×
Hyrja
Profili

Fotot më të mira të ruajtura nga Bill Gates

Fotot më të mira të ruajtura nga Bill Gates

· 1 · 335

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 24-06-2011, 18:49:13
11 milionë foto janë të ruajtura në zemër të një mali në Pennsylvania, në një temperaturë nën zero. Kujt ia detyrojmë këtë çmenduri largpamëse? Bill Gates që ka vënë nën mbrojtje një prej arkivave më të rëndësishëm të botës

Fotot më të mira të ruajtura nga Bill Gates

Didaskalia e quan akoma Cassius Clay dhe imazhi e projekton tashmë midis ikonave të kohës tonë. Është i madhërishëm dhe i tmerrshëm, i ngulur me këmbë të hapura mbi të varfrin Sonny Liston, që ka rënë përtokë në minutën e parë të raundit të parë. E kemi parë mijëra herë, të stampuar dhe të dyfishuar në formate mignon apo extralarge. Por negativi është një i vetëm, është i datës 25 maj 1965 dhe për ta mbajtur midis gishtave nuk mbetet veçse të shkohet deri në Pittsburgh, të merret Interstate 79 dhe të humbitet midis pyjeve të Pennsylvania. Sepse këtu, në heshtjen e kontesë Butler, 60 metra nëntokë, në një shpellë natyrale të mbushur me shkëmb gëlqeror, pushon shekulli i parë i kronikës i bërë histori falë fotografisë: Heronjtë e boksit, aeroplanët e parë, gjuha e Ajnshtajnit, kafka tullace e Mahatma Gandit.

Ose Vietnami: Është një vajzë me krahë të hapura. E kemi parë një mijë herë edhe atë, në pothuajse dyzet vjet replikash është bërë simboli i përbuzjes së luftës, sërish dhe e ndryshme është vetëm performimi në anën e poshtme të filmit. I njihnim shtypjet, mbajmë në dorë negativin me vrimë. Ishte atje kur binin bombat, gjithmonë aty kur zyra e Sajgonit vendoste se mbi çfarë kuadrature të synohej. Tani është këtu, në temperaturë, lagështi dhe mbikëqyrje konstante. Ndërsa e rixhirojmë midis gishtave mendojmë për androidin e Blade Runner dhe melankolinë e tij për këto imazhe të destinuara që të hynin në histori "si lotët në shi". Në kontenë Butler kanë vendosur që të ruajnë gjithçka. Kupton tmerrin e luftës dhe kujtesën e vrimave. Njëqind vjet histori në pothuajse 8 milionë shkrepje. Sa vlen kujtimi i detajeve dhe i thellësive të Nëntëqindës? Për nga cilësia dhe larmia e imazheve, koleksioni Bettmann është një monument ndaj atij që dukej i pari dhe ka qenë shekulli i fundit i fotografisë analogjike. Lind europian, bëhet amerikan kur Otto Bettmann është i detyruar që ta braktisë Berlinin me dy baule plot me fotografi. ("Çfarë paska marrë me vete hebreu?", komentojnë doganierët e Rajhut), është pasuri e njeriut derikur mjafton një klik për të nxjerrë në ekran puron e Fidel Castro apo dy gishtat e Winston Churchill. Deri pak vite më parë ndodhej në katin e tretë të 902 Broadway. Pastaj është kuptuar se nxehtësia dhe lagështia e New York po i prishnin negativët dhe po i zbardhulnin diapozitivat: "Ndjehej athësia e uthullës, si gjithmonë kur je duke humbur filma të vjetër", kujton tani Henry Wilhelm, guru i ruajtjes fotografike, që me një relacion prej 21 faqesh në fundin e viteve Nëntëdhjetë shpjegon se pse tani është momenti që të vihet gjithçka në siguri nëntokë...

Përgatiti: ARMIN TIRANA
 

Keshtu dalin pefekt fotot ne bikini

Nisur nga M A XRubrika E Bukura

Postimi i fundit 26-06-2019, 15:40:20
nga M A X
Fotot erotike

Nisur nga erlehtaRubrika Ndjenja

Postimi i fundit 28-05-2012, 19:36:12
nga erionmuca
Fotot që duken si piktura

Nisur nga M A XRubrika Imazhe

Postimi i fundit 07-01-2012, 10:07:10
nga TATU
Pyetje per fotot ne Wordpress

Nisur nga S.ARubrika Wordpress Forum

Postimi i fundit 02-11-2011, 10:50:44
nga Shef.me
4 fotot që nuk duhen vënë në Facebook

Nisur nga M A XRubrika Mix

Postimi i fundit 16-09-2011, 14:55:42
nga M A X