×

Hapësira, fronti i ri i luftës

· 1 · 364

Hapësira, fronti i ri i luftës

· 1 · 364

  • Postime: 6664
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 12-10-2012, 13:44:01
Një pjesë e mirë e forcave ushtarake të botës janë duke u përgatitur për luftën në hapësirë. Theresa Hitchens paralajmëron se sulmet kundër satelitëve mund t'i zhvendosin luftërat e botës në një tjetër front

Hapësira, fronti i ri i luftës

Edhe pse mund të duket si diçka fantastiko-shkencore, një pjesë e mirë e forcave ushtarake të botës janë duke u përgatitur për luftën në hapësirë. Forumi i Ekonomisë Botërore, në bashkëpunim me revistën "TIME", ka intervistuar Theresa Hitchens, drejtuese e Institutit Kërkimor të Çarmatimit në Kombet e Bashkuara. Ajo paralajmëron se sulmet kundër satelitëve mund t'i zhvendosin luftërat e botës në një tjetër front dhe në një tjetër nivel.

- A ekziston me të vërtetë kërcënimi për një konflikt hapësinor?
Ndoshta nuk kemi për të parë së shpejti "Luftën e Yjeve" në jetën reale, por padyshim do të shohim konfliktet botërore teksa zhvendosen në hapësirë. Është pothuajse e pashmangshme që një numër i madh konfliktesh të lindin mes superfuqive botërore dhe nën shënjestër do të vendosen satelitët. Kjo as nuk mendohej dhjetë vite më parë, por që nga ajo kohë satelitët janë kthyer në tregues të aftësisë së vendeve për të projektuar pushtetin. Një ushtri e ditëve të sotme nuk mund të operojë kurrë pa ndihmën e satelitëve. Ato përdoren për komunikime ushtarake, për harta dhe për të drejtuar bombat. Kjo është diçka shqetësuese për shkak se, nëse një satelit shkatërrohet ose dëmtohet, nuk paralizohen vetëm funksionet ushtarake, por edhe shumë shërbime civile esenciale që kryhen nëpërmjet tij.

- Cilat janë shenjat paralajmëruese që janë vërejtuar deri tani?
Tre vende kanë testuar armë antisatelitore gjatë tre dekadave të fundit dhe ato janë: Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Sovjetik gjatë viteve 1980 dhe më pas Kina në vitin 2007. Kjo e fundit në fakt shokoi shumë e shumë njerëz. Kina dërgoi një armë kinetike, një kokë rakete tepër të fuqishme, për të shkatërruar një nga vetë satelitët e saj, i cili përdorej për të parashikuar motin, duke shkaktuar një shpërthim që krijoi miliona grimca mbeturinash të përhapura në një nga orbitat më të populluara përreth Tokës.
Gjëja më negative nuk është paraqitja e aftësisë për ta bërë diçka të tillë, pasi pothuajse të gjithë e dinin që Kina kishte mundësi ta kryente këtë shpërthim. Pyetja është përse vendosën ta demonstronin aftësinë e tyre pikërisht në atë mënyrë. Për më tepër, çdo vend i cili ka një armë balistike me rreze të mesme...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super