×
Hyrja
Profili

Gjenova, Republika qe e Drejtuan Durrsaket !

Gjenova, Republika qe e Drejtuan Durrsaket !

· 3 · 1494

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 04-01-2007, 14:16:14
Per historine dhe madheshtine e Gjenoves dhe emrave te saj spikasin dhe emrat e 9 dozheve shqiptare, qe kane qene nga ky qytet, por me origjine nga Durresi, nje qytet, po me aq lavdi dhe me i vjeter se Gjenova. Ne kete rradhe shqiptaret ka pasur tregtare dhe dinjitare pa folur per tregtaret, te cilet per shume kohe, personifikuan madheshtine e ketij qyteti. Dhe, Gjenova, ka se çfare t'i thote Evropes: Ajo ka qene pjese e perpjekjeve per liri te Italise ne kohet e reja, aq sa ka qene dhe nje nga protagonistet e historise se saj Mesjetare. E gjithe kjo madheshti lidhet dhe me nje arkitekture te shquar, ku spikasin stilet e ndryshme, dhe qe e kane bere qytetin, nje kurore te bukur ne mrekulline e Italise. Arkitektet, qe po merren me konceptimin e qytetit, per kete qellim, kane shkuar edhe nje shkalle me siper, kur kane menduar qe qyteti i permendur bregdetar te kthehet me kete rast, ne nje platforme te vertete, qe te duket sikur pluskon ne det. Duke u kthyer tek personazhet tona: Historia e Dozheve shqiptare fillon me nje qytetar durrsak, i larguar para lindjes se Skenderbeut dhe kulmimit te fatit te tij.

Gjergj Durrsaku, ose Giorgio Durrazzo, arriti qe te kalonte fatin e tij te keq, ndersa Republika i fali si shenje te nderimit te tij per Krishterimin, dinjitetin e saj. Ai nga ana e tij, ia shperbleu neper shekuj teksa mbajti mbiemrin e qytetit te tij dhe pasardhesit e tij per qindra vjet i dhane shkelqim te papare Republikes Detare. Jemi ngushtesuar duke permendur vetem banoret me origjine shqiptare, por Xhenova ndriçoi qe nga mesjeta te gjithe tregun evropian me angazhimet e saj. Sepse, ishte nje qytet kosmopolit, qe i besonte vullnetit te lire te njerezve, ashtu si i besoi vullnetit te shqiptarit, Gjergj, i cili i fali qytetit plot 9 dozhe dhe pasardhes te tjere te nderuar.

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
#1 ne: 04-01-2007, 14:17:37
Historia e Gjenoves

Historia e Gjenoves shkon deri ne kohet antike. Nje varreze ne qytet, qe daton nga shekulli IV p.e.s. jep deshmite e para te pushtimit te ketij vendi nga grekërit, por thuhet se porti i saj i mrekullueshem, patjeter, qe ka qene i perdorur shume kohe me pare. I shkaterruar nga Kartagjena ne vitin 209 p.e.s., qyteti eshte rindertuar nga romaket, qe e kane perdorur ate si nje baze gjate luftrave te tyre me Liguret. Nen romaket, qyteti ka gezuar te drejtat bashkiake dhe ka eksportuar lekure, drure dhe mjalte. Me pas, shume pak njihet nga historia e Xhenoves qe nga Renia e Perendorise Romake (476) deri ne shekullin e 11-te, kohe ne te cilen qyteti, eshte bere nje Republike detare qe drejtohej nga konsujt. Xhenova, ne kete kohe, ka kontribuar me anije ne nje fushate kunder Saraceneve ne ujrat italiane. Xhenovezet ne marreveshje me Pizen, ne ate kohe i hoqen Saracenet nga vendosjet ne ishujt e Korsikes dhe Sardenjes, te cilat prej asaj kohe u bene objekte, ne nje lufte te gjate navale, ndermjet dy qyteteve shtete.
Ne shekullin e 12-te, Xhenovezet e shtrine mjeshterine e tyre mbi shume brigje dhe gati dhe ne luginat e maleve, qe ishin pereth. Dhe, keshtu krijuan te ardhmen e madhe detare dhe prosperitetin e vendit.

Anijet e tyre transportonin Kryqtare ne Lindjen e Mesme dhe kthenin ngarkesa te ndryshme me mall. Tragtaret xhenoveze, duke perfituar nga zgjimi i kerkesave te evropianeve per mallra nga Lindja e Mesme, gjendeshin ne te gjitha llojet e tregjeve. Fortesat e tyre dhe postat tregtare ishin te shperndara ne te gjithe Mesdheun Lindor, si edhe ne Detin Egje dhe deri ne Detin e Zi. Tregtia e tyre eshte lehtesuar shume nga marredheniet miqesore me Perandorine Bizantine, duke e bere Gjenoven, qe te kishte shume rivalitet me Venedikun. Kjo beri nje lufte mes tyre ne mes te shekullit te 13-te, ne momentin kur fuqia e tyri kapi edhe majat e zhvillimit.

Ne Betejen e Melorias (1284), Xhenova ka shkaterruar Pisen, fuqia e te ciles me kete rast u dobesua, ndersa venedikasit u munden ne Kursola me 1299. Qe atehere, oligarkia e tregtareve te pasur dhe bankiereve, qe kishin sunduar Republiken e Xhenoves, pas 1257, u nda njesoj, si pushteti i Papeve dhe mbreterve. Ne fakt, duket thene se ekspansioni Xhenoves ka qene masivisht fale punes se qytetareve, angazhimi i pare i te cileve ishte perparimi i interesave te tyre private. Me vone, qyteti filloi te percahej nga interesa te ndryshme. Madje, u shkua deri aty, sa per ndihme u thirren dhe fuqi te huaja. Madje dhe Institucioni i Dozhes, i drejtesise se pare, i vendosur me 1339, ishte i paafte qe te rregullonte keto padrejtesi. Me kalimin e kohes, Xhenoves i ra dhe fuqia detare dhe kete e mori Venediku. Humbja e fundit ishte ne shekullin e 18-te, kur humben dhe Korsiken per llogari te Frances. Por, qe nga viti 1528, qyteti nen Dozhen Andrea Doria u zhvillua perseri si kantier i njohur detar dhe si qender banke. Pavaresisht fuqise se dy fqinjeve te fuqishem Piemontit dhe Frances: Pavaresia e Xhenoves u respektua deri ne 1797, kur Napoleon Bonoparti e shperndau institucionin e dozhes dhe e pershtati Xhenoven ne Republiken e re Liguriane, qe u thith nga Republika e Frances deri ne shekullin e XIX. Mbreteria e Sardenjes e aneksoi qytetin me 1815. Ne cerekun e fundit te shekullit te XIX, porti i Xhenoves u zgjerua dhe u modernizua dhe qyteti ka thithur shume industri, qe sollen importin e mallrave te domosdoshme, si edhe shume te tjera per eksportin. Gjate Luftes se Dyte u bombardua egersisht, sidomos ne pjesen industriale dhe ne portin e qytetit. Sardenja ishte e formuar nga Mbreteria e Italise formuar nga bashkimi i Dukes se Savojes dhe Ishullit te Sardenjes. Ajo njihet si Mbreteria e Piemont -Sardenjes.

Nga Traktati i Londres se 1720, Austria ndau ishullin e Sardenjes: ne shtepine e Savojes dhe Duken e Savojes duke adoptuar titullin e mbretit te Sardenjes. Pjesa e tokes se Mbreterise se Sardenjes permban Savojen, Piemontin dhe Nisen... Sardenja pa qe fuqia e saj u zvogelua pas shtate viteve lufte dhe Revolucionit francez, por ne Kongresin e Vienes ne 1815 u shpetua Piemonti, Nisa dhe Savoja dhe u mor Gjenova. Sardenja tregoi nje force te madhe vitale gjate "Risoxhimentos", (Levizja per Bashkimin e Italise). Pas Revolucionit te vitit 1848, Sardenja ka bere Kushtetuten e saj. Me 1858-1859, Mbreteria ka aneksuar Lombardine, Modenen, Parmen dhe shume nga Shtetet Papale. Nen krijimin e Mbreterise se Italise me 1861, Mbreti i Sardenjes Viktor Emanueli II u be Mbret i Italise dhe Mbreterise se Sardenjes i ka ardhur fundi.

Historia e shqiptarit nga Durresi, qe lindi nje dinasti dozhesh
Quhej Gjergj, por historia e Gjenoves e ka fiksuar ne dokumentat e saj me emrin Giorgio Durazzo. Ai emigroi ne Itali me 1387, kur Ballkani filloi te erresohej nga rete osmane, dhe u kthye ne skllav nga batakcinjte vendas. Kembengulja arberore e beri Dozhen e Gjenoves qe t'i jepte qytetarine, pas kembenguljes se shqiptarit. Nga ai rrodhi nje Dinasti e tere Dozhesh. I fundit ishte Girolamo Durazzo. Mbas vitit 1805, ai u be anetar i Parlamentit francez, ndersa ne vitin 1809, ai vdiq dhe u varros ne Panteon ne Paris. Krahas aktivitetit ekonomik dhe politik, familja "Durassa" ishte dhe nje nga familjet bamirese me te degjuara te qytetit te tyre. Ata kontribuan ne edukim duke i dhuruar shuma tejet te medha universitetit te Gjenoves per hapjen e fakulteteve te ndryshme. Pallatet e tyra jane kryevepra te arkitektures dhe artit te Rilindjes italiane, parqet e ndertuara prej tyre, zbukurojne sot e kesaj dite qytetin e famshem. As jetimet e as edukimi i vajzave nuk i shpetuan vemendjes e miresise se tyre me shtepite dhe shkollat e dedikuara atyre

Kohet ishin te zymta. Nga moti ne mot, nga pranvera ne pranvere gjendja behesh me e veshtire. Toka mbillej gjithnje e me pak, tregtaret pakesoheshin gjithnje e me shume. Njerezit ishin bere me te heshtur, me te zymte, me te eger dhe kuptohet me te ligj. Qytetet e kishin humbur qetesine e tyre te zakonshme dhe cdo muaj e me teper, ato mbusheshin me zhurma imagjinare apo te verteta per ngjarje e njerez po aq imagjinare e po aq te vertete. Njerezit neper qytete e neper fshatra i merrnin keto zhurma dhe i sillnin neper shtepi, familje e farefisni, ku i flisnin e i diskutonin here si anektoda, here si fakte, here si thashetheme ,por gjithnje me shqetesim. Dukesh sikur po vinte fundi asaj bote, sikur po afrohesh koha, ku as e mira dhe as e keqja s`kishin vlere me, ku fisi, fshati, qyteti, miqesia, miresjellja e morali nuk sherbenin me per asgje e per askend sepse ato s`kishin me asnje peshe, asnje influence e asnje vlere praktike mbi cfare po ndodhte e mbi cfare mund te ndodhte.

Gjergji, nje shqiptar nga Durresi ishte i lodhur e i rraskapitur nga gjithshka qe e rrethonte dhe ndodhte perqark tij. Nje dite i thote te shoqes, se rruga e vetme per ti shpetuar asaj gjendje ishte te largoheshin sa me larg prej atij vendi. Me pak fjale, i shpjegoi planin e tij. Ai kishte kohe qe shkonte perdite andej nga porti i qytetit dhe i kishte studjuar gjerat me kujdesin me te madh. Durresi kishte nje port te madh e te zhurmshem me anijet e shumta, qe hynin e iknin perdite. Gjergji kish njohur atje nje marinar sicilian, i cili i kish premtuar se perkundrejt pageses se duhur, ai do ta ndihmonte Gjergjin, te shoqen dhe tre femijet e vegjel te tyre te hidheshin pertej detit.

Ishte viti 1387.
Pershkrimi i mesiperm ndofta nuk eshte i sakte. Ka shume mundesi qe realiteti i asaj kohe te kete qene i ngjashem, pak ose shume me ndryshe. Çfar eshte i sakte eshte personazhi me emrin Gjergj, gruaja e tij dhe tre femije te vegjel. Historia, si ajo e nje personazhi te dale nga pena e Aleksander Dumas te regjistruar me emrin Giorgio Durazzo qe e permend per here te pare, tek i hypen nje anije siciliane ne portin e Durresit, se bashku me familjen e tij. Kur anija mberriti ne portin e Messines, Gjergji me gruan dhe femijet shiten pabesisht si skllever, tek nje tregtar gjenovez me emrin Manuele de Valente. Nje fakt i tille nuk eshte aspak i panormalte, po te kihet parasysh se ne ate periudhe tregtia me perfituese ishte ajo e njerezve. Dhe ne Durres, po te bazohemi ne studimet e Doucellier, do te merrnin rruget e botes disa dhjetra mijera shqiptare te shitur si skllever. Manuele de Valente e levizi familjen e porsablere nga Messina ne Gjenove dhe ky qytet kozmopolitan me shtepite e famshme tregtare; me bankat me te medha tregtare te Evropes; me veprat e artit te Rilindjes Italiane dhe asaj Evropiane, qe zbukuronin sheshet publike apo pallatet e patriceve; me turmat e larmishme qe popullonin rruget e qytetit, ishte gati si materializim i parajses per Gjergj Durresin,-apo Giorgio Durazzo- si e njohin analet gjenoveze, parajse e cila mjaftonte te zgjasje doren dhe mund ta prekje.

Gjenova mesjetare
Gjenova e asaj kohe ishte nje nga qytetet shtetet e famshme te Rilindjes Italiane, rivalja e perjetshme e Venedikut, historia e se ciles shtrihet ne nje hark prej 8 shekujsh, deri ne momentin, kur ushtaret e Napoleonit do te marshonin mbi rruget e saj te kalldremta. Gjenova gjate te gjithe historise se saj ka qene Republike. Nje Republike Thala-Sokratike, ajo fillimisht qeverisesh nga dy konsuj, nen shembullin e Romes se Lashte. Me vone ajo kali ne nje sistem parlamentar qe kishte nje dozh ne krye, si autoritetin me te larte te Republikes. Mbas dy vjetesh ne roberi, ne vitin 1389, Giorgio Durazzo i dergon nje leter dozhit te Gjenoves, ku i spjegon historine e vet dhe pabesine e bere ndaj tij, kur e kishin shitur si skllav tek Manuele de Valente. Letra perfundonte me nje lutje drejtuar dozhit Antoniotto Adorno per t'i dhene serisht lirine, duke i vene ne dukje se ai ishte i krishtere dhe nuk e meritonte fatin e vet dhe pabesine e te tjereve. Nuk dihen rrethanat e rastit, por fakti eshte qe dozhi gjenovez i akordoi lirine shqiptarit dhe familjes se tij, duke u dhene si perfundim edhe shtetesine gjenoveze.
Sic u permend me lart, Republika Detare e Gjenoves ishte pike se pari nje qender tregtare. Anije gjenoveze pershkronin te gjitha detrat e njohura dhe mallrat e sjellura prej tyre shperndaheshin ne gjithe Evropen. Gjenova kishte koloni deri ne Rusi. Ishulli i Kosit ne Egje ishte nen sundimin e tyre dhe per nje periudhe te gjate ishte nje nga pazaret me te medha per te gjitha llojet e mallrave, por sidomos per tregtine e njerezve. Ky aktivitet tregtar dhe ekonomik, i shoqeruar me zhvillimin e nje sistemi bankar e financiar me te zhvilluarin ne Evrope (per nje kohe te gjate gjenovezet njiheshin si bankieret e Evropes) benin te mundur qe kushdo qe kishte deshire dhe ishte sipermarres, mund te gjente terren te pershtatshem per te realizuar endrrat e veta.

Dozhet shqiptare
Giorgio Durazzo del nga skena e historise mbas fitimit te lirise dhe shtetesise dhe me pas permendet djali i tij Giovanni dhe nipi i tij, Antonio. Antonio, si nje gjenovez i mire, ne 1430-1450 tashme ka dyqanin e vet dhe merret edhe me tregtine e mendafshit. Jane te shumte shqiptaret qe u integruan ne shoqerine e hapur gjenoveze ne saje te zanatit te tyre si tregtare dhe Antonio Durazzo ishte nje nga ata. Me te ze zanafille pasuria e familjes Durazzo, e cila me vone do te arrinte te behesh familja me e pasur ne Gjenove. Pesha ekonomike sjell me vete edhe peshen sociale. Ne vitin 1528, ne librin e regjistrimit te familjeve fisnike te qytetit, bejne pjese edhe "Durazzo" si "nobili nuovi". Fillimisht ata ishin nen stemen e Familjes Grimaldi, por ne vitin 1576 vendosin te rimarrin mbiemrin e tyre te vjeter. Çfar te terheq vemendjen ne kete çast eshte fakti se megjithese "Durazzo" kishin tashme 5 breza, qe ishin vendosur ne Gjeneve, kur zgjodhen ngjyrat e emblemes se tyre ata vendosen te shkruajne emrin ne stemen e familjes jo ne formen e italianizuar "Durazzo", por ne nje forme krejt ndryshe: "Durassa", ku s-ja e dyfishte na ben te guxojme te shohim ne te, nje afirmim zyrtar te origjines dhe gjakut te tyre.

Ketu duhet patur parasysh edhe momenti i zgjedhur per te bere dicka te tille. Ne vitin 1576, Giacomo Durazzo (Durassa) kishte tre vjet qe ishte Dozhi i Republikes Ligure. Ne 200 vjetet qe pasojne, Durassat do t’i japin Gjenoves 9 dozhe, nje peshkop, kardinale e diplomate te ndryshem. Ata kishin pallate te tera ne te famshmen "Strada Balbi", vila e shtepi. Ne shekullin e 17-te pesha ekonomike dhe politike e familjes shqiptare do te ishte e atille sa Gjenova do te quhesh "La republica Durazziana". Si per ironi te fatit, Republika e Gjenoves do te merrte fund ne momentin e pushtimit francez ne vitin 1805 duke patur per dozh te fundit Girolamo Durazzo. Mbas vitit 1805, ai u be anetar i Parlamentit francez. Ne vitin 1809, ai vdiq dhe u varros ne Panteon ne Paris. Krahas aktivitetit ekonomik dhe politik, familja "Durassa" ishte dhe nje nga familjet bamirese me te degjuara te qytetit te tyre. Ata kontribuan ne edukim duke i dhuruar shuma tejet te medha universitetit te Gjenoves per hapjen e fakulteteve te ndryshme. Pallatet e tyra jane kryevepra te arkitektures dhe artit te Rilindjes italiane, parqet e ndertuara prej tyre, zbukurojne sot e kesaj dite qytetin e famshem. As jetimet e as edukimi i vajzave nuk i shpetuan vemendjes e miresise se tyre me shtepite dhe shkollat e dedikuara atyre. Kjo eshte historia e Gjergj Durresit, gruas dhe tre femijeve te tyre, te cilet fati i hodhi ne brigjet e detit Ligur. (Marre nga interneti prej Alb-KLub)

Gjergji një shqiptar në Gjenova mëe 1389
Ky shkrim i botuar ne "Il Dialogo", n. 3 - ne tetor 2003, tregon nje histori te ngjashme te shqiptarit qe lindi nje dinasti te tere dozhesh. Por, thelbi eshte se te huajve ne qytetin e Gjenoves mund t'i jepen perseri mundesi per te ngjallur lavdine e dikurshme te qytetit, ashtu si nje Dozhe i mençur i shekullit te XIV i dhuroi shqiptarit Gjergj.

Franco Bampi
Ne shekullin e XIV, turqit otomona u derdhen me hordhite e tyre te pergjakshme ne Ballkan duke arritur qe te mundin ne betejen e 28 qershorit te vitit 1389 serbet kristiane te Kosoves; qe atehere ne Kosove eshte bere dominante prania e shqiptareve, qe jane kaluar totalisht ne moslemane prej turqve. Por nga ana tjeter shume ishin personat qe duke mos mundur qe te kene ndonje alternative tjeter, kerkuan qe te riparonin kete padrejtesi te fatit duke u larguar sesa te mundoheshin.

Keshtu nje gjenovez me emrin Manuele de Valente, pati mundesine qe ta nxirrte matane ne Mesine, nje skllav shqiptar qe kishte ikur nga toka e tij me 1387. Duke u transferuar ne Xhenova, nje toke e njohur te pasurish dhe tregtaresh, Xhorxhio do te qendroje ne kete toke tolerante, duke u shperblyer, jo si skllavet e tjere qe nuk punonin. Dhe keshtu ai i beri nje kerkese Dozhit Antoinetto Adorno (i zgjedhur disa here), te cilit i bente te njohur besimin e tij kristian dhe tradhetine qe i ishte bere duke e shitur per skllav. Ne fakt i shitur me gruan dhe tre femijet nga nje barke siciliane, ai doli ne Mesina, ku padrejtesisht eshte shitur si skllav. Por ai i thoshte Dozhes se ne Shqiperi kishte qene i lire dhe keshtu donte qe te vazhdonte qe te qendronte dhe per pjesen tjeter te jetes. Shkruan Amedeo Pescio: "Antoniotto Adorno, nje burre i dhunshem dhe ambicioz por jo i keq, i dha lirine ne vitin 1389, ai i njohu qytetarine gjenoveze dhe atdheu i tij i origjines Durresi u be mbiemri i familjes se tij te re, qe do te ishte nje fat i madh dhe me te gjithe dinjitetin e nevojshem". Eshte interesante qe te verehet se bashke me kostumin gjenovez, Dozha nuk hezitoi qe t'i njihte dhe te gjitha te drejtat nje te huaji, qe nuk ishte fare te ndryshme me interesat e nje gjenovezi te thjeshte. Por historia nuk thote se si do te shperblente kete nder te madh Xhorxhio Duracio. Dhe, per fat ne Gjenove mundesite per pune nuk mungonin: nga mesi i viteve '400 ndoshta nje nga nipat e tij, Antonio Duracio, ka filluar aktivitetin e tregtarit te mendafshit per familjen e tij ne Petraminutam, duke vendosur dhe bazat nga ku do te fillonte fati i suksesshem per familjne e tij. Ne 200 vjet Durrazzo, qe erdhen si refugjate dhe skllever shqiptare, i dhane Republikes se Xhenoves plot tete dozhe dhe qe mund te thuhet edhe nente sepse ketu perfshihet dhe Xhirolamo Duracio, i cili qe nga viti 1802 dhe 1805 u be Dozh i Republikes Ligure nen pushtetin napoleanik.Gjithash tu ata dhane nje arkipeshkv, kardinale dhe diplmate, pallate te shenjta ne Strada Balbi, si edhe shume shtepi e villa.

Kjo ka ndodhur ne Xhenova ne shekullin e XIV. Por a mund te ndodhe kjo edhe sot? Eshte gati e njejte sikur nje shqiptar te mund te zgjidhet kryebashkiak i Xhenoves apo President i Rajonit te Ligurias? Ashtu si e ka ilustruar "Il Dialogo" ne vitin 2001, Xhenova eshte nje qytet kozmopolit dhe tolerant me nje kapacitet te jashtezakonshem per te integruar personat, pa dhimbshurite e mira dhe duke respektuar te gjitha te mirat e Xhenoves... Ne sot jetojme ne nje shoqeri te ndryshme ku fenomeni i migrimit eshte nje aspekt qe lidhet kryesisht me aspekte te ndryshme te rendit publik. Por, nese Xhenova do te jete akoma besnike e te kaluares se saj duhet qe tu jepet dhe te huajve nje mundesi e tille. Apo edhe nese i huaji do te doje qe te mbetet me zakonet e tij dhe me kulturen e tij por me shpresen dhe ambicien qe nje dite te kthehet ne token e tij origjines per t'u rritur dhe per te ecur perpara...

Ben Andoni / Korrieri

  • Postime: 2357
  • Gjinia: Mashkull
kreksi
#2 ne: 05-08-2007, 12:59:47
Rastesishtë në Paris njohta para ca vitesh një Zoteri me mbiemrin Durrazzo me origjine nga italija. Nje dite me ftoi ne shtepine e tije dhe biseduam gjere e gjate per periardhjen e kesaje familje.
Njeri nder personalitet me te njohura ne itali me emrin Durrazzo perpos ketije Gjergjit te Gjenoves, është pa dyshim figur e njohur Nikolla Durrazzio dhe familja e tije qe zotruan si tirane ne Napoli ne shek. XIV e XV të ne Napoli. Tani na del edhe ky Gjergj Durrazzo qe deri me tani s'kam degjuar.
Ne Napoli kete vite isha ne disa muze dhe kisha mesjetare ku gati se ne qdo kish e myze permendet familja Durrazzo, Gjiovana Durrazzo si dhe i biri i Nikolla Durrazzo i vorrosur ne kishen Shen Klara me emrin Ladislas qe me habiti pakez.
Me vone e dijmi te gjithe se si i shkoi ne ndihme mbretit te Napolit  Gjergji yn i madh pra ketu shifet lidheshmeria e vjeter mes hsqiptarve dhe peninsules italike qysh moti.