×
Hyrja
Profili

Ata që kanë dhënë jetën për shkencën

Ata që kanë dhënë jetën për shkencën

· 1 · 411

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 12-07-2011, 21:57:12
Kontributet e këtyre shkencëtarëve kanë shtruar rrugën për disa prej zbulimeve dhe shpikjeve më të mëdha të njerëzimit

Ata që kanë dhënë jetën për shkencën

Të gjithë këta shkencëtarë kanë vdekur ose janë plagosur rëndë me pasojë vdekjen, teksa përpiqeshin të vinin në jetë ide që do t'i shërbenin mbarë botës. Avancimet që kanë bërë ata në shkencë janë të jashtëzakonshme dhe shumë prej tyre kanë shtruar rrugën për disa prej zbulimeve dhe shpikjeve më të mëdha të njerëzimit.

Marie Curie

Marie Curie është e famshme për zbulimin e disa elementeve të reja, duke përfshirë këtu radiumin dhe poloniumin, si dhe teorinë e radioaktivitetit. Ajo vdiq më 4 korrik 1934 nga anemia, e shkaktuar nga ekspozimi ndaj radioaktivitetit, pasi në atë kohë efektet anësore të rrezatimit nuk njiheshin akoma dhe pjesën më të madhe të punës ajo e ka kryer pa mbrojtje.

Thomas Midgley Jr.

Thomas Midgley ishte një kimist amerikan, i cili shpiku gazolinën me plumb dhe CFC-në. Edhe pse u duartrokit në kohën e tij, ai njihet si personi me impaktin më të madh në atmosferë se cilido organizëm tjetër në historinë e tokës, për shkak të shpikjeve të tij. Ai u sëmur me poliomelit nga helmimi i plumbit dhe vdiq disa kohë më vonë.

J. G. Parry-Thomas

John Godfrey Parry-Thomas ishte pilot i motorëve të garave dhe inxhinier. Ai kishte ëndërruar gjithnjë të thyente rekordin e vendosur nga Malcolm Campbell dhe krijoi një makinë për të bërë një gjë të tillë. Makina e quajtur "Babs" kishte shumë modifikime dhe më 27 prill 1926, Thomas e theu rekordin, i cili u thye serish nga Malcolm. Duke u përpjekur të thyente sërish rekordin, një prej zinxhirëve të makinës u shkëput dhe u përplas në qafën e tij duke e vrarë në vend.

William Bullock

Ishte një shpikës amerikan, shpikja në vitin 1863 e makinës printuese rrotulluese, e cila ndihmoi në evoluimin e industrisë së shtypit, për shkak të shpejtësisë dhe efikasitetit...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI