Fusha magnetike e Tokës është dobësuar - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Fusha magnetike e Tokës është dobësuar

Fusha magnetike e Tokës është dobësuar

· 1 · 839

  • Postime: 25428
  • Karma: +0/-0

ne: 25-05-2020, 12:52:13
 

Shkencëtarët kanë bërë një zbulim tronditës – fusha magnetike e Tokës po dobësohet. Ajo është jetike për jetën në planetin tonë, sepse na mbron nga rrezatimi kozmik dhe grimcat e ngarkuara që lëshon dielli. Ekspertët kanë zbuluar mes Afrikës dhe Amerikës së Jugut një rajon të madh me intensitet magnetik të zvogëluar, të quajtur “Anomalia e Atlantikut të Jugut” e thonë se qendra me intensitet minimal atje është krijuar në vetëm pesë vjet.

Hulumtuesit janë duke spekuluar se dobësimi mund të jetë shenjë e fakti që Toka po i drejtohet një ndryshimi të poleve. Hera e fundit kur ka ndodhur kjo, ishte 780,000 vjet më parë. Anomalia po shkakton kaos për satelitët dhe avionët që fluturojnë në këtë zonë, pasi siç thonë mediat e huaja, shumë prej tyre po përjetojnë atje probleme teknike.

Zbulimi është bërë nga një ekip i Agjencisë Europiane të Hapësirës (ESA) i cili I ka marrë të dhënat nga konstelacioni i saj Swarm, që është një grup satelitësh. Këta satelitë janë krijuar posaçërisht për të identifikuar dhe matur sinjalet e ndryshme magnetike që përbëjnë fushën magnetike të Tokës, dhe i lejojnë ekspertët që të dallojnë zonat e dobësuara. ESA e ka studiuar fushën magnetike që nga fundi i vitit 2013. Misioni përbëhet nga tre satelitë identikë që ofrojnë matje me cilësi të lartë të saj tre rrafshe orbitale të ndryshme. /TCH

Temat e fundit