Athinë. Dy objekte të mëdha të shndritshëm dhe të paidentifikuar u shfaqën mbrëmjen e djeshme mbi malin Parnitha, rreth 30 kilometra larg Athinës. Lajmi behet i ditur nga mediat greke të cilat publikuan disa foto të shkrepura nga një kalimtar i rastit.

Faqja e internetit "Zougla.gr", e cila i mori fotot nga një lexues, shkruan se dy disqe të mëdha të shndritshme u shfaqën në lartësi të vogla dhe më pas u larguan në horizont pak para perëndimit. Ndërkohë, një fenomen i ngjashëm është verifikuar disa ditë më parë edhe në rajonin e Markopoulos Oropos, jo larg kryeqytetit.

Greqia është një nga vendet ku sinjalizimet për "UFO" (Objekte Fluturuese të Paidentifikuara) janë të shpeshta, veçanërisht përgjatë bregdetit dhe rajoneve malore. (Start)