×
Hyrja
Profili

Fluturimi i fundit i “Atlantis”

Fluturimi i fundit i “Atlantis”

· 4 · 443

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 09-07-2011, 09:32:32
Atlantis është anija e fundit që shkon në hapësirë duke shenjuar fundin e një programi 30 vjecar që nisi me entuziasëm më 12 prill të vitit 1981.
Atlantis është anija e fundit që shkon në hapësirë duke shenjuar fundin e një programi 30 vjecar që nisi me entuziasëm më 12 prill të vitit 1981.

Asokohe festoheshin 20 vitet e mbërritjes së njeriut të parë në hapësirë, rusit Juri Gagarin.

ISS-135 u nis nga Cape Kanaveral në Florida dhe gjatë misionit 12 ditor do të zbarkojë në hapësirë 3.5 ton furnizime të nevojshme.

Së bashku me dy anijet e tjera të dala në pension, sic shkruajnë mediat botërore, Atlantis do të vendoset në muze.

Me 33 misionet e saj, Atlantis është anija që ka fluturuar më shumë në hapësirë pas Discovery që numëron 35 fluturime. Në bordin e saj janë 4 astronautë, të gjithë rreth të 50-ve.

Fundi i programit lë SHBA-në pa anijet e saj kozmike. NASA do të përqendrohet në eksplorimin e thellë të hapësirës. Agjencia po punon me disa kompani të tjera amerikane për të zhvilluar mjete të tjera transporti në hapësirë që do të zëvendësonin anijet kozmike.

Deri sa kjo të ndodhë do të jenë Sojuzet ruse që do të transportojnë astronautë amerikanë në stacionin ndërkombëtar të hapësirës ndërsa furnizimet do të bëhen nga anijet ruse, europiane dhe japoneze.    /top channel

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 10-07-2011, 20:00:16
“Atlantis” mbërrin në ISS

“Atlantis”, anija hapsinore amerikane e nisur ditën e premte për të kryer misionin e saj të fundit, mbërriti me sukes në stacioni hapsinor ndërkombëtar.
Në bord të “Atlantis” ndodhen katër astronaut, mes të cilëve edhe një femër. Anija transportoi drejt stacionit hapsinor rreth 3 ton ushqime e furnizime të nevojshme.

“Atlantis” do të qendrojë për të paktën një javë në ISS (International Space Station) e më pas do të rikthehet në tokë, për t’u “kycur” më në muze bashkë me anijet e tjera të NASA-s.

Ky vendim lë Shtetet e Bashkuara praktikisht pa anije kozmike. NASA i është përkushtuar një programi bashkë me disa kompani të tjera amerikane për zhvillimin e mjeteve fluturuese të afta të eksplorojnë më në thellësi hapësirën dhe të zëvendësojnë anijet kozmike.

Por deri atëherë, NASA do të përdorë anijet kozmike ruse, europiane dhe japoneze për misionet e saj. /top channel

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#2 ne: 12-07-2011, 09:48:07
Zgjatet misioni i “Atlantis”

Zgjatet më një ditë më shumë misioni i fundit në hapësirë i anijes kozmike të NASA-s, “Atlantis”.
Katër anëtarët e ekuipazhit të anijes kozmike po shkarkojnë 5 ton materiale për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) dhe për ta kryer këtë, sipas përllogaritjeve u duhet me shumë kohë.

Pas këtij ndryshimi, “Atlantis” do të qendrojë në hapësirë 13 ditë dhe do të rikthehet në tokë së bashku me ekuipazhin një ditë më vonë, pra më datë 21 korrik. /top channel

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 22-07-2011, 10:39:18
Atlantis kthehet me sukses në tokë

Anija hapësinore Atlantis është ulur në tokë, duke i dhënë kështu fund programit hapësinor 30-vjecar amerikan.
Mjeti u ul në bazën Kennedy Space Center, me rrotat që prekën pistën vetëm pak momente para lindjes së diellit.

Anijet e NASA-s kanë shërbyer si instrument për ndërtimin e stacionit hapësinor dhe janë përdorur për të mirëmbajtur teleskopin Hubble.

“Anija ndryshoi mënyrën se si ne shohim botën dhe ndryshoi mënyrën se si ne shohim universin”, ka deklaruar komandanti Chris Ferguson pas uljes në tokë.

“Sot ishte një ditë shumë emocionuese, por një gjë është e padiskutueshme: Amerika nuk do të ndalojë kurrë së eksploruari”, ka shtuar ai.

Tërheqja e anijes ikonë dhe anijeve të tjera të NASA-s u urdhërua nga qeveria e Shteteve të Bashkuara, për shkak edhe të kostos së lartë të mirëmbajtjes. /tch
 

Fluturimi i Lakuriqit te Nates

Nisur nga fotushiRubrika Biologji / Kimi

Postimi i fundit 07-09-2010, 02:09:12
nga mejrem