×
Hyrja
Profili

EmDrive - Nje projekt premtues qe mund te revolucionarizoje udhetimet hapesinore

EmDrive - Nje projekt premtues qe mund te revolucionarizoje udhetimet hapesinore

· 1 · 327

  • Postime: 26690
  • Gjinia: Mashkull

ne: 11-05-2020, 13:52:06
 

Udhëheqësi i projektit EmDrive të NASA-s Harold White do t’i bashkohet një institucioni jofitimprurës, që ka për qëllim ndërtimin e teknologjive për të mundësuar udhëtimin e njerëzve nëpër sistemin solar dhe përtej.

Fizikani 54 vjeçar Harold White e ka përkushtuar karrierën e tij në hulumtimin e koncepteve të ndryshme, të cilat mund t’ju mundësojnë njerëzve udhëtimin nëpër sistemin solar dhe në hapësirat e pazbuluara ndëryjore. Raketat konvencionale janë shumë të ngadalshme për të mbuluar këto largësi të mëdha, andaj White është përqendruar në zgjidhje më ekzotike si p.sh. njësi të diskut të kompjuterëve më të shpejtë se drita dhe motorë me vakum kuantik, të cilët marrin shpejtësinë nga vetë koha-hapësira.

Shkencëtari White e la punën për NASA në dhjetor të vitit të kaluar për t’iu bashkuar Institutit Limitless Space, një institut jofitimprurës nga Houstoni, i cili financohet nga grante të ndryshme për të hulumtuar dhe përshpejtuar mundësinë e eksplorimit ndëryjor nga ana e njerëzve.


White do të udhëheqë hulumtimet në ketë Institut që në fakt vijnë nga puna e tij në NASA me makinën Em Drive, e ashtuquajtura “makina e pamundur” e cila prodhon energji pa propelerë, duke gjuajtur radio valë brenda një koni metalik. Testi i krijuar i EmDrive nga White dhe kolegët e tij ishte një kon nga bakri me maje të hapur. Gjatë testeve kjo makinë u vendos në një dhomë vakumi, dhe një tjetër pajisje jashtë dhomës po dërgonte mikrovalë antenave brenda konit. Se si këto mikrovalë gjenerojnë energji brenda konit, është temë e debateve të ndryshme teorike, shkruan “Wired”, transmeton KOHA.

Sidoqoftë nëse EmDrive apo ndonjë makinë e ngjashme funksionon në praktikë, kjo do të jetë një shtytje e madhe për eksplorimin hapësinor. Nuk do të duhet më mbajmë lëndën djegëse me vete, gjë e cila na kufizon shumë atë se sa larg mund të udhëtojmë në hapësire. Gjithashtu kjo makinë do të mund të prodhojë shumë më shumë energji se sa një makinë konvencionale. Pra EmDrive apo makina të ngjashme, nëse funksionojnë, do të na hapin dyert drejt udhëtimit ndëryjor. Më makina konvencionale duhen me mijëra vite për të arritur deri të ylli i parë më i afërt. Nëse dëshirojmë të arrijmë deri tek yjet, na duhen makina të cilat demistifikojnë fizikën fondamentale, duke përdoru vakumin kuantik, thotë White.

Nuk është e vështirë të shihet pse shumë organizata hulumtuese nuk merren me projekte të cilat Instituti Limitless planifikon te financojë. Këto projekte janë vetë definimi i rrezikut të madh, shpërblimit të madh. Gjithashtu mund të duken pak idealiste gjersa NASA ende po ka vështirësi të dërgojë njerëz në hënë. Por White beson se hulumtimi i këtyre teorive do të jetë gjë e mirë për të gjithë, pra edhe për jetën në në toke.

“Duke u përpjekur të arrijmë gjëra të mëdha, mund të zbulojmë teknologji të cilat na ndihmojnë edhe sot në jetën tonë të përditshme. Qëllimi mund të jetë udhëtimi ndëryjor, por hulumtimi i këtyre gjërave na bën që të shtyjmë kufijtë e asaj që kemi menduar se është e mundur. Dhe gjatë këtij procesi, mund të kuptojmë gjëra të cilat do të përmirësojnë edhe jetën tonë në tokë,” ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Temat e fundit