×
Hyrja
Profili

Bëhuni gati për thatësirën e madhe

Bëhuni gati për thatësirën e madhe

· 1 · 413

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 23-10-2011, 00:23:01
Në fillim të këtij muaji, zyrtarët e ishullit Tuvalu u përballën me një problem mjaft të vështirë: Po i mbaron uji. Për shkak të një thatësire të egër dhe të gjatë, rezervat e ujit mund të zgjasnin vetëm për disa ditë

Bëhuni gati për thatësirën e madhe

Në fillim të këtij muaji, zyrtarët e ishullit Tuvalu, të Paqësorit të Jugut u përballën me një problem mjaft të vështirë: Po i mbaron uji. Për shkak të një thatësire të egër dhe të gjatë, rezervat e ujit në këtë vend prej 11.000 banorësh ishin reduktuar aq shumë saqë mund të zgjasnin vetëm për disa ditë. Ndryshimi i klimës luan një rol vendimtar: Për shkak se niveli i detit është rritur, uji i ishullit Tuvalu është bërë shumë i kripur dhe jo i pijshëm duke e bërë ishullin të varur vetëm nga uji i shiut. Por, një thatësirë e shkaktuar nga "La Nina" ka prerë drastikisht reshjet e shiut, duke e lënë ishullin kockë të thatë. "Situata është shumë e keqe", tha Pusinelli Laafai, sekretari i Përgjithshëm i çështjeve të brendshme të Tuvalu-së për "Associated Press" këtë muaj. "Është jashtëzakonisht e keqe".

Deri tani Tuvalu është mbajtur gjallë nga fqinjët e tij, Australia dhe Zelanda e Re, të cilët i kanë dhuruar paketa rihidratimi, si dhe aparatura dekripëzimi. Por, problemet ujore të arkipelagut sapo kanë filluar dhe kjo është pjesa e vetme e botës që do të përballet me thatësirën e madhe. Shumë vende të tjera ishullore si Maldivet dhe Kiribati do të përjetojnë prishjen e ujit të pijshëm si pasojë e rritjes së nivelit të detit. Teksasi dhe pjesa më e madhe e Jugperëndimit të Amerikës janë në prag të një thatësire të paeksperimentuar kurrë në histori. Edhe pas ditëve të stuhisë, reshjet totale të shiut për vitin 2011 në Houston janë shumë të pakta në krahasim me vitet e tjera.

Australia po eksperimenton për herë të parë një mot tejmase të thatë tashmë prej shumë vitesh dhe nuk është e qartë nëse vendi po përjeton një gjendje thatësire apo më keq akoma një mot të përhershëm të thatë, që mund të ndryshojë përgjithmonë jetën. "Impakti i ndryshimit klimaterik mbi rezervat ujore vazhdon të shfaqet në formën e eventeve ekstreme me intensitet shumë të lartë", thotë Peter Gleick, një nga ekspertët më të shquar të ujit në Shtetet e Bashkuara dhe kreu i OJQ-së Pacific Institute në Okland të Kalifornisë që studion çështjet e ujit. "Thatësira e jashtëzakonshme ekstreme e Australisë duhet të jetë një arsye më shumë që të gjithë ne të hapim sytë".

Volumi 7 i raportit të përhershëm të këtij instituti rreth përdorimit të ujit ka dalë këto ditë për të shërbyer si kujtesë e thatësirës së skajshme që po përjeton planeti, një impakt i madh i ndryshimit të klimës dhe kërcënon në mënyrë direkt dhe të paevitueshme rezervat e ujit të pijshëm...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
 

BE: Nuk ka zgjedhje të parakohshme. Bëhuni gati për 8 majin

Nisur nga BerniRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 06-02-2011, 10:05:56
nga Berni
Behuni fansa te Vipat.Info ne Facebook!

Nisur nga Vip NewsRubrika Mix

Postimi i fundit 30-09-2010, 05:50:06
nga Vip News
Behuni pjese e webringut shqiptar!

Nisur nga M A XRubrika Albwebmaster

Postimi i fundit 22-07-2007, 02:04:45
nga PLi5D