×

Eksperimenti i Filadelfias

Eksperimenti i Filadelfias

· 3 · 1989

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 23-08-2009, 23:49:14
 Eksperimenti i Filadelfias

Në 28 tetor të vitit 1943, US Navy e Shteteve të Bashkuara vendosi që të punojë në një eksperiment të fshehtë që është bërë i njohur si "Eksperimenti i Filadelfias", ose "Projekti Ylberi". Objektivi i këtij eksperimenti ishte që të bënte të padukshme për radarët një luftanije dhe për të realizuar këtë u vendos që të përdorej anija siluruese ESS Eldridge, me të gjithë ekuipazhin e vet në bord. Testimi, në krye të të cilit ishte Doktor Franklin Reno, bazohej në teorinë e "fushës së unifikuar" të Albert Einsteinit, e cila vendoste në marrëdhënie reciproke forcat elektromagnetike dhe gravitacionale. Me anë të kësaj metode do të tentohej të bëhej e padukshme anija, duke vënë në përdorim një fushë magnetike shumë të fuqishme të realizuar nga tre gjeneratorë shumë të fuqishëm elektromagnetikë të montuar në anije dhe që do të ishin në gjendje të përthyenin dritën që reflektohej prej vetë objektit.

Pasi u aktivizuan gjeneratorët, anija u zhduk nga porti i Filadelfias për disa sekonda, nën një ndriçim verbues dhe më pas u shfaq në portin e Norfolkut, disa qindra kilometra larg. Pas pak minutash, anija u zhduk sërish dhe u rikthye mbrapsht në Filadelfia, andej nga ishte nisur. E gjithë kjo, brenda vetëm pak minutave.

Sipas disa dëshmitarëve, anija është zhdukur duke u çmaterializuar, për t'u rishfaqur më pas krejt papritur. Natyrisht, eksponentët e marinës dhe të qeverisë nuk bënë asnjë koment për atë që ndodhi dhe ashtu si gjithmonë të gjithë heshtën. Eksperimenti u përmbyll në 28 tetor të vitit 1943, por në ditarin e bordit të anijes nuk përmendej madje as që ajo ishte ankoruar ndonjëherë në portin e Filadelfias. Në të ishte shkruajtur që anija kish qëndruar e ankoruar në Nju Jork deri në datën 16 shtator, më pas nga data 18 shtator deri në 15 tetor mori pjesë në ushtrime ushtarake deri në 1 nëntor dhe në datën 3 u nis për në Kazablankë, ku mbërriti në datën 22 nëntor dhe ku qëndroi deri në fund të muajit.

Pas kësaj u nis përsëri për në Nju Jork ku mbërriti në datën 17 dhjetor dhe që aty deri në fund të muajit udhëtoi për në Norfolk. Por, gjithsesi mbetet fakti që rendi i ngjarjeve nuk është aspakt i plotë duke parë që në ditarin e bordit periudha është më e zgjatur dhe kështu që për pjesën tjetër të kohës nuk ka asnjë të dhënë.

Por, dihet se në operacione të tillë të fshehtë, qeveria amerikane ka shumë precedentë, si për shembull Projekti Manhatan, ai i prodhimit të bombës atomike, i cili mbeti top-sekret deri në momentin e përdorimit të saj.

Në vitin 1955, një astronom diletant me emrin Morris Jessup mori tre letra të firmosura me emrin e Carelos Allende, një njeri pakëz i çuditshëm i lindur në 31 maj të vitit 1925 në Pensilvani. Ai i rrëfente se kish qenë vetë dëshmitar i eksperimentit, duke zbuluar edhe detaje pak a shumë bindëse. Në vitin 1942, Allende hyri në korpusin e marinsave prej ku u largua në 21 maj të vitit 1943 dhe më pas hyri në marinën tregtare në SS Furuseth, prej ku thoshte se kish parë atë që kish ndodhur ditën e eksperimentit me anijen Eldridge. Ai rrëfente se kish parë anijen që ishte zhdukur prej molit dhe pas pak çastesh ishte shfaqur përsëri.

Letrat e Allende ishin shkruajtur në një mënyrë të çuditshme në vetvete, me gërma kapitale, pikësim të përafërt, me nënvizime dhe me ngjyra të ndryshme. Në letrën e parë të çuditshme që mori prej astronomit, Carlos zbulonte se kishte parë që gjatë eksperimentit struktura e anijes ndryshoi, u bë kaq e padukshme saqë marinarët ishin në gjendje të ecnin përmes objekteve në mënyrë të tillë që kur gjithçka u rikthye ashtu si ishte më parë, disa prej njerëzve u gjendën kush mes mureve, kush i ngecur në dysheme, shumë prej tyre u dogjën të gjallë; të tjerë u bënë të padukshëm, disa u çmendën.

Në letra nuk ishte shkruar se kush ishte letërdërguresi dhe pas kërkesës së Jessup për të marrë një përgjigje, Carlos u bë i gjallë vetëm disa muaj më vonë, por këtë herë duke firmosur me emrin Carl Allen, duke thënë se nuk mbante mend asgjë nga ajo që kishte ndodhur dhe se ndoshta do të mund t'ia dilte mbanë të kujtonte vetëm përmes hipnozës regresive. Pas kësaj sjelljeje të çuditshme të këtij njeriu, studiuesi vendosi që të ndërpriste marrrëdhëniet duke menduar se bëhej fjalë vetëm për një vënie në lojë.

Atëherë, Jessup vendosi që të vazhdonte kërkimet për llogari të tij, por pa sukses. Disa vite më vonë, në 20 prill 1959, Doktor Moris Jessup u gjet i vdekur në makinën e tij në Florida. Thuhet se ai u vetëvra për shkak të shumë problemeve personale që kishte, mes të cilave vdekja e bashkëshortes disa muaj më herët në një aksident automobilistik, si dhe vlerësimi i pakët që kishin tashmë për të kolegët e punës, në lidhje me kërkimet që ai ishte duke kryer për rastin që Allende i kish zbuluar.

Por ka nga ata që mendojnë se ai është vrarë për arsye se dinte shumë dhe se ndoshta duhej që të shmangej bërja publike e një sekreti kaq të tmerrshëm. Pas vdekjes së Jessup, një tjetër njeri shumë i çuditshëm me emrin Alfred Bielek, rrëfeu fakte edhe më të çuditshme. Ai tregonte se ishte transportuar në të ardhmen dhe se i kishin bërë një shpëlarje të trurit në Marinën Ushtarake. Personi pohoi se edhe vëllai i tij ishte transportuar në kohë në vitin 1983, duke u plakur në mënyrë shumë të shpejtë deri në vdekje dhe më pas u rilind. Këto efekte vazhduan edhe pas eksperimentit, thuhet se nga marinarët që kishin qenë në anije gjatë kohës së eksperimentit, kishte nga ata që ndërkohë që ndodhej në tryezën e bukës bashkë me familjen e tij, krejt papritur zhdukej në sy të të gjithëve, dikush ngrihej në ajër, kishte që bëheshin të padukshëm për disa orë, apo në rastet më të këqija, kishte nga ata që vetëm përmes kontaktit me persona të tjerë merrnin flakë dhe digjeshin për 18 ditë, pa arritur të shuhej flaka. Detaje të tmerrshme, por këtij rrëfimi të tij natyrisht që askush nuk i besoi, përveç disa njerëzve të bindur që prapa këtyre rasteve ka gjithmonë një bazë të vërtetë. Mbetet fakti që shumë pak njerëz mundën të shpëtojnë, ndonëse të gjithë u shtruan në spitale për probleme mendorë.

Bielek, emri i vërtetë i të cilit ishte Eduard Cameron, këmbëngulte se në atë test kishin marrë pjesë edhe Doktor Albert Einstein dhe Doktor John Von Neumann si dhe Doktor Nicola Tesla, një pohim ky ndoshta i pambështetur, pasi profesor Tesla ndërroi jetë në 7 janar të vitit 1943. Ka nga ata që besojnë se e gjithë kjo histori ka qenë thjesht një sajesë për të shkëputur vëmendjen e opinionit publik nga fakte të tjera edhe më të rëndësishme, por ka nga ata që besojnë se pas urdhërit për të shkatërruar menjëherë projektin për shkak të ngjarjeve të frikshme, eksperimenti vazhdon edhe sot e kësaj dite me emrin Projekti Montauk.

Ndoshta gjithë kjo histori ka qenë thjesht një montaturë, por mbetet fakti që në këtë çështje, dy persona të ndryshëm, me sa duket jo të shëndoshë mendërisht, rrëfejnë dy histori shumë të ngjashme mes tyre dhe me të njëjtat detaje të tmerrshme. Ka hamendësime se kjo ndodh pikërisht sepse këta dy individë të konsideruar të çmendur nga opinioni publik, janë bërë të tillë nga kushedi çfarë operacionesh të riprogramimit të memories, të kryer ndoshta pikërisht nga eksponentë të marinës apo shërbimet e fshehtë, me qëllimin për të mos lejuar hetime të mëtejshme.

RD
« Editimi i fundit: 02-05-2013, 10:40:59 nga M A X »

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 16-01-2010, 01:40:32
  Al Bielek është njeriu kyç në eksperimentin e Filadelfias dhe është nga të vetmit që ka deklaruar për vërtetësinë e saj si dhe zbulimet që janë bërë

Al Bielek, personi që i ka mbijetuar eksperimentit Filadelfia

Bielek: Eksperimenti u përdor për të udhëtuar në kohë

Al Bielek është një personazh shumë kontroversial dhe është bërë objekt sulmi nga media dhe shkencëtarë të ndryshëm në lidhje me deklaratat e tij që shpesh tingëllojnë të pabesueshme, të paktën sipas standardeve të shkencës së sotme. Materiali që do të vijojë në shkrimin më poshtë është njëra nga lekturat e tij mbajtur në Las Vegas në dhjetor të vitit 1990.

Zoti Bielek ka thënë se ai dhe Preston (Nichols) ishin dy marinarët që operonin disa aparatura speciale në bordin e Eldridge, anija e Marinës amerikane, e cila u bë e padukshme në vitin 1943 në të shumënjohurin Eksperimenti i Filadelfias. Ai deklaron se filmi "Eksperimenti i Filadelfias" në thelb është i saktë, përveç faktit kur ai dhe i vëllai u hodhën nga anija gjatë kohës që ndodhej në hyperspace. Ata nuk zbritën në të ardhmen në shkretëtirën e Nevadas, por në bazën sekrete të Montauk, NY në vitin 1984. Bielek deklaron se qeveria tentoi përsëritjen e eksperimentit 41 vjet më pas në të njëjtën datë dhe orë duke hapur një vrimë në kohë midis dy epokave. Nëse kjo vrimë nuk do të ishte mbyllur, atëherë bota mund të ishte shkatërruar.

Zoti Bielek deklaron se i vëllai vendosi të qëndronte në të ardhmen, ndërsa ai vetë ra dakord që të shkonte mbrapsht në vitin 1943 për të mbyllur vrimën duke shkatërruar pajisjet në bordin e Eldridge. Ai e kreu këtë mision dhe vrimat u mbyllën. Bielek thotë se në vitin 1984 në Montauk nëpërmjet kontaktit me alienët ata kishin një tunel kohe që ekzistonte aty.

Po ashtu, ai deklaron se gjatë kohës së eksperimentit, një ufo e cila po vëzhgonte ecurinë e eksperimentit në vitin 1943 u kap nga vrima ose nga vorbulla e energjisë dhe u transportua po ashtu në kohë në të ardhmen.

Mbas eksperiencës së tij në Eldridge, Bielek deklaron se ka punuar me njerëz të përfshirë në zhvillimin e bombës atomike, por kundërshtoi të jepte detaje mbi qëllimin e përdorimit të saj nga qeveria. Ai shprehet se qeveria e shikonte atë si një pengesë serioze dhe do ta kishin vrarë prej kohësh po të mos ishte për faktin që struktura e tij molekulare ishte e lidhur me dy vrimat në kohë në vitin 1943 dhe vitin 1984. Si rezultat i kësaj ata besonin se duke vrarë Al Bielek, do të shkaktonin një efekt shkëputës që mund të rihapte vrimat e kohës. Për të eliminuar rrezikun prej tij, qeveria përdori teknologjinë e marrë nga alienët duke i kryer një regres në moshë e në kohë dhe duke e kthyer në një fëmijë të sapolindur në vitin 1927 ku u shndërrua në djalin e familjes Bielek. Por ndërkohë, vazhdon Bielek, i vëllai i cili qëndroi në të ardhmen u mrekullua nga tuneli i kohës në Montauk. Në një farë mënyre, i vëllai përsëri u kap nga tuneli i kohës në një eksperiment tjetër dhe përsëri ata u gjendën përpara të njëjtës situatë ku nëse ai vdiste, vdekja e tij do të shkaktonte rihapje të vrimave të kohës. Dhe përsëri duke përdorur një lloj teknologjie të çuditshme të marrë nga alienët, qeveria ishte në gjendje të shkëpuste matriksin shpirt nga i vëllai dhe ta vendosnin atë në trupin e djalit të tretë të babait të tij. Në këtë mënyrë, përsëri Preston harroi se kush ishte në të vërtetë, ndonëse ata edhe në këtë rast kishin të njëjtin baba.

Pjesa e fundit e informacionit tej mase magjepsës në lekturën e zotit Bielek ishte diskutimi në lidhje me udhëtimin në kohë dhe universet paralele. Ai deklaroi se duke përdorur pajisjet që kishin shpikur, ata ishin në gjendje të identifikonin të paktën katër Toka të tjera paralele (e ngjashme me programin televiziv të kanalit Fox të quajtur Rreshkitësit, Sliders) dhe në njërën nga këto Toka paralele, Gjermania kishte fituar Luftën e Dytë Botërore.

Në një mbrëmje në Las Vegas ku ndodhej dhe Zoti Bielek ai foli për disa subjekte të tjera shumë interesante. Fillimisht ai deklaroi se të ashtuquajturit Alien "Gri" ekzistojnë dhe prej tyre ne kemi marrë disa teknologji dhe faktin tjetër që ata kanë ndër mend ta bëjnë Tokën shtëpinë e tyre të ardhshme. Po ashtu, ai deklaroi se Gritë janë duke ndjekur urdhërat e racës së Gjarpërinjve, racën e Reptilianëve nga Orioni.

Deklaroi se Orionsit e kanë shumë të vështirë jetesën në Tokë për shkak të mjedisit tonë që është aspak mikpritës për ta dhe Gritë janë duke i ndihmuar për të krijuar kushtet për Orionasit, të cilët as më pak e as më shumë kanë skllavëruar racën e tyre. Bielek shtoi se janë bërë shumë beteja në hapësirë midis Konfederatës së Planeteve dhe Grive e ET nga Orioni. Më pas ai foli rreth asaj që ka ndodhur kur u përdor tuneli i kohës në Montauk për të shkuar në të ardhmen. Ai shprehet se për disa arsye të panjohura ata nuk ishin kurrë në gjendje që të penetronin vitet 2011-2013.

Po ashtu, Bielek deklaron se teknologjia është kaq e përsosur sa mund t'ju hedhë në kohë, në një periudhë tjetër kohore dhe t'ju kthejë mbrapsht kaq shpejt sa do të dukej sikur koha s'kishte kaluar fare për ty, ndonëse ju mund të ishit bërë më i moshuar për shkak të muajve ose viteve, kohë që do kishin kaluar kur gjendeshit në kohën tjetër. Ai deklaroi se kjo ka ndodhur me të në disa raste. Kohët e fundit, kur u bë e mundur të kapërcehej e ardhmja mbas vitit 2013 dukej sikur në Tokë nuk kishte më jetë. Shpjegimi i zotit Bielek për deklaratën e tij në lidhje me vitin 2011-2013 është që nëse ne po përdorim një aparaturë fizike për të udhëtuar (sido që të jetë, udhëtim në një distancë në kohën aktuale apo në vetë kohë) në mënyrë që të arrihet destinacioni i dëshiruar, ai vend apo kohë duhet të jenë në një harmoni vibracionale me vendin nga ku nisemi. Me fjalë të tjera, ligjet e fizikës, vibracioni i materies duhet të jenë të bashkuara. Sidoqoftë konkluzioni, sipas tij, ishte që në vitin 2011-2013 Toka do të ndryshojë lëvizjen e saj vibracionale dhe do të kalojë në një dimension të ri, gjë që e bën këtë kohë të pasinkronueshme me kohën tonë aktuale. Në intervistën e tij dhënë në vitin 1990 ai është munduar t'i shpjegojë qartë të gjitha këto fakte dhe dyshimet rreth eksperimentit Filadelfia.

- Nga dëshironi që të fillojmë? Le të fillojmë me Projektin Phoenix.

Ishte një projekt që mund të konsiderohet si evolucion dhe vazhdimësi i Projektit të Filadelfias. Ky projekt ishte një përpjekje e Marinës në vitin 1930 dhe 1940 për të bërë të padukshme një anije. Ata një ditë të bukur lëvizën çelësin dhe anija u gjend në hyperspace. Gjatë eksperimentit pati shumë probleme me njerëzit në bordin e anijes. E konsideruan një sukses shumë të madh dhe një dështim shumë të madh në të njëjtën kohë dhe për këtë arsye e ndërprenë. Rreth vitit 1947 u vendos që projekti të riaktivizohej dhe u spostua ne Brookheaven National Laboratory me Dr. John Von Neumann dhe asistentët e tij. Nga Projekti Phoenix doli teknologjia Stealth për të cilën nuk flas, dot pasi nuk ka lidhje me punën time. Po ashtu nga ky projekt u prodhuan dhe shumë pajisje të vogla energjetike si në rastin e radiosondës.

- Çfarë është radiosonda?

Në dukje është një kuti e vogël e bardhë të cilën e bashkangjit në një balonë dhe e lëshon në atmosferë. Qeveria iu tha njerëzve se kjo shërbente për të mbledhur të dhëna klimaterike. Aparatura përdorte një pulsim modulues shumë të pazakontë. Në shumicën e rasteve ata përdorën një oshilator CW (valë e vazhdueshme) dhe pulsonin sinjalin. Kjo rastësisht zbuloi faktin që ishte një mënyrë shumë efikase për të shndërruar energjinë elektrike në energji eterike. Kohët e fundit kam filluar të koleksionoj radiosonda. Asnjëherë nuk kam parë një marrës, por mësova se ato disenjoheshin në Brookheaven National Labs. Fillova të flas me njerëzit në Brookheaven dhe rastësisht u takova me një xhentelmen, i cili dikur kishte punuar në atë laborator. Ai më tha se disajni fillimisht ishte hartuar nga Wilhelm Reich. Kjo gjë më tërhoqi vëmendjen. Sipas kësaj historie, përreth vitit 1947 Wilhelm Reich i dorëzon qeverisë amerikane një aparaturë të kontrollit të klimës, një aparaturë që do të kapte DOR. (DOR është energjia vdekjeprurëse e Orgonit). Reich mendonte se nëse ulte nivelin e orgonit atëherë stuhitë nuk do të ishin më të rrezikshme dhe violente. DOR është rezultati i energjisë së orgonit, e cila bie në kontakt me një burim të mbyllur radioaktiv. Kjo gjë prodhon DOR, e cila është kërcënuese për jetën. Po ashtu prodhohet edhe në atmosferë nëpërmjet proceseve të tjera. Qeveria e dërgoi aparaturën në mes të një stuhie dhe ia arriti të ulte intesitetin e saj. Kjo gjë ju pëlqeu atyre dhe i dha pikënisjen një tjetër faze të Projektit Phoenix, në të cilën ata disenjuan këto radiosonda dhe filluan t'i lëshonin ato në sasi të madhe, mbase 200 deri në 500 në ditë.

- Cilat janë frekuencat që u përdorën?

Frekuencat e përdorura janë 403 MHz dhe 1680 MHz. Ata përdornin dy frekuenca të ndryshme.

- Ato janë aktive në të njëjtën kohë?

Jo. Përdorej njëra ose tjetra. Më e hershmja që u përdor ishte ajo prej 403 MHz, plus minus 2 MHz. Ndërsa më pas filluan të përdornin 1680 MHz, plus minus 6 MHz. Sensorët e temperaturës së tyre kishin ar, argjend, platin dhe iridium. Reich përdorte sensorë që kishin ar dhe argjend përbrenda. Elementi i lagështirës është një pllakë plastike e rrethuar me argjend përreth diskut, ndërsa linjat konduktive përshkojnë kryq e tërthor pllakën. Ata vendosin një përzierje të çuditshme kimike në atë pllakë. Në ndryshim me matësit e tjerë të lagështirës, rezistenca shtohej sa më shumë lagej. Ajo që ne po teorizojmë në këtë pikë është që termistori (sensori i temperaturës) vepron si një antenë DOR jashtë faze. Sensori i lagështirës vepron si një antenë për orgonin; sensori i presionit është në thelb ai që ata e quajnë çelësi i rezervuarit që në fakt është një çelës i presuar dhe sensitiv ciklik. Aparatura shkatërron DOR dhe prodhon orgonin. Transmetuesi konsistonte në dy oshilatorë ku njëri prej tyre do të vepronte në frekuencën mbajtëse (403 deri në 1680), ndërsa i dyti, i cili ishte thjesht një oshilator prej 7 MHz i vendosur në elektrodën e oshilatorit mbajtës. Rezultati ishte që oshilatori prej 7 MHz do pulsonte ndiz e fiku gjithë kohës.

- Po ç'lidhje ka kjo që po ndodhte me projektet e tjera?

Qeveria nuk mund t'i thoshte publikut që këto ishin aparatura që komandonin klimën. Çfarë po shikojmë këtu tani është në fakt ajo që shënoi zanafillën e të ashtuquajturit Projekti Montauk, i cili ishte një kombinim i punës së Wilhelm Reich dhe Eksperimentit të Filadelfias. Ishin dy projekte të ndara nga njëri tjetri që zhvilloheshin në Phoenix 1. Pra, kishin aspektin e padukshmërisë dhe kishim kontrollin e klimës të Wilhelm Reich. Nga fundi i projektit Phoenix duke përdorur disa nga konceptet e Wilhelm Reich dhe disa nga skemat e transmetimit të përdorura më parë në projektin e radiosondave ata zbuluan se mund të kombinonin dy faktorët dhe t'i përdornin ato për KONTROLL TË MENDJES. Qarqet qeveritare mbase do të përdornin termin "alterim të sjelljes", por në fakt nuk ishte gjë tjetër veçse kontroll i mendjes.

- Kjo ishte ajo që përbënte Projektin Montauk?

Jo. Phoenix 1. Mbasi qarqet politike mësuan të vërtetën se ç'po ndodhte u përpoqën ta mbyllnin si projekt. Por njerëzit që po e zhvillonin iu drejtuan ushtarakëve dhe i propozuan atyre idenë që të mund ta përdornin për të influencuar mendjen e armikut. Natyrisht që ushtarakët e pëlqyen shumë këtë ide dhe iu lejuan atyre që të përdornin Montauk Air Force Base.

Midis pajisjeve që u kërkuan ishte dhe një sistem radari SAGE, i cili ndodhej në bazë. Baza u mbyll dhe çdo gjë u shit në ankand. Grupi më pas lëvizi në Brookheaven Labs. Aty filloi ajo që u quajt Phoenix 2. Ata shpenzuan dhjetë vitet e para, pothuajse nga 1969 deri në 1979 duke bërë kërkime tërësisht mbi kontrollin e mendjes. E filluan punën duke marrë burimin e valëve të radarit SAGE dhe moduluar valën speciale që iu kishte treguar Reich gjatë procesit të manipulimit të klimës dhe e kombinuan atë me diçka që kishin vënë re gjatë Eksperimentit të Filadelfias. Ata transmetuan me një valë pothuajse 406 MHz. Kjo "kërcente" mbi frekuencat dhe ndryshimet në fazë. Ata përdorën një koncept amplidine në të cilën ndodhin disa stazhe pulsimi të moduluar.

- Pra Phoenix 2 filloi në vitin 1969?

Po, në përiudhën midis vitit 1969-1971. Phoenix 1 u zhvillua nga viti 1948 deri në vitin 1968. Pjesa e parë e projektit mbi kontrollin e mendjes konsistonte në marrjen e një individi dhe ta bënte atë të qëndronte 250 këmbë larg antenës. Radari SAGE kishte një energji interval pulsimi prej 0.5 MW, ndërsa antena një përforcim prej 30 db. Kjo do të thotë një radar efektiv prej të paktën 1 gigavat. A e merrni me mend se çfarë mund t'i shkaktojë kjo njeriut? Mendoj se është një mrekulli që ata njerëz janë akoma aty. Kjo djeg komplet funksionet e trurit, krijon dëme neurologjike, të çara në mushkëri nga nxehtësia. Ata e provuan këtë gjë me një numër të caktuar njerëzish disa prej të cilëve i mbijetuan eksperimentit.

- Kush ishte i ngarkuar me projektet në atë kohë?

Dr. John Von Neumann dhe Jack Pruett.

- Ky është Phoenix 1?

Jo, ky është Phoenix 2 dhe 3. Në vitin 1944 ishte një tren amerikan trupash që lëvizte në një tunel hekurudhe franceze dhe mbante 10 miliardë $ ar të nazistëve, të cilët e kishin gjetur. Treni u shpërthye brenda në tunel duke vrarë 51 ushtarë amerikanë. Floriri u shfaq përsëri 10 vjet më pas në Montauk. Kjo gjë duhet verifikuar. Ato para u përdorën për të financuar projektet për shumë vite pasi vlera e arit vazhdoi të ngrihej. Ata shpenzuan edhe gramin e fundit dhe përfunduan pa para. Në këtë moment hodhën sytë nga ITT. ITT ishte pronë e Krupp në Gjermani. Përsa i përket personelit shumë nga civilët dhe shkencëtarët ishin ish-nazista, të cilët erdhën nga Gjermania para dhe pas lufte. Projekti ishte nën survejimin e qeverisë amerikane. Komuniteti i inteligjencës e dinte mirë se çfarë po ndodhte dhe CIA, ashtu si dhe agjenci të tjera, monitoronin çdo gjë me kujdes. Fusha e lojtarëve të cilët vepronin në bazë ishte e vogël, midis 30-50 personave. Fondet ishin komplet private. Mbas vitit 1983, senatori Goldwater zbuloi se çfarë po ndodhte dhe filloi një hetim. Ai nuk mundi të gjente asnjë gjurmë fondesh qeveritare. Pruett ishte drejtori metafizik i projektit. Ai ishte pjesë e Forcave Ajrore. Kur ai u largua vendin e tij e zuri Dr. Herman C.Untermann. Ata kishin një ekspert elektronik, Dr. Mathew E. Zerrett, i cili erdhi nga Gjermania në vitin 1946 së bashku me Werhner Von Braun. Mbase arsyeja që iu mbaruan paratë ishte se ata kishin 25 baza të tjera në territorin e USA për të financuar. Baza më e fundit u mbyll në vitin 1983, në 12 gusht. Baza në Montauk ku të gjitha stacionet morën referencën e kohës zero u mbyll dhe po ashtu dy bazat e tjera të mbetura u mbyllën fill mbas saj.

- Po në lidhje me efektet e mendjes?

Me aq sa më kujtohet nga programi, duke qenë se isha pjesë e tij, jam bërë subjekt i fushës së kontrollit të mendjes jo që në fillim të programit (sepse fillimisht ata më donin për aftësitë e mia sensitive), por më vonë më caktuan detyrën e indoktrinimit të rekrutëve të rinj. Prova e parë rezultoi një dështim i vërtetë. Ju thashë atyre se nuk doja të kisha më të bëja me programin dhe ata më vunë përpara një aparature me rreze që më shkaktoi shumë dëme. Më në fund dikush tha: "Fikeni se ky do na ngeli në dorë" dhe ata e fikën. Të tjerë u dëmtuan shumë më tepër se unë. Efektet në përgjithësi ishin shumë negative. Mund të të digjej truri.

- A keni dijeni për ndonjë person aktual që ka kaluar nëpër këtë programim?

Kam parë disa të tillë gjatë viteve. Ka një rutinë shumë specifike identifikimi që mund të dedektohet nëse jeni të ndjeshëm aq sa duhet. Mund të dalloni një person që ka qenë subjekt i programit Montauk "pesë milje larg". Kam parë pothuajse një duzinë njerëzish të tillë në zonën e Long Island, New York.

- Po në lidhje me Von Neumann?

Ai vazhdonte të ishte gjallë deri në vitin 1989. Neumann ka patur disa telashe me qeverinë si dhe disa probleme të tipit ndarje e personalitetit në vitin 1977 kur dha dorëheqjen si drejtor dhe u bë këshilltar. Qeveria iu tha të gjithëve se ai vdiq në vitin 1956. Por në fakt, qeveria vazhdonte të bashkëveprojë me të.

- A iu dha ndonjërit nga subjektet e Montauk droga tropike?

Jo s'besoj...Ata përdornin një lloj droge që ishte përdorur më parë në lidhje me programimin Reich për ta bërë subjektin më të ndjeshëm ndaj transmetimit. Nuk më kujtohet emri i drogës. Efekti i drogës ishte i tillë që e bënte subjektin disa herë më të ndjeshëm seksualisht.

- A e morën ata këtë karrigen e alterimit të mendjes nga alienët?

Prototipi u mor nga alienët. Përtej kësaj ne jemi të paqartë. Kjo karrige ishte në esencë një amplifikator i mendjes. Qeveria merrte individë të trajnuar dhe i ulte në karrige dhe gjeneronte forma mendimi, të cilat aplifikoheshin dhe transmetoheshin. Ata mund të transmetonin sinjalin dhe i kalonin njerëzit në një gjendje para orgazme gjatë së cilës ata bëheshin të ndjeshëm (marrës) ndaj programimit. Punonte shumë mirë dhe u zbuluan dhe aftësi të tjera. Ata zbuluan se kjo mund të funksiononte dhe në kohë. Morën një individ të trajnuar shumë mirë psiqikisht dhe e ulën në karrige dhe gjeneruan një formë mendimi të një vorbulle, e cila lidhi vitin 1947 me vitin 1981. Ky ishte me saktësi rezultati që u arrit, pra u gjenerua një tunel kohe në të cilin ata mund të ecnin fare kollaj. Në atë kohë më kujtohet jepej një film serial në televizion dhe që paraqiste këtë koncept në mënyrë shumë të përpiktë. Këto ishin disa nga aftësitë e aparaturës. Ata filluan të shkonin para e mbrapa në kohë. Kjo ka qenë faza e fundit e projektit Phoenix.

- Kur u ndërtua kjo makinë kohe?

Rreth vitit 1979 ose 1980 ishte tërësisht operative. Ky transmetues kishte energji të mjaftueshme për të përkulur vazhdimësinë hapësirë-kohë. Individi në karrige duhej të sintetizonte funksionin e vorbullës sepse ata nuk kishin aftësitë teknike për ta bërë këtë gjë. Ndërsa tani mund të sintetizohet në mënyrë mekanike. Ata bënë dhe gjëra të tjera. (Me fjalën ata, Al Bielek i referohet grupit që drejtonte eksperimentet që siç del nga shkrimi ishin shkencëtarë, qeveria dhe agjencitë e inteligjencës). P.sh. individi i ulur në karrige mendonte për ndonjë krijesë dhe krijesa materializohej. Pra, ata kishin pothuajse fuqinë për të krijuar një qenie. Por problemi që doli ishte që qenia e krijuar qëndronte e materializuar për aq kohë sa ishte i ndezur amplifikatori. Nganjëherë energjia ishte midis gigavat dhe terravat. Shumë e fuqishme. Vorbulla mund të arrijë edhe një diametër prej 5 miljesh.

- A mund ta përshkruani si duket kjo?

Dukej si një tunel spiral i ndriçuar përgjatë gjithë gjatësisë së tij. Fillon të ecësh në këtë tunel dhe krejt papritur të thith brenda. Në fakt, nuk ecën brenda tij por shtyhesh. Në këtë mënyrë mund të shkosh kudo në kohë dhe hapësirë. Muret ishin solide por si me vrima. Forma e tij nuk ishte e drejtë por si turiele.

- Nëse dikush do të fikte aparaturën, mund të mbetesh ose të ngecësh në destinacionin hapësirë kohë?

Po. Mund të mbetesh aty.

- Kush është koha më e largët që dikush ka udhëtuar në të ardhmen?

10.000 e.s.

- Pra, çdo gjë është e fiksuar deri në vitin 10.000 të erës sonë?

Po. Është një realitet si ëndërr. Në fakt askush nuk ka arritur të perceptojë një të ardhme tangente mbas vitit 2012 të erës sonë. Duket sikur ka një si mur i ngjeshur që ska asgjë nga ana tjetër. Profecitë flasin për një ndryshim në tokë rreth asaj periudhe. Kjo është interesante apo jo?

- A mund të projektosh veten tënde 2 orë në të ardhmen dhe të takohesh me veten tënde?

Po, vetëm se është shumë e rrezikshme. Personi që ecën në tunel është jashtë faze me personin i cili del nga ana tjetër. Kjo gjë ka ndodhur. Rezultati ishte që personi u karbonizua në vend.

- A iu kanë dhënë ndonjëherë armë me vete për ta përdorur në rast rreziku?

Ata nuk kishin pse. Vorbulla mund të programohet në atë mënyrë që të ndjekë personin dhe në rast rreziku ata mund ta sillnin atë mbrapsht menjëherë. Çdo gjë ndiqej nëpërmjet një monitori. Pra në këtë mënyrë ata siguruan një portë kohe funksionale. Më kujtohet njëherë një situatë kur nga një portë e tillë erdhi dhe një monster e frikshme dhe të gjithë në dhomë u trembën për vdekje. Menjëherë fikën transmetuesin. Por krijesa hëngri gjithë njerëzit dhe aparaturat që ndodheshin aty. Atyre iu desh të shkonin mbrapa dhe të fiknin njësinë në Filadelfia në mënyrë që të fikej njësia dhe në të ardhmen. Vetëm kështu mund të ndalonin atë krijesë në vitin 1983. Kjo ka ndodhur në 12 gusht 1983. Vorbulla u fiksua në testin e 12 gushtit 1983 duke formuar një lak kohor. E gjitha ndodhi sepse dikush vendosi mendimin në mendjen e operatorit që ndodhej i ulur në karrigen që të gjeneronte atë krijesë. Ishte një përpjekje për të sabotuar projektin. Shumë njerëz mendonin se projekti kishte shkuar shumë përtej caqeve. Kur punoja për ta nga viti 1971 dhe 1983 ndihesha gjithmonë i lodhur. Ajo që bënin ata ishte që në momentin që mbaroja misionin tim ata më kthenin mbrapa në kohë vetëm një milisekondë përpara. Nga një këndvështrim dukej sikur nuk kisha shkuar askund. Natyrisht që kur ndërpreva punën aty, çdo gjë u ndalua. Nëse shkoni mbrapa tek fundi i Eksperimentit të Filadelfias që ishte strumbullari i të gjithë historisë do të shikoni që gjërat u manovruan në atë mënyrë që dukej qartë që mbrapa tyre qëndronte një forcë e madhe e përfshirë në gatimin e asaj çorbe, sepse asgjë e keqe s'do të kishte ndodhur nëse nuk do kishin koinciduar dy data të errëta në harkun kohor të 40 viteve; projekti i njohur si Eksperimenti i Filadelfias ose Projekti Rainbow në vitin 1943 dhe Projekti Montauk në vitin 1983. Do më duhet të shtoj diçka këtu. Është një pikë poshtë në pothuajse 2/3 tunelit të kohës ku personi që është duke e përshkuar percepton një si zhurmë të madhe. Ndërgjegjja e personit lë trupin. Ka një tendencë për të parë gjërat më me detaje. Jam i sigurt që kishte diçka inteligjente aty. Kur shikoj me vëmendje eksperiencat e mia jam i sigurt që aty ka patur diçka inteligjente. Por e kam të vështirë ta përcaktoj se çfarë ishte. Ajo që ata po përpiqeshin të bënin në Montauk ishte stabilizimi i procesit të perceptimit që ndodhte gjatë shkëputjes së ndërgjegjes nga trupi. Në një farë mënyre ata përpiqeshin ta manifestonin këtë fenomen, por nuk e di se kush ishte qëllimi i vërtetë.

Përgatiti

KLARITA BAJRAKTARI

RD

  • Postime: 22764
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 02-05-2013, 10:40:25
Misteri i cili në SHBA mbahet si një nga sekretet më të mëdha. Njërëzit që morën pjesë në eksperiment u ndodhën shumë fatëkeqësi. Shkencëtarët më të famshëm morën pjesë në atë që mund të quhet “bashkëpunim me alienët”

 

 

Eksperimenti i Filadelfias është një legjendë e përhapur ndërmjet mbështetësve  të teorisë së komplotit. Sipas saj në 28 tetor 1943 një  anije amerikane do të zhvillonte një eksperiment  sekret në portin e Filadelfias,në Pensilvani duke bërë që të zhduket anija nga lufta. Kjo “zhdukje” do të bëhej në saj të teknologjisë së përdorimit të magnetëve të fuqishëm  dhe duke e rishfaqur atë ne distance prej qindra kilometrash më larg.

Sipas asaj që thuahet në media, në 28 tetor 1943 anija nga marina ushtarake amerakane e quajtur “USS Eldridge” do të përdorej për një eksperiment nga Dr. Franklin Reno në të cilin do të mernin pjesë edhe shkencëtarë të ndryshëm ku përmenden Albert Ajnshtain dhe Nikola Tesla. Si bazë për eksperimentin do të përdorej teoria e fushës së unifikuar të Ajnshtainit  që nënkupton një lidhje reciproke , ndërmjet forcës ovale, elektro magnetike dhe forcës së gravitetit. Qëllimi ishte që gjatë zhdukjes së anijes të bëhej e mundur shmnagja e radarëve. Kjo do të bëhej e mundur falë  padukshmërisë që do të kishte anija, ku një sistemi që do krijonte fushën elektromagnetike rreth anijes për të krijuar efektine padukshmërisë do të kryente të gjithë procesin.

Pas kësaj fshiheshin edhe qëllime të tjera, ndër të cilat mund të përmendet eksperimenti i një aparature në gjëndje  që të bëjë të udhëtojnë në kohë persona dhe objekte. Duke bërë që të lëviznin në kohë objektet dhe njerzit do të jepej mundësia që anija të lëvizte në një vend tjetër pa u kapur nga syri i njerzëve dhe i radarëve.

Si ndodhi

Nëpërmjet tre gjeneratorëve elektromagnetik me fuqi shumë të lartë anija u zhduk për disa sekonda dhe pati dëshmi të një rishfajje që Nolfork, 600 km larg Filadelfias, shtet në SHBA. Sipas dëshmive në mediat amerikane asnjë prej qeveritarve dhe pjestarët e forcave ushtarake nuk e komentoi eksperimentin që la me gojë hapur qindra njerëz. Vetë, media në atë kohë është  ndalur të publikoj lajmi por falë arkivave të sakta mediat e kanë treguar histroinë pas viteve 1980.

Të gjithë të pranishmit që morën pjesë në këtë eksperiment u ndodhën shumë fatëkeqësi. E para çdo antarë i ekuipazhit ju bë një lavazh truri duke përdorur injeksione të ndryshme dhe tortura fizike.

Hipotezat

Vite më vonë pati përsëri studime rreth këtijë eksperimenti dhe u hodhën hipoteza të ndryshme rreth vërtetësisë së tij. Një hipotezë lidhet me mundësinë që personazhet në këtë ngjarje të kenë qenë Alienë (UFO). Sipas një tjetër hipoteze të ngritur nga  Charles Berlitz autor në librin e tij “Pa gjurmë” ngjarja e Filadelfias lidhet me misterin e trekëndëshit të Bermudës por kjo hipotezë hidhet poshtë pasi Filadelfia gjeografikisht ndodhet me qindra kilometra larg zonës ku mendohet se gjendet Trekëndëshi i Bermudës. Githashtu është deklaruar se ky eksperiment nuk është zhvilluar fare pasi nuk gjendet asnjë gjë e dokumentuar në arkivat ushtarako –civil, kjo mosekzistencë dokumentash tregon mospërputhje me legjenden e këtij eksperimenti.

gazeta standard