×
Hyrja
Profili

Fshihet 15 përqind e akullit

Fshihet 15 përqind e akullit

· 1 · 398

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 15-09-2011, 22:55:32
Atlasi, fshihet 15 përqind e akullit

Kartografet që po punojnë me edicionin e ri të Atlasit bashkëkohor të botës janë detyruar të fshijnë 15% të akullit nga ishulli më i madh i globit.

Ne Groenlandë, nje zone me permasat e Britanise dhe Irlandes eshte tashme e gjelbert. Per kete arsye, eshte dashur te hiqet ne harte shtresa dikur e perhershme e akullit, nje reflektim i qarte ky i shkrirjes se akullnajave ne keto 12 vitet e fundit si pasoje direkt e ngrohjes globale.

Atlasi permban edhe nje ishull te ri prane brigjeve te Groenlandes, i cili quhet "Ishulli i ngrohte", qe deri vone nuk kalohej ne harta per shkak te akullit. Nje sere ndryshimesh te tjera mjedisore shfaqen ne harten e botes, perfshire shkeputjen e masivit akullnajor Wilkins ne Antarktide dhe shembjen e ures se ngrire qe e lidhte me ishujt Charcot.

"Me cdo edicion te ri te Atlasit, po u afrojme njerezve ne te gjithe boten nje tablo me te qarte e te rifreskuar te planetit tone", - thote botuesi Jethro Lennox.- Dhe ne cdo harte te re qe krijohet, mund t'i shohim ndryshimet e mjedisit ashtu sic ndodhin ne te vertet. Fatkeqesisht, gjithmone e shume shtohet frika se ne nje te ardhme jo shume te larget, tipare te rendesishme gjeografike do te zhduken nje here e pergjithmone".

Atlasi i ri tregon edhe zonat me te rrezikuara nga rritja e nivelit te deteve, perfshire ketu ishujt e Paqesorit dhe arkipelaget, ishujt ne Qqeanin Indian dhe brigjet e Afrikes, Indise, Azise jug-lindore dhe Gjirit te Meksikes. Per hartimin e tij punuan per kater vjet 30 kartografe. Ky edicion tregon edhe se 90% e rritjes se popullsise se botes, qe ne fund te tetorit pritet te shenoje 7 miliarde, po vjen kryesisht nga vendet me pak te zhvilluara, sidomos nga Azia Juglindore.  /top channel

Atlasi, fshihet 15 përqind e akullit - Top Channel Albania - News - Lajme
 

Red Bull: Historia që fshihet prapa kanaçes

Nisur nga M A XRubrika Mix

Postimi i fundit 02-02-2020, 22:24:50
nga Passion
Rennes le Chateau, vendi ku fshihet Grali i Shenjtë

Nisur nga M A XRubrika Historia

Postimi i fundit 13-06-2011, 23:42:48
nga M A X
Çfarë fshihet pas fletëve të kontestuara?

Nisur nga M A XRubrika Aktualiteti

Postimi i fundit 16-05-2011, 15:40:50
nga M A X
Kush fshihet pas emrit ??

Nisur nga KisssRubrika Café Zerion ツ

Postimi i fundit 23-05-2013, 08:04:45
nga ßåßy ღ
Zbuloni çka fshihet në trurin e mashkullit

Nisur nga M A XRubrika Mix

Postimi i fundit 01-12-2010, 09:37:41
nga M A X