×
Hyrja
Profili

Deri ku mund të arrijë shkenca?

Deri ku mund të arrijë shkenca?

· 1 · 489

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 28-08-2011, 23:24:01
Rolf-Dieter Heuer mbikëqyr laboratorin e madh CERN në Gjenevë të Zvicrës. Ai ka biseduar në këtë intervistë rreth kërkimeve për Higgs Boson, limitet e dijes njerëzore dhe dallimin midis shkencës dhe fesë

Deri ku mund të arrijë shkenca?

- Misioni i CERN-it është që të kryejë eksperimente që i shtyjnë më tej limitet e fizikës. Cilat janë sfidat për dekadën e ardhshme?

Në zonën e fizikës së thërmijave, neve kemi nevojë për shumë vite që të kryejmë eksperimentet tona dhe të analizojmë të dhënat. Gjatë 50 viteve të kaluara, ne kemi zhvilluar Modelin Standard të fizikës së thërmijave. Ai përshkruan mikrokozmosin siç e njohim ne: thërmijat e materies dhe forcat midis tyre. Por na mungon akoma një gur themeli për të shpjeguar sesi thërmijat elementare e fitojnë masën e tyre. Ne mendojmë se mekanizmi Higgs mund ta sigurojë përgjigjen për pyetjen. Manifestimi i këtij mekanizmi është diçka e quajtur Higgs Boson - një thërmijë që mendohet se ekziston, por që nuk është gjetur në eksperimente akoma. Objektivi ynë është të gjejmë Higgs Boson. Nëqoftëse ia dalim me sukses, atëherë do të përfundonim teorinë e Modelit Standard.

- Çfarë pasojash do të kishte ky zbulim për kuptimin tonë të botës fizike? A është ky një arritje e barabartë me zbulimin e bërthamës atomike nga ana e Rutherford, me eksperimentin Michelson-Morley, me eksperimentet e prizmit të Newton?

Ai do të ishte një hap shumë i madh në fizikë, për shkak se do të kompletonte Modelin Standard dhe nëqoftëse dështojmë që ta gjejmë atë, atëherë do të duhej të zhvillonin një formalizëm të ri matematikor për të shpjeguar sesi thërmijat e fitojnë masën e tyre. Sido që të jetë, impakti do të ishte domethënës. Por Modeli Standard përshkruan vetëm rreth 5 përqind të universit. Rreth një e katërta e universit është e ashtuquajtura "masë e errët", kurse tri të katërtat janë "energji e errët". Kështu që një hap akoma dhe më i madh do të ishte gjetja e gjurmëve të materies së errët në laborator. Shpresoj se do ta arrijmë këtë gjë brenda pak viteve të ardhshme.

- CERN-i është një laborator gjigant dhe është e vështirë të imagjinohet se ne do të ndërtonim diçka më të madhe në të ardhmen e afërt. A i përket e ardhmja fizikës teorike, për shkak se pyetjeve të cilat po përpiqemi t'u përgjigjemi nuk mund të testohen më nëpërmjet eksperimenteve?

Teoria dhe eksperimenti kanë nevojë për njëri-tjetrin. Por problemi është më pak rreth madhësisë dhe më shumë rreth fuqisë. Large Hadron Collider (LHC) është një mikroskop shumë i fuqishëm me fuqi rezolucioni shumë të mirë.

Përgatiti: ARMIN TIRANA