Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: erionmuca
« ne: 28-05-2012, 19:34:47 »

Shkencëtarët në Utah

ahahahaha
Postuar nga: erlehta
« ne: 26-05-2012, 23:15:29 »

Shkencëtarët në Utah kanë zbuluar mbetjet e fosilizuara të cilat paraqesin llojin e ri të dinozaurëve raptorë, i cili ka pasur madhësinë e kojotës.

Fosili i raptorit ishte një nga disa fosilet e zbuluar në gërmimet në Doelling's Bowl, që gjendet 370 kilometra në juglindje të Salt Lake City. Atje në 20 vitet e fundit janë zbuluar shumë lloje të dinozaurëve. Fosilet në këtë zonë janë të vjetra në mes 120 dhe 130 milionë vjetë.

“Ky dinozaur i ri ishte predator apo grabitqar, ndërsa e ka marrë emrin Yurgovuchia doellingi'', ka thënë Jim Kirkland, paleontolog nga Instituti gjeologjik në Utah.
Edhe pse Yurgovuchia është lloji i vetëm që është emëruar, shkencëtarët besojnë që në Doelling's Bowl kanë gjetur edhe gjashtë lloje tjera.

Për këtë raptor konsiderohet që është paraardhësi i Utahraptorit më të ri dhe shumë më të madh, shkruan Reuters.

Emri i dinozaurit të ri është bazuar në fjalën e fisit indian Juta për kojotën - yuorgovuch.

Madhësia e raptorëve ka ndryshuar. Kanë mundur të jenë të vegjël si zogjtë ose të mëdhenj si arusha. Edhe pse disa kanë qenë të mbuluar edhe me pupla, shkencëtarët besojnë që nuk kanë mundur të fluturojnë.

(d.b/BalkanWeb)
Postuar nga: M A X
« ne: 24-09-2011, 00:19:48 »

Dinosaurët, lirohet nga akuzat meteoriti vrasës


Kanë qenë të pabazuara akuzat ndaj meteoritit përgjëgjës, sipas teorisë më të përkrahur, për zhdukjen, 65 milionë vjet më parë, të 76% të gjitha specieve të gjalla, mes së cilave edhe dinosaurët.

Përfundimin e ka nxjerrë një studim, i realizuar nga NASA falë të dhënave në misionin e fundit Wise, të mbetjeve ende në hapësirë të meteoritit të madh.

Të dhënat e reja tregojnë se fragmentet e meteorit nuk mund të kenë goditur Tokën në ato vite. /top channel
Postuar nga: M A X
« ne: 17-08-2011, 16:09:33 »

Plesioaurët nuk bënin vezë por lindnin

Shkencëtarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë arritur të zbulojnë se plesiourët, të cilët kanë jetuar në të njëjtën kohë me dinosaurët, nuk bënin vezë por i lindnin të vegjlit.

Lajmi është bërë i ditur në revistën shkencore “Science”, pasi një grup shkencëtarësh në SHBA, studiuan fosilin e kësaj specie 78 milion vjeçare, Polycotylus latippinus, e cila ishte shtatzënë. Kjo tregon, shkruan “Science”, se kujdesi për të vegjlit nuk ka qënë i lartë. Ata mendohet se ndiqnin nënë e tyre për 3 ose 4 vjet dhe më pas gjuanin vetë.

Ky rezultat hedh poshte spekullimet mbi 200 vjeçare, lidhur me riprodhimin e “Bishës së Detit”. Ky fosil, i cili është 5 metra i gjatë, ndodhet prej dy dekadash në muzen u specieve të rralla në Los Angeles. /Telegrafi/
Postuar nga: M A X
« ne: 28-07-2011, 15:26:43 »

Nuk ishte vetëm një asteroid i rënë nga qielli, ai që bëri të zhdukeshin dinosaurët. Toka lëshoi oqeane llave, të cilët e pastruan planetin nga sunduesit e tij.

Sipas disa studiuesve të universitetit të Bostonit shkaktare e zhdukjes së dinosaurve nga faqja e tokës ishin shpërthimet vullkanike nga dy zona të caktuara në planet. Nga këto shpërthime sporadike doli një det i pafund magme që mbuloi një sipërfaqe prej 160 mijë kilometër katror.

Studiuesit kanë gjetur gjurmë mineralesh që datojnë në kohën e zhdukjes së dinosaurve, të cilët vërtetojnë shpërthimet vullkanike.

Sidoqoftë studimi nuk është i plotë dhe do të duhet akoma punë për të vërtetuar përfundimisht teorinë e shkencëtarëve.

(a.h/BalkanWeb)
Postuar nga: altin THAQI
« ne: 15-05-2011, 14:01:28 »

un mendoj se dinosauret jan zhdukur nga nje termet shum i fort dhe mendoj se nga ky terrmet jan zhdukur dinosauret.ky terrmet ka ndodhur para 65 mije vjetesh.
Postuar nga: erlehta
« ne: 03-01-2009, 09:36:40 »

Te premten e kaluar mediat kineze informojne se eshte zbuluar nje varreze e madhe dinosauresh ne Kinen Lindore, saktesisht ne afersi te Zhucheng, ne  Provincen Shandong.
Sipas panteolugut Zhao Xijin, kjo varreze dinosauresh eshte me e madhja e lojit te vet ne te gjithe boten.
Postuar nga: lirdina
« ne: 19-11-2008, 22:05:59 »

 Dinosaurët janë zhdukur si rezultat i goditjes së Planetit Tokë me meteor  :P :D :)
Postuar nga: erlehta
« ne: 19-11-2007, 20:50:54 »

Jane hedhur ne drite teori te reja persa i perket shkaqeve qe kane shkaktuar zhdukjen e dinosaureve.
Nuk behet fjale per meteoret qe rane ne Mexsike por per shperthimet vullkanike ne Indi.
Hiri i tyre mendohet te jete shkaktari i zhdukjes se "shoqerise" se Dinosaureve
Kjo teori eshte hedhur nga nje studiues i Universitetit te Neuenburg ne Zvicer.
Studiuesi Thierry Adatte dhe kolegja e tij amerikane Gerta Kellermendojne se vullkanet ne Indi para 65 milion vjetesh kane qene teper aktiv. Gazi i cliruar nga shperthimi i  tyre eshte 10  here me i helmueshem se ai i meteoreve.
Tashme priten dhe studime te tjera qe do te kryen ne Rajahmundry per te  pohuar apo kundershtuar teorine e re mbi zhdukjen e Dinosaureve.
Postuar nga: erlehta
« ne: 29-04-2006, 17:50:33 »

Jo, une personalisht nuk e di.
 Te pyes se u bera  dhe une kurioze: