Evolucion vs. Kreacion - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Evolucion vs. Kreacion

Evolucion vs. Kreacion

· 2 · 682

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 20-10-2011, 00:07:59
Cila është baza e evolucionit njerëzor sipas evolucionistëve? Ata shkruan skenarin e evolucionit të njeriut, duke përpunuar disa kafka, që i përshtateshin qëllimit të tyre. Historia e vërtetë është shumë e ndryshme

Skenari i krijuar për evolucionin njerëzor

Nuk ekziston asnjë mekanizëm në natyrë që i bën gjallesat të evoluojnë. Gjallesat erdhën në ekzistencë jo si rezultat i një procesi evolutiv, por u shfaqën krejt papritur me strukturën e tyre prezente. Pra, ato u krijuan. Prandaj është e qartë se, evolucioni i njeriut është një histori që nuk ka ndodhur kurrë. Por, cila është baza e kësaj historie sipas evolucionistëve?

Kjo bazë është ekzistenca e shumë fosileve, mbi të cilat evolucionistët janë në gjendje të ndërtojnë interpretime imagjinare. Gjatë gjithë historisë, më shumë se 6,000 specie majmunësh kanë jetuar në tokë. Këto specie, shumica të zhdukura (sot në tokë jetojnë vetëm 120 specie majmunësh), përbëjnë një burim të pasur për evolucionistët.

Ata shkruan skenarin e evolucionit të njeriut, duke përpunuar disa kafka, që i përshtateshin qëllimit të tyre. Sipas tyre, këto krijesa evoluan me kalimin e kohës dhe disa prej tyre u bënë majmunët e sotëm, ndërsa grupi tjetër ndoqi një tjetër rrugë evoluimi, duke evoluar në njerëzit e sotëm.

Të gjitha zbulimet paleontologjike, anatomike dhe biologjike kanë treguar se kjo që pretendohet nga evolucionistët është po aq fiktive dhe e pavlefshme sa të gjitha pretendimet e tjera të tyre. Përveç pikturave të falsifikuara me paramendim, asnjë provë e saktë nuk është paraqitur për të argumentuar lidhjet midis majmunit dhe njeriut.

Të dhënat fosile na tregojnë se, gjatë gjithë historisë, njerëzit kanë qenë njerëz, ndërsa majmunët majmunë. Disa prej fosileve, për të cilat evolucionistët pretendojnë se janë stërgjyshërit e njeriut, i përkasin racave njerëzore që kanë jetuar deri vonë, rreth 10,000 vjet më parë dhe pastaj u zhdukën. Për më tepër, shumë komunitete njerëzore që jetojnë sot kanë të njëjtat karakteristika dhe paraqitje fizike si ato të racave njerëzore të zhdukura, për të cilat evolucionistët thonë se janë stërgjyshërit e njerëzve. Të gjitha këto janë prova të qarta që tregojnë se njeriu nuk ka kaluar kurrë nëpërmjet një procesi evolucioni në ndonjë periudhë të historisë. Më e rëndësishmja është se ka diferenca të shumta anatomike midis majmunëve dhe njerëzve dhe askush nuk mund të ketë ardhur në ekzistencë nga një proces evolutiv. Bipedaleteti (dykëmbshmëria) është një prej tyre dhe është një nga tiparet më të rëndësishme që e dallon njeriun nga kafshët...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Temat e fundit