Pasagjerët do të fluturojnë gati mbi catinë e reve dhe plotësisht të qetë pavarësisht lartësisë, ky është aeroplani i së ardhmes që duket shumë i mirë për të qenë i vërtetë.

Por, dizajneri portugez mendon seriozisht se ky do të jetë avioni i parë i ngjashëm me retë që do të jetë sipas tij dhe ideja revolucionare që do vihet shpejt në produksion.
Reja shëtitëse është ide që vjen e ideuar për udhëtarin që i intereson më shumë udhëtimi sesa destinacioni. Pluskimi në ajër vetëm sipas erës mund të realizojë një udhëtim rreth SHBA-ve.
Seria e reve të ngjitura me njëra-tjetrën do të ndërtohet nga një seri sferash celiku që do të mbulohen nga një pëlhurë nejloni.
Dizajneri i këtij projekti Tiago Barros thotë: 'Qëllimi i këtij projekti është të minimizojmë karbonin në ajër. Udhëtim unik. Të ndjesh atmosferën gjatë fluturimit, majë reve dhe para teje një destinacion final dhe i panjohur”.
Barros 33 vjec madje shpreson shumë që avionin re ta prodhojë një ditë.
"Do të jetë një çështje kohe dhe mundësish. Por, objektivi im i parë u arrit dhe ky ishte për t’i treguar botës projektin. Media dhe reagimet e publikut ka qenë e madhe dhe inkurajuese. "
Barros, Projektuesi i këtij avioni re ka pasur një karrierë të larmishme si një arkitekt në Nju Jork, Lisbonë dhe Liban.
(pershtati da.bo/BalkanWeb)