Armiqtë më të rrezikshëm të jetës - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Armiqtë më të rrezikshëm të jetës

Armiqtë më të rrezikshëm të jetës

· 1 · 587

  • Postime: 28110
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 07-12-2010, 15:50:20
Sëmundje të ndryshme e kanë shoqëruar njerëzimin që nga fillimet e tij e deri në ditët tona. Shumë prej tyre janë vënë nën kontroll, disa janë reduktuar plotësisht, por mbeten akoma ato sëmundje të pakurueshme

Armiqtë më të rrezikshëm të jetës

Që nga vitet 1970 janë më shumë se 20 sëmundje, të panjohura më parë, për të cilat ende nuk është identifikuar një trajtim i plotë dhe efektiv. Raste të tyre shihen në çdo vend të botës, mjekësia po monitoron zhvillimin dhe po përpiqet çdo ditë e më tepër ta kufizojë përhapjen e sëmundjeve të tilla, si dhe të zbulojë vaksina e kura të reja, pa përmendur këtu zhvillimet më të fundit në progres: si inxhinieria gjenetike, zbulimi i plotë i gjenomit njerëzor (harta e gjeneve), manipulimet cito-molekulare e deri te nanoteknologjia në ndihmë të mjekësisë. Më poshtë radhiten më të rëndësishmet prej këtyre sëmundjeve, të cilat janë ndër më të rejat, të cilat sjellin frikë te ekspertët e mjekësisë si dhe në mbarë popullatën.

1-Virusi NIPAH

Ky virus e merr emrin nga vendi i zbulimit të tij në Nipah, Malajzi në vitin 1999. Megjithëse ka shkaktuar pak "shpërthime" aftësia e tij për t'u shndërruar dhe lëvizur nëpërmjet kafshëve e njerëzve dhe vdekshmëria e lartë bën këtë virus nga më të tmerrshmit e sëmundjeve të reja. Mendohet se, bartës është lakuriqi i natës, por sëmundja është parë edhe tek derrat, qentë e macet. Njerëzit e marrin këtë virus, duke u ushqyer me mishin e kafshës së infektuar ose nga gërvishtjet e tyre. Periudha e inkubacionit është 4-18 ditë dhe në fillim duket si grip. Pastaj vazhdon e prek trurin, duke sjellë konvulsione e më pas gjendje kome. Gjysma e të sëmurëve vdesin, sepse për këtë sëmundje nuk ka trajtim për të. Deri tani 109 njerëz kanë vdekur.

2-H5N1- Avian Flu

Në maj 1997, ekspertët botërorë të gripit u frikësuan se mos po përhapej një epidemi e madhe gripi, e një masiviteti të tillë të paparë që nga koha e Gripit Spanjoll i vitit 1918. Si shkak njihet një djalë 3-vjeçar në Hong Kong, të cilit i kish rënë gripi i pulave. Normalisht, virusi i gripit pëson ndryshime (mutacione) gjatë kalimit nga shpendët te derrat e më pas tek njerëzit. Por ky tip kishte kapërcyer barrierën e specieve, duke sjellë një tip të ri virusi të gripit, për të cilën njerëzit nuk kanë rezistencë natyrale. Për këtë tip gripi nuk ka kurë dhe as vaksinë. Ky tip gripi u ra 18 vetëve, prej të cilëve 6 vdiqën. Pas therjes dhe groposjes së 1.4 milionë pulave, sëmundja u vu nën kontroll...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Temat e fundit