Fakte që nuk i dinit për veten - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Fakte që nuk i dinit për veten

Fakte që nuk i dinit për veten

· 1 · 544

  • Postime: 28043
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 25-08-2011, 01:11:51
Trupi i njeriut është një makineri perfekte e mbushur me lëngje, e cila lëviz dhe përzien kimikate nga më të ndryshmet me përpikshmëri, duke koordinuar dhe krijuar çdo gjë, që nga kujtesa e deri tek mukoza

Fakte që nuk i dinit për veten

Trupi i njeriut është një makineri perfekte e mbushur me lëngje, e cila lëviz dhe përzien kimikate nga më të ndryshmet me përpikshmërinë më të madhe, duke koordinuar dhe krijuar çdo gjë, që nga kujtesa e deri tek mukoza. Këtu janë analizuar disa nga misteret e çuditshme, komplekse dhe jashtëzakonisht të bukura që përcaktojnë mirëfuksionimin e trupit njerëzor.

Lëkura ka katër ngjyra

Të gjitha llojet e lëkurave pa përjashtim do të dukeshin të bardha nëse trupi nuk do t'i shtonte ngjyrat. Enët e gjakut që ndodhen shumë afër sipërfaqes së lëkurës i shtojnë asaj një ngjyrë të kuqe të lehtë, e cila del më në pah kur ndihemi të turpëruar. Një pigment i verdhë i prodhuar nga vetë trupi i jep një ngjyrë më natyrale dhe në fund, melamina ngjyrë sepie, e cila krijohet si kundërpërgjigje ndaj rrezeve ultravjollcë bën që ngjyra e lëkurës të nxihet. Këto katër tonalitete përzihen në proporcione të ndryshme tek çdo njeri, duke krijuar kështu ngjyra të ndryshme lëkure për të gjithë njerëzit në Tokë.

E gjithë bota qesh bashkë me ty

Studimet e fundit kanë treguar se ashtu siç hapja e gojës shkakton të njëjtën sjellje tek dikush që ke përballë, e qeshura është gjithashtu një sinjal social për t'u imituar. Të dëgjosh dikë duke qeshur bën që të stimulohet një zonë e veçantë e trurit përgjegjëse për lëvizjet e fytyrës. Imitimi i mimikës luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në ndërveprimet sociale. Sinjalet për të teshtirë, për të hapur gojën, për të qeshur apo edhe për të qarë janë mënyrat më të mira që zgjedh trupi njerëzor për të krijuar lidhje të ngushta dhe të forta sociale brenda një grupi.

Mendje e madhe me gojë të vogël

Evolucioni nuk është aspak perfekt. Nëse do të ishte, ne do të na ishin dhënë krahë për të fluturuar dhe jo dhëmbë të dalë. Dhëmbët e dalë nuk kanë qenë gjithmonë thesar parash për dentistët, pasi në kohët e lashta ato ishin shumë të nevojshme për të kafshuar dhe përtypur mishin. Megjithatë, studimet tregojnë se teksa trutë tanë zmadhohen, ndryshon edhe struktura e nofullës, duke zvogëluar gojën dhe duke na lënë me disa dhëmbë të dalë që kushtojnë shtrenjtë për t'u rregulluar.

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

Temat e fundit