×
Hyrja
Profili

HAARP, arma e kontrollit të motit

HAARP, arma e kontrollit të motit

· 1 · 528

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 12-03-2011, 01:33:51
Programi kërkimor i jonosferës HAARP (High Frequency Active Auroral Research Program) në Alaskë, ka qenë në vëmendje për shumë arsye, si ato të këqija ashtu dhe ato të mira

HAARP, arma e kontrollit të motit

Programi kërkimor i jonosferës HAARP (High Frequency Active Auroral Research Program) në Alaskë, ka qenë në vëmendje për shumë arsye, si ato të këqija ashtu dhe ato të mira.

Numri i teorive të konspiracionit që qarkullojnë në lidhje me këtë program e ka tejkaluar numrin e parashikimeve të tij.

Disa nga teoritë më të zeza të konspiracionit HAARP, janë ato që kanë të bëjnë me disa fatkeqësi ''natyrore'' në mbarë botën dhe të tjera mbi disa sisteme mbrojtjeje planetare. Para se të shkojmë në detajet e çështjes, le të përpiqemi për të kuptuar se çfarë është sistemi HAARP mbi të gjitha.

Çfarë është konspiracioni HAARP?

Studimet e shtresës së jonosferës me sistemin e përdorur në HAARP, ku ky sistem ka aftësinë për të prodhuar një rreze të vetme vale, me fuqinë që tejkalon 3.600.000 watts.

Vetë fakti se fuqi të tilla të mëdha mund të përdoren në dobi, ose jo të njerëzimit, i ka bërë aktivistët dhe ambientalistët të ngrenë disa shqetësime serioze në lidhje me objektivat e këtij projekti studimi.

Është e dukshme, thonë ambientalistët, se projekti HAARP ka lidhje me një seri fatkeqësish në planet këto kohët e fundit, të shkaktuara nga sistemi HAARP. Disa prej këtyre deklaratave janë mbështetur në arsyetim logjik.

Shumica e projektit konspirativ HAARP është në thelb një armë energjie e drejtuar, për një kontroll të motit në çdo skaj të globit dhe më pas një pajisje e maskuar, shkakton tërmet.

Nëpërmjet këtij sistemi operativ të emetimit të një energjie shumë të lartë, ndërhyhet në faktorët klimaterikë në një zonë të caktuar të globit, duke shkaktuar tërmete, stuhi lokale të fuqishme, temperatura të larta etj.

Edhe pse ka informacione nga autoritetet përkatëse se HAARP nuk jep ndryshime në ngrohjet e tjera të jonosferës, shkencëtarët janë të frikësuar që nxehtësia e papritur e qiellit që mund të rezultojë me efekte të panatyrshme në planet.

Autoritetet e HAARP mund të pretendojnë se studimi është bërë në ajër mes rreth 75 km mbi sipërfaqen e Tokës, por teoricienët e konspiracionit sugjerojnë, se ky sistem kontrollon motin pranë sipërfaqes së planetit...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI