×
Hyrja
Profili

Discover

Discover

· 11 · 1579

  • Postime: 7059
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 30-10-2008, 11:08:04
Po e titulloj "Discover" këtë teme dhe këtu mund te paraqesim informacione rreth studimeve ne te fundit shkencore, ne të gjitha fushat.
« Editimi i fundit: 13-11-2008, 13:08:28 nga erlehta »

  • Postime: 7059
  • Gjinia: Femer
erlehta
#1 ne: 30-10-2008, 11:13:33
Shkencetaret franceze te Universitetit Lorient kane kryer se fundit nje studim rreth muzikes se larte  ne Kaffe e Bare..
Ata rezultojne se muzika e larte i shtyne me teper klientet drejt pijeve.

  • Postime: 244
  • Gjinia: Femer
[AnnaBela]
#2 ne: 30-10-2008, 11:38:42
Një studim i ri tregon se kur grave shtatzëne u jepet Sulfati Magnez ose kripë Epsom, kjo pakëson me 50 përqind rrezikun e lindjes së fëmijëve me cerebral palsy. Aktualisht, 1/3 e të gjitha rasteve të cerebral palsit lidhen me lindje të parakohëshme.

  • Postime: 7059
  • Gjinia: Femer
erlehta
#3 ne: 13-11-2008, 13:16:18
Printeri është një mjet qe miliona njerëz e kanë ne shtepite e tyre. Është pikërisht ky mjet qe nxjer te dhenat bardhe e zi ose me ngjyra nga kompjuteri mbi letra te bardha. Kjo nuk është pak por shkencetari japonez  Makoto Nakamura kërkon me shumë. Me një Printer 3D kërkon te "prodhoje" organe.
Sipas tij, për te arritur ne "Organ Printing" duhen 20 vjet.

  • Postime: 7059
  • Gjinia: Femer
erlehta
#4 ne: 18-11-2008, 12:43:35
Jane me miliona njerez qe punojne me orare te zgjatura ne zyra dhe soigurisht qe eshte shume e lodhshme.
Shkencetaret e Universiteti Surrey ne Britani, kane bere se fundmi nje studim ne lidhje me kete fenomen. Sipas tyre ata punonjes qe neper zyrat e tyre kane drita ne ngjyre blu, ndihen me te qete, me te konzentruar ne punen e tyre  dhe me te kenaqur.

  • Postime: 244
  • Gjinia: Femer
[AnnaBela]
#5 ne: 21-11-2008, 10:43:45
Elektromobili më i shpejtë në botë

KAZ është një veturë me tetë rrota dhe ka titullin e elektromobilit më të shpejtë në botë. Atë e vënë në qarkullim bateritë Litium-Jon - teknologji e cila po përdoret për mbushje të telefonave mobil, por për këtë veturë ka një kapacitet prej 55 kilovat për secilën rrotë, dhe mund ta shpejtojnë deri në 310 km/h. Kjo shpejtësi mund të krahasohet vetëm me trenat Japonez super të shpejtë. Ky elektromobil është i ndërtuar prej pjesëve nga 14 prodhues Japonez, kurse sasinë e ka ndërtuar një kompani Italiane.


marre nga gazeta Heute

  • Postime: 244
  • Gjinia: Femer
[AnnaBela]
#6 ne: 21-11-2008, 10:49:52
Ajri i kondicionuar pengon natyralitetin trupor



Lajmi bëhet publik nga një kërkim i bërë në Shtetet e Bashkuara. Kondicionerët çrregullojnë temperaturën e ajrit, duke mënjanuar mekanizmat natyralë të organizmit njerëzor. Kur është ftohtë, trupi ka një kërkesë natyrale për ushqim për ta përballuar. Por ambienti i ngrohur me kondicionerë, bën që kjo kërkesë e trupit të zëvendësohet dhe i nxehti e ul urinë. Në të njëjtën mënyrë, një ngrohje shumë e lartë në dimër nuk i lejon organizmit të ndjejë të ftohtën. Nëse e ftohta do bënte punën e vet, organizmi do të digjte më shumë yndyrna për t’u ngrohur në mënyrë natyrale.

Marre nga Shekulli

  • Postime: 244
  • Gjinia: Femer
[AnnaBela]
#7 ne: 21-11-2008, 10:52:29
Majmunët janë në gjendje të mësojnë matematikë



Pak ditë më parë, është zbuluar që majmunët kanë një memorie vizive të njëjtë më atë të një studenti, por në të vërtetë aftësitë e tyre janë edhe më të mëdha. Këtë fakt e konfirmon një studim i Duke, Universiteti i Çikagos. Dy majmunëve dhe 15 studentëve u është kërkuar të mbledhin me shpejtësi një seri numrash dhe më pas të gjenin alternativën e duhur mes dy zgjidhjeve. Si kafshët, ashtu dhe njerëzit janë përgjigjur në të njëjtën kohë, (rreth një sekondë) dhe me sukses të njëjtë.

Marre nga Shekulli

  • Postime: 7059
  • Gjinia: Femer
erlehta
#8 ne: 30-05-2009, 16:43:50
Ne lekuren e njeriut jeton nje flore e tere bakteresh.
Gjithmone eshte pare se ne lekuren e njeriut dominonte lloji Staphylococcus. Shkencetaret amerikane ne nje studim te ri kane arritur ne perfundim se ne lekuren tone jetojne 18 lloje baktere,  qe i perkasin 250 familjeve te ndryshme.
Shumllojshmeria e bakterieve eshte e ndryshme ne zona te ndryshme te lekures. Ne pjeset e thate te trupit jane gjetur rreth 44 lloje te ndryshme bakteresh. Ne pjeset e sqetullave diversiteti i bakterieve eshte me i vogel.
Ne lekuren e yndyrshme numri i llojeve te bakterieve eshte 19.

Jetesa e kolonive te tilla bakteriesh, segurisht cojne ne rritjen e pioritetit te semundjeve te lekures.

  • Postime: 244
  • Gjinia: Femer
[AnnaBela]
#9 ne: 04-06-2009, 12:39:15
Sipas studimeve të deritashme ka dalë  se gjarpwri tokësor më helmues është një lloj që quhet Notechis sentatus, I cili  ka helm më shumë se gjarpërinjtë e tjerë. Helmi I tij është aq I fortë sa vetëm  0,6 miligram mjaftojnë për të mbytur njeriun. Kur një gjarpri të këtillë mund  t*nxirren 26.2 miligram helm, del se ai mund të mbysë 43 njerëz. Ky lloj gjarpri  jeton në Australinë veriore

  • Postime: 244
  • Gjinia: Femer
[AnnaBela]
#10 ne: 04-06-2009, 12:40:07
Ka shumë njerëz që mendojnë se  krokodili në tokë është I ngadalshëm dhe se vështirë lëviz. Kjo është një bindje  e gabuar, sepse praktika ka treguar që krokodili mund të arrijë në tokë një  shpejtësi deri në pesëdhjetë kilometra në orë. Në kontinentin e Australisë  krokodili është një rrezik I madh për popullsinë e atij vendi. Ai është aq i  shpejtë dhe i shkathët sa mund të zërë edhe ndonjë qen që ndahet nga i zoti.  Nëpër ujërat e Australisë krokodilët matin shpeshherë forcat e tyre edhe me  peshkaqentë dhe ? pësojnë kusarët e detit. Për këtë arsye peshkaqentë nuk  hynë në ato vende ku mund të ketë krokodilë.
 

Discover Albania !

Nisur nga BerniRubrika Albania Travel & Tourism

Postimi i fundit 15-10-2009, 19:31:19
nga makemoneyonline
Discover Islam.

Nisur nga LundrentariRubrika Muslim Forums

Postimi i fundit 01-12-2005, 19:36:34
nga Lundrentari