E ardhmja, një botë jo njerëzore - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

E ardhmja, një botë jo njerëzore

E ardhmja, një botë jo njerëzore

· 1 · 509

  • Postime: 28056
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 04-06-2011, 16:56:59
Ray Kurzweil parashikon evolucion rrënjësor të llojit njerëzor në 50 vitet e ardhshme. Shkrirja e njeriut me makinën, së bashku me shpërthimin e menjëhershëm në inteligjencën mekanike do të sjellin një botë jo njerëzore

E ardhmja, një botë jo njerëzore

Ray Kurzweil parashikon evolucion rrënjësor të llojit njerëzor në 50 vitet e ardhshme. Shkrirja e njeriut me makinën, së bashku me shpërthimin e menjëhershëm në inteligjencën mekanike do të sjellin një botë jo njerëzore.

Ç'është singulariteti?

Singulariteti është një periudhë në të ardhmen kur ritmi i ndryshimeve teknologjike do të jetë aq i shpejtë dhe me ndikim aq të gjerë saqë ekzistenca njerëzore në këtë planet do të ndryshojë në mënyrë të pakthyeshme. Do ta kombinojmë fuqinë e trurit tonë, dijen, aftësitë dhe veçoritë e personalitetit tonë që na bëjnë njerëzor, me fuqinë e kompjuterave për të menduar, për të arsyetuar, për të komunikuar dhe për të krijuar në mënyra që tani s'mundemi t'i përfytyrojmë.

Ky bashkim i njeriut me makinën, si dhe shpërthimi i menjëhershëm në inteligjencën e makinave dhe i novatorizmave në fushat e kërkimeve gjenetike dhe në nanoteknologji, do të sjellë një botë ku nuk ekziston asnjë dallim ndërmjet biologjikes dhe mekanikes, ose ndërmjet realiteteve fizike dhe virtuale. Këto revolucione teknologjike do të na e bëjnë të mundshme t'i kapërcejmë limitet e trupit tonë të brishtë.

Sëmundjet, ato që i njohim sot, do të çrrënjosen

Duke përdorur nanoteknologjinë do të jemi në gjendje të prodhojmë pothuajse me të dëshiruar çdo produkt; urisë dhe varfërisë në botë do t'u vijë fundi, edhe ndotja do të zhduket. Ekzistenca njerëzore do të pësojë përparim të madh në evolucionin e saj. Do të jemi në gjendje të jetojmë aq sa duam. Lindja e një bote të tillë është, në thelb, singulariteti.

Si është e mundur të jemi aq afër këtij ndryshimi të jashtëzakonshëm dhe të mos e shohim? Arsyeja është karakteri përshpejtues i ndryshimeve novatore teknologjike. Kur mendojnë për të ardhmen, pak njerëz e marrin parasysh faktin që progresi shkencor njerëzor është eksponencial. Ai zhvillohet duke u shumëzuar në mënyrë të përsëritur me një konstante të pandryshueshme (10 herë, 10 herë, 10 dhe kështu me radhë) dhe jo në mënyrë lineare (10 plus, 10 plus 10 dhe kështu me radhë)...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Temat e fundit