×
Hyrja
Profili

Gati për kontakt

Gati për kontakt

· 1 · 980

  • Postime: 26635
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 12-12-2010, 23:51:24
Me aq sa dimë, ne jemi të vetëm në Univers. Toka është i vetmi planet që dihet se ka jetë dhe qeniet njerëzore janë të vetmet qenie inteligjente.

Sigurisht, ka zëra për kontakte me alienë. Është Zona 51, baza e forcave ajrore në Nevada, ku thuhet se qeveria mban qenie aliene të ngrirë. Ka ndodhur edhe rrëzimi misterioz në Rosswell, New Mexico, në vitin 1947, si dhe lopët e gjymtuara në Colorado. Gjatë një sondazhi të kohëve të fundit, një në katër amerikanë thoshin se besojnë që planeti ynë është vizituar tashmë nga jashtëtokësorë. Ndërsa për ne të tjerët, alienët janë të kufizuar në mbretërinë e letërsisë dhe dukjet e UFO-ve janë thjesht mashtrime ose ngjarje që kanë një shpjegim të panjohur, por gjithsesi natyror.

Kjo nuk do të thotë që jeta jashtëtokësore nuk është e vërtetë. Shkencëtarët janë duke e menduar seriozisht këtë mundësi dhe po shohin përtej planetit tonë për prova jashtëtokësorësh. "Shumë kohë më parë, njerëzit dyshonin se mund të ketë jetë në vende të tjerë", thotë Mary Voytek, kryeastrobiologia e NASA. "Mendoj se është një pyetje thelbësore që të gjithë e kemi: A jemi unikë?"

Çfarë ndodh nëse përgjigjja ndaj kësaj pyetje është jo? Po sikur të zbulojmë më në fund se nuk jemi vetëm? Besojeni apo jo, ekziston një plan.

Ideja që mund të ketë krijesa të tjera në Univers ka qarkulluar të paktën që nga shekulli i pestë para Krishtit, kur filozofi grek Demokriti fliste për, "botë të panumërta me madhësi të ndryshme", ku jo të gjitha ishin pa jetë. Katërqind vjet më vonë, poeti romak Titus Lucretius Carus shkruante për, "botë të tjera, me lloje të tjerë njerëzish dhe bishash të egra". Në shekullin 17, astronomi gjerman Johannes Kepler, në atë që konsiderohet i pari krijim fantastiko-shkencor shkruante për një udhëtim në Hënë, ku udhëtarët ndeshën në krijesa që ngjanin me zvarranikët. Në fund të atij shekulli, matematicieni holandez Christian Huygens shkruajti një libër ku spekulonte në lidhje me kushtet në planetet e tjerë dhe konkludonte se në disa prej tyre mund të kishte jetë.

Duke e drejtuar teleskopin e tij nga Marsi në vitin 1894, astronomi amerikan Percival Lowell vërejti një rrjet që ai mendonte se ishin kanale, struktura kaq të përpunuara saqë sipas tij duhej të ishin ndërtuar patjetër nga qenie inteligjente.

Me krijimin e NASA dhe agjencive të tjera shtetërore në shekullin Njëzet, njerëzit nisën të eksplorojnë sistemin diellor për jetë alienësh. Ne dërguam satelitë për të fotografuar planetë të tjerë dhe robotë për të eksploruar sipërfaqen e tyre. Astronautët ecën mbi Hënë dhe sollën prej aty pluhur dhe shkëmbinj. Shkencëtarët gjetën prova të pranisë së ujit në Hënë dhe Mars, si dhe në satelitin e Jupiterit, Europa. Në meteorët e rrëzuar në Tokë u gjetën aminoacidë. Teleskopët më të fuqishëm dhe mënyrat e reja për të analizuar gjetjet e tyre kanë sjellë zbulimin e mijëra planeteve që vijnë në orbitë përreth yjeve të tjerë. Ndonëse askush nuk ka gjetur jetë diku tjetër përveç Tokës, ai zbulim duket të jetë shumë i afërt...

RD