×
Hyrja
Profili

Astronomët zbulojnë gjurmë të një “Toke” tjetër

Astronomët zbulojnë gjurmë të një “Toke” tjetër

· 1 · 966

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 19-06-2008, 10:17:32
Astronomët europianë kanë lajmëruar se kanë zbuluar tre planete si toka të cilat rrotullohen rreth një ylli, dhe dy sisteme diellore me planetë të vegjël.

Ata thanë në një konferencë të mbajtur në Francë se kanë zbuluar planete që kanë shumë ngjashmëri me tokën.

“A është e vërtetë se çdo yll ka rreth vetes edhe planetë, dhe nëse po, sa?” – pyeti Michel Mayor nga Observatori i Gjenevës. “Ne nuk e dimë përgjigjen por po bëjmë shumë progres drejt kësaj” – tha Mayor në një deklaratë.

Treshja e planetëve rrotullohet në një orbitë rreth një ylli më të vogël se Dielli jonë, dhe ndodhet 42 vite dritë larg në drejtim të jugut të Doradus dhe yjësisë Pictor. Një vit dritë është distanca që drita përshkruan në një vit me shpejtësi 300 000 km në sekondë, ose rreth 9500 miliard km ne vit.

Planetet janë më të mëdhenj se toka – njëri është 4.2 herë më i madh, tjetri 6.7 herë dhe i treti 9.4 herë më i madh.

Ata rrotullohen rreth yllit të tyre me një shpejtësi shumë të madhe - njëri bën 1 rrotullim vetëm në 4 ditë, krahasuar me tokën e cila e bën një rrotullim për 365 ditë, tjetri në 10 ditë dhe i treti e bën rrotullimin për 20 ditë.

Mayor dhe kolegët i kanë zbuluar këta planetë duke përdorur një teleskop me shpejtësi dhe saktësi të madhe, të quajtur HARPS i cili ndodhet në observatorin e Kilit.

Me anë të këtij teleskopi janë arritur të zbulohen më shumë se 270 planete. Disa janë gjigandë, të krahasueshëm me Jupiterin apo Saturnin. Ndërsa planetet më të vegjël të ngjashëm me masën e tokës janë shumë të vështirë të zbulohen.

Asnjë nga planetet nuk mund të kapet direkt nga këto distanca kaq të largëta. Ata zbulohen indirekt duke përdorur radiovalë, ose matje spektrografike sic përdor HARPS-i. Këto matje zvogëlojnë shpejtësinë e planetëve dhe kjo bën që ata të duken.

Me të tillë metodë si të HARPS-it mundet të zbulohen edhe planetet e vegjël si toka ose edhe më të vegjël se ajo – tha Stephane Udry, pjesmarrës në këtë zbulim.

Astronautët thanë gjithashtu se kanë zbuluar një planet 7.5 herë më të madh se Toka që rrotullohet rreth një ylli HD 181433 në 9.5 ditë. Ky yll ka gjithashtu një planet sa Jupiteri i cili rrotullohet rreth tij çdo 3 vjet.

Një tjetër sistem diellor ka një planet 22 herë më të madh se Toka, i cili rrotullohet për 4 ditë, dhe ka edhe një planet në masën e Saturnit i cili rrotullohet për 3 vjet.

“Duket qartë që këta planete janë vetëm maja e ajsbergut” – tha Mayor.

“Analizat e yjeve të bëra nga HARPS tregojnë se rreth një e treta e të gjitha yjeve kanë rreth tyre planete më të mëdhenj se Toka ose planete si Neptuni të cilët rrotullohen me perioda më pak se 50 ditë”.

Burimi: Gazeta "Shekulli"
 

Si i zbulojnë astronomët planetët e rinj

Nisur nga BerniRubrika Astronomi

Postimi i fundit 05-10-2010, 12:59:15
nga Berni