Danimarka - superfuqia teknologjike botërore ! - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Danimarka - superfuqia teknologjike botërore !

Danimarka - superfuqia teknologjike botërore !

· 1 · 1408

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 31-03-2007, 07:55:06
Studimi i Forumit Ekonomik Botëror (WEF)

Danimarka është vendi me potencialin më të madh të teknologjisë në rang botëror. Në këtë përfundim ka arritur së fundmi edhe i ashtuquajturi "World Technology Report", i ndërmarrë nga ana e Forumit Ekonomik Botëror (World Economic Forum - WEF), organizata që zhvillon edhe takimin e përvitshëm të Davosit në Zvicër. Danimarka ka arritur madje të zhvendosë liderin e kësaj fushe, SHBA-në, e cila për shkak të situatës politike të përkeqësuar dhe konjukturave rregullatore në tregjet botërore, ka shkuar madje në vendin e shtatë. Nga ana tjetër, Gjermania, për shembull, është ngjitur me një shkallë në renditje, duke zënë tashmë vendin e 16-të. Forumi Ekonomik Botëror (WEF) e mat potencialin teknologjik të një vendi të caktuar, duke marrë për bazë një sërë faktorësh, që vërtiten rreth termave si "tregu i lirë dhe situata politike", "afiniteti teknologjik i ekonomisë", "konsumatorët" dhe "administrata publike".

Përveç Danimarkës, edhe Suedia, Finlanda e Norvegjia janë vendet e tjera skandinave, të cilat renditen ndër dhjetë të parët në listë. "Danimarka ka përfituar ngase sektori i telekomunikacioneve është hapur relativisht herët për konkurrim", shpjegon Irene Mia, bashkautore e studimit në fjalë, pozicionin prej lideri të këtij vendi.

"Përveç kësaj, mund të shtonim edhe mbështetjen ndaj shërbimeve publike me anë të internetit". Ajo që të bie në sy këtu është se pozicionet e para në renditje i kanë zënë vendet, qeveritë e të cilave ndjekin strategji kombëtare, për të futur më fort teknologjitë e reja të informacionit e të komunikimit në ekonomi e në sektorin privat. Raporti më i fundit mbi teknologjinë i Forumit Ekonomik Botëror konstaton, ndër të tjera, edhe se kjo ndikohet nga situata e përgjithshme e tregut global. Kështu, për shembull, kjo është e lidhur me themelimin e një ndërmarrjeje me personel të fryrë administrativ burokratik.

Pozitivisht është vlerësuar në raport siguria dhe më konkretisht mbrojtja e të drejtave të pronësisë private mbi teknologjitë, që luan një rol të rëndësishëm në inovacione. Në listën e detyrave e këshillave, në raport thuhet, ndërkohë, se duhet të investohet më shumë për masat rregullatore në një terren politik të qetë e demokratik, si dhe në gatishmërinë e ndërmarrjeve të kërkimit shkencor.

Në mënyrë të habitshme është vënë re, ndërkohë, në raport se India dhe Kina kanë pësuar rënie me disa vende, përkatësisht duke kapur tashmë vendet 44 dhe 59. Ndërsa të dyja ekonomitë e stërmëdha aziatike janë mbështetur fort tek eksportet "High tech". Teknologjitë e reja, pikërisht në këto vende, kanë hyrë në përdorim disi me kursim - duke pasur parasysh këtu para së gjithash buxhetet e ekonomitë private.

Temat e fundit