×
Hyrja
Profili

E ardhmja është Hidrogjeni

E ardhmja është Hidrogjeni

· 1 · 1187

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 12-12-2010, 23:53:48
Gazi natyror: Një urë drejt energjisë së pastër?

E ardhmja është Hidrogjeni

Gazi natyror është me bollëk dhe i pastër, por kur i shton kostot e kërkimit, magazinimit dhe shpërndarjes, ai është gjithashtu i kushtueshëm.

Kur përfshihen kostot e ndotjes nga qymyri, si kostot e shëndetit dhe shirat acidë, atëherë kostoja e energjisë elektrike të prodhuar, duke përdorur gaz natyror është në fakt më e ulët se e qymyrit. Për transportin, ai kushton më pak se benzina. Më shumë se 5 milionë automjete në botë punojnë me gaz natyror.

-Si do t'i faktorizonit kostot e jashtme në çmimin e qymyrit? A doni të ekzistojë një taksë mbi "energjinë e keqe", si dhe një subvencion për të mirën?

Qymyri dhe nafta janë kthyer tashmë në problemet më të mëdhenj energjetikë të Amerikës. Së bashku, ato prodhojnë afro 80 përqind të lëshimeve të CO2 në atmosferë dhe varësia jonë nga nafta e huaj krijon probleme dhe rreziqe shumë të mëdha. Kështu që, unë besoj se duhet të fusim në mënyrë graduale taksa për qymyrin, naftën dhe nënproduktet e saj, të themi, gjatë pesë viteve të ardhshëm, me qëllim që çdokush të ketë mundësi të përshtatet. Zgjidhjet tona parësore energjetike janë gazi natyror, energjia diellore, e erës dhe eficienca; politikat duhet të nxisin përdorimin e tyre. Dua të shtoj edhe diçka në lidhje me politikat: Teksa vendosim taksa konsumi mbi qymyrin dhe naftën, duhet të riciklojmë të ardhurat prej tyre për të eleminuar taksat mbi të ardhurat dhe kapitalin. Filozofikisht, mendoj se është shumë më mirë të taksosh konsumin që krijon kosto dhe rreziqe të mëdha për shoqërinë, se sa të taksosh punën dhe kapitalin, që ne duam të lulëzojë dhe rritet.

-A mund të përdoret rrjeti që furnizon me gaz shtëpitë e njerëzve, për të shpërndarë gaz natyror si karburant për makina?

Amerika ka një aset shumë të nënvlerësuar deri tani, rrjetin një milion milje të gazsjellësve që shpërndan gaz natyror në qytete dhe drejtpërdrejtë në 60 milionë familje amerikane. Mund të vendosësh një pajisje të vogël me kompresor në garazhdin tënd dhe të furnizosh automobilin çdo natë, me gazin natyror, që është tashmë i lidhur me shtëpinë tënde. Gazi natyror është gjithashtu i shkëlqyer për të prodhuar energji elektrike. Përpara ligjit të përdorimit të karburanteve të vitit 1978, që ndaloi përdorimin e gazit natyror për prodhim energjie elektrike, Oklahoma prodhonte mbi 80 përqind të elektricitetit me gaz natyror. Sot, afro 85% e energjisë elektrike në Singapor prodhohet prej gazit natyror dhe atje po shkojnë drejt 100 përqindëshit...

RD