zgjedhjen e tij të dokumentave. Dokumenti më i vjetër në arkivë i përket fundit të shekullit të tetë. Mes më të fundmëve është një letër e shkruajtur nga Papa Piu XI drejtuar Hitlerit në dhjetor 1934. Megjithatë, ata që shpresojnë për ndonjë ton agresiv në këtë letër, do të kërkojnë më kot. Letra - në përgjigje të një letre më të hershme të Hitlerit, që i kërkonte Piut të përpiqej që të përmirësonte marrëdhëniet mes Gjermanisë dhe Vatikanit - i drejtohet Hitlerit me fjalët 'Illustro and honorabili viro Adolpho Hitler', që duhet ti kenë sjellë patjetër shumë kënaqësi Fyhrerit. Megjithatë, siç del nga teksti, Papa qëllimisht nuk i jep bekimin e tij Hitlerit në fund. Jo tamam një kundërvënie, por gjithsesi një mospërfillje diplomatike.

Po këtu ka në letër të shkruajtur në 1530 nga Kryepeshkopi i Kentërbërit bashkë me 5 peshkopë të tjerë dhe 22 abatë drejtur Papës Klementi VII, ku ankohen për vonesën e tepruar të Papës në anulimin e martesës së Henrit VIII me Katerinën e Aragonës (më vonë, pati gjithashtu një vonesë të tepruar në gjetjen e dokumentit; ai u zbulua poshtë një karrigeje në vitin 1926).

Çdo refuzim nga ana e Papës për të nxjerrë një anulim, paralajmërojnë ata, do të rezultojë në marrjen e masave ekstreme nga ana e tyre për të mirën e mbretërisë; kërkesa u kundërshtua, Henri formoi Kishën Anglikane. Mes vulave që përmban letra - plus shiritët e kuq që frymëzuan frazën "shirit i kuq" - është një që i përket Thomas Uolseit, "Kardinal dhe Kryepeshkop i Jorkut".

Pesëdhjetë e gjashtë vjet më vonë, Meri, Mbretëresha e skocezëve i shkruajti Papës Siktus V në prag të ekzekutimit të saj. Meri deklaron se, dëshiron të vdesë në mirësinë e Zotit dhe se i vjen keq që nuk mund të shkojë në atë jetë e përcjellë me bekime. Më tej, letra bëhet më e përvajshme dhe më prekëse. Ajo i lutet Papës që të kujdeset për birin e saj James, dhe konkludon me një post scriptum me anë të të cilit e paralajmëron se ka shumë tradhëtarë mes kardinalëve të tij.

Letra e Volterit drejtuar Papës Benedikt XIV në 1745, ka një ton më lajkatues: "Më lejoni, At i Shenjtë, që të dërgoj urimet e mia më të mira bashkë me ato të të gjithë Krishtërimit, si dhe të përgjërohem perëndisë, që Shenjtëria Juaj të pritet sa më vonë nga ata shenjtë, kanonizimet e të cilëve ku keni investiguar me aq mund dhe kujdes".

Legjenda thotë se, Napoleoni i zemëruar ia mori nga duart kurorën Piut VI dhe e vendosi vetë në kokën e tij gjatë ceremonisë së Kurorëzimit në dhjetor 1804. Në fakt, siç e bën të qartë një dokument në arkiv, Papa vetë ishte i prirur që të angazhohej sa më pak në gjithë këtë. Ndërsa, Napoleoni nuk mendonte se dikush tjetër kish aq vlerë sa ta kurorëzonte atë dhe ishte më se i lumtur ta bënte vetë këtë punë.

Një prej dokumentave më delikatë të arkivit është një letër nga një grup indianësh amerikanë të krishterë, e shkruajtur në lëvore mështenke. Me datën "atje ku ka shumë bar, në muajin e luleve" (me fjalë të tjera, Liqeni plot Bar, Ontario, Maj), letra i adresohet Papës Leo, ose "Zotit të Madh të Lutjeve, ai që mban vendin e Jezusit).

Nëse ka diçka mes vëllimeve në lidhje me afrimin e Jezusit me Mari Magdalenën apo për Shën Palin që sajon Ringjalljen, këtu nuk e gjen dot. Megjithatë, kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht që nuk është aty. E vërteta është se, askush nuk e di me të vërtetë se çfarë ka me saktësi në arkiv. Janë vetëm 30 arkivistë - plus një ekip të vogël të ngarkuar me dixhitalizimin e gjetjeve të tyre - dhe ata kanë shumë vëllime për të ekzaminuar. Tre vjet më parë u gjet një vizatim i Mikelanxhelos - "një plan i pjesshëm i kolonës rrezore të kupolës së Bazilikës së Shën Pjetrit". Jo ndonjë prej kryeveprave të Mikelanxhelos, por gjithsesi diçka që ka vulën e tij. Ndoshta më interesante është letra ku artisti ankohet se ka tre muaj që është vonuar pagesa për punën e tij në kupolë.

Për momentin, libri Arkivat e Fshehtë të Vatikanit i Van den Hojvel mund të mbajë të kënaqur jospecialistët. Një prej edicioneve të librit i është dedikuar vetë Papës. Nuk ka dyshim, që shumë shpejt ai do të zërë një vend të nderuar në raftet e Shenjtërisë së tij - ndoshta në krah të kopjes së tij të librit Qilarët më të Bukur të Verës në Botë. RD

  • Postime: 7065
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 26-07-2010, 12:31:32
Hmmmmmmmm te fshehtat e Vatikanit nuk mbarohen kurre
 

Arkivi i Shtetit

Nisur nga erlehtaRubrika Letra

Postimi i fundit 18-10-2012, 09:11:26
nga erlehta