Një fushë e stërmadhe me tonelata diamantësh, e mjaftueshme për të kthyer tregun botëror të diamanteve "kokëposhtë" dhe për ta furnizuar atë për plot 3 mijë vjet
Tonelata diamantesh në Rusi
Mund të quhet si sekreti më i çmuar i Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë deklasifikimi i një dokumenti sekret, i bërë publik vetëm pak javë më parë. Rusia zyrtare ka deklasifikuar një dokument të fshehtë, i cili përshkruan ekzistencën e një fushe të stërmadhe me tonelata diamantësh, të mjaftueshëm për të furnizuar tregjet botërore për plot 3 mijë vjet. Sovjetikët kanë zbuluar këtë burim fitimi në vitin 1970 në kraterin prej 60 miljesh të asteroidit që goditi Siberinë Lindore rreth 35 milionë vite më parë, i njohur si Popigai Astroblem. Ata vendosën ta mbanin këtë informacion sekret dhe të mos e shfrytëzonin si burim, për shkak të operacioneve të mëdha të asaj kohe, që zhvilloheshin nga sovjetikët për nxjerrjen e diamantëve në Mirny dhe Yakutia, nga të cilat po dilnin fitime marramendëse, duke mbajtur nën kontroll gjithë tregun botëror të diamanteve. Sovjetikët gjithashtu i kanë kushtuar një vëmendje po aq të madhe edhe prodhimit të diamantëve artificialë për qëllime industriale, megjithëse këto fakte nuk janë bërë asnjëherë të ditura më parë. Veli i këtij sekreti u hoq në mesin e muajit shtator të këtij viti, ku qeveria ruse autorizoi Institutin e Shkencave për Minierat dhe Gjeologjinë në Novosibirsk, që të bënin lajmin publik për mediat. Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve, "Itar-Tass", diamantët në Popigai janë dy herë më të rëndë se sa një diamant i zakonshëm, duke u bërë kështu ideal në përdorimet industriale dhe shkencore. Drejtori i Institutit, Nikolai Pokhilenko thekson se kjo fushë e re diamantësh është e mjaftueshme për të kthyer "kokëposhtë" tregun botëror të diamantëve. Burimet e këtyre diamantëve super të rëndë, që gjenden në masivet e shkëmbinjve nëntokësorë të formuar nga krateri i asteroidit, karakterizohen nga faktori 10, pra numri më i madh i të gjitha rezervave që bota ka njohur ndonjëherë. Jemi duke folur për triliona karatë diamantësh, kur sot në botë burimi më i madh i njohur i diamantëve është në Yakutia dhe vlerësohet se mban rreth 1 miliard karat diamantësh. Lloji i diamantëve në Popigai janë të njohur si "diamantët e ndikimit". Rusët pretendojnë se këto diamante të gjendura në kraterin e asteroidit në Siberi, pavarësisht se duhet t'i nënshtrohen një ekspertize të specializuar janë "diamante" të ardhura nga hapësira, me origjinë jashtëtokësore. Sipërfaqja e diamanteve në Popigai është unike në botë, duke e shndërruar kështu Rusinë në monopolin e diamanteve, burimin më të rëndësishëm për hulumtimet shkencore dhe proceset industriale. "Vlera e këtyre diamanteve është e çmuar. Kjo zgjeron dukshëm përdorimin e tyre industrial. Pra, i bën ata të vlefshëm për qëllime industriale", thotë Pokhilenko. Shkencëtarët rusë thonë se lajmi ka gjasa që të ndryshojë formën e tregjeve botërore të diamanteve, duke shndërruar në klientë kryesorë të saj korporata të mëdha, si dhe institute shkencore. Që prej vitit të kaluar, Rusia mbetet prodhuesja më e madhe e volumit të diamanteve në botë me rreth 23%. Rusia menaxhon minierën Mirny, e cila është e vendosur në Siberi dhe që ka shërbyer si miniera e parë e eksplorimit...
Përgatiti: Blerina Toslluku