×
Hyrja
Profili

Gjak artificial

Gjak artificial

· 1 · 716

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 15-11-2011, 11:00:30
Për herë të parë kanë realizuar një zëvendësues artificial të gjakut, dhe ka shpëtuar një jetë. Ka ndodhur në Australi, në Alfred Hospital të Melbourne.
Bëhet fjalë për rastin e parë të njohur ku gjaku sintetik ka bërë të mundur oksigjenimin përsëri të gjakut, të zemrës e të organeve të tjera në viktimën e një traume.

Gruaja kishte pësuar një aksident të rëndë automobilistik dhe kishte humbur shumë gjak dhe ishte pranë një kolapsi kardiak, por duke qenë se ishte dëshmitare e Jehovait nuk mund të bënte transfuzion gjaku. I lejohej të pranonte vetëm një zëvendësues.

Kështu që mjekët gjatë tentativës së shpëtimit të jetës së gruas kanë përdorur substancën e njohur si HBOC-201, e cila transporton oksigjenin në mënyrë të ngjashme siç bën hemoglobina në gjak. E bazuar në një molekulë e nxjerrë nga gjaku i kaut, substanca ka rritur nivelin e oksigjenit në gjak.

Sipas drejtorit të spitalit Mark Fitzgerald, bëhet fjalë për një hap të rëndësishëm në zhvillimin e një alternative për ti bërë ballë mungesës së rezervave të gjakut në shkallë botërore.

Ndryshe nga gjaku i dhuruar, ai sintetik nuk ka nevojë për përshtatjen e grupit të gjakut dhe mund të ruhet pa ngrirje deri në tre vjet, duke e bërë kështu të mundshëm për përdorimin në zona të izoluara apo fushat e betejës.
Ky produkt është ende në fazën e eksperimentimit dhe do të duhet të kalohen shumë teste përpara se të fillojë përdorimi rutinë.

(a.s/BalkanWeb)
 

A prishet agjerimi nese del gjak?

Nisur nga M A XRubrika Pyetper

Postimi i fundit 23-04-2020, 13:39:42
nga M A X
Si ulet sheqeri ne gjak?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 03-07-2020, 12:37:51
nga InfoZ
Si te fitojme gjak?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 23-03-2020, 12:37:16
nga InfoZ
Jeruzalem - Gjak dhe flori

Nisur nga M A XRubrika Historia

Postimi i fundit 29-09-2011, 12:27:46
nga M A X
Robert De Niro pranon se rrjedh dhe gjak shqiptari nga venat e tij

Nisur nga M A XRubrika Celebrities

Postimi i fundit 21-02-2011, 23:42:15
nga DiniL