Central bërthamor për botën! - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Central bërthamor për botën!

Central bërthamor për botën!

· 1 · 622

  • Postime: 28193
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 01-10-2011, 23:19:56
Ndërtimi i një reaktori bërthamor që do të furnizojë botën me sasi të pakufizuar të energjisë elektrike shumë të lirë, është sfida më e fundit e miliarderit Bill Gates.

Reaktori bërthamor do furnizojë botën me sasi të pakufizuar të energjisë elektrike shumë të lirë, kurse procesi thuhet se do të jetë krejtësisht i parrezikshëm për ambientin e njeriut.

“Ky do të jetë një mision revolucionar”,- ka deklaruar Gates për rëndësinë e këtij projekti.

Kompania ‘Terra Power’, e cila punon në zbatimin e këtij projekti, për vënine në jetë të këtij projekti do të krijojë ‘reaktorin e valëve udhëtuese’, me përdorimin e uraniumit të varfëruar.

Reaksioni bërthamor do të shkaktohet vetëm në një pjesë të materialit bërthamor, që do ta përbëjnë mbeturinat bërthamore, në mënyrë që më vonë në formë valësh të lëvizë drejt materialit tjetër të mbetur.

Valës do t’i nevojiten 50 deri në 60 vjet për t’u përhapur nga njëra anë në tjetrën të reaktorit, pasi që do të kalojë rrugën prej vetëm 1 centimetri në vit!

Në këtë mënyrë gjeneratori do të mund të punonte 100 vjet pa mbushje të re. Ëndrra e babait të Microsoft-it parashikohet të vihet në jetë në në vitin 2006, kurse fillimi i prodhimit të energjisë elektrike në vitin 2021.
(e.m/BalkanWeb)

Temat e fundit