Post reply

×

Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: InfoZ
« ne: 04-06-2020, 07:43:05 »

 
 
Kurset online të Maliminder Gill, e cila është specializuar në hipnoterapi, janë më popullore se kurrë

Njerëzit ndjekin udhëzimet e saj për të pakësuar ankthin dhe mesa duket, janë efektive.

Ja çfarë duhet të bëni për të rifituar paqen në këto kohë të vështira.

Ndiqni një rutinë

Në njëfarë mënyre, të gjithë kemi humbur rutinën e dikurshme. Nëse punoni nga shtëpia, bëhuni gati njësoj si më parë. Ngrihuni në të njëjtën orë, mos punoni në dhomën e gjumit, pini aq kafe sa pini në zyrë dhe respektoni oraret.

Merrni frymë

Yoga dhe meditimi janë metoda të shkëlqyera për të menaxhuar stresin, por nuk do të shihni ndryshim nëse i praktikoni tani për herë të parë.

E vetmja gjë që mund të bëni është të punoni me frymëmarrjen. Merrni frymë për shtatë sekonda dhe nxirreni për njëmbëdhjetë. Kjo lloj frymëmarrjeje e pakëson gjithmonë panikun në trup.

Mendoni për fëmijërinë

Njerëzit kanë prirje të mendojnë më të keqen dhe e bëjnë këtë për t’u përgatitur. Por duhet ta kanalizojmë këtë imagjinatë tjetërkund që mendja të mos vuajë nga ankthi.

Paniku buron nga fëmijëria, kështu që mendoni për atë kohë. Çfarë ju qetësonte? Pikturimi, ngjyrosja apo loja? Këto lloj ushtrimesh ju ndihmojnë goxha, shkruan Anabel.

Mbushni boshllëkun

Të jesh vetëm nuk do të thotë se je i vetmuar. Flisni me miqtë dhe familjen rregullisht, dëgjoni podcast-e, lidhuni me një personazh në një libër, mbushni boshllëkun si të doni, thjesht mos dëgjoni lajmet gjithë ditën. /rd.al
Postuar nga: Parloté
« ne: 06-09-2019, 08:48:18 »

Hipnoza këtu në DK i takon trajtimit alternativ dhe ngadalë është duke u futur në organet shtetërore. Arsyeja se pse nuk  pranohet 100% është gjigandi (industria e barërave), çështje ekonomie. Kohës së fundit ka filluar të shpërndahet edhe hipnokinezologia. Interesante do të jetë e ardhmja.
Postuar nga: M A X
« ne: 05-09-2019, 23:25:42 »

Teori të plotë për hipnozën, në kuptimin e definicionit të plotfuqishëm, edhe sot e kësaj dite nuk ka. Por, pavarësisht nga kjo, ndikimi i thellë i hipnozës në gjithë organizmin është i pamohueshëm, si dhe zbatimi i saj në qarqet e ndryshme mjekësore është gjithnjë në rritje.
Në gjendje hipnotike mund të shpejtohen apo edhe të ngadalësohen: pulsi, frymëmarrja; gjithashtu, mund të ndikohet edhe në ndryshimin e materies: djerësitje, urinim, kollitje, vjellje, hiperestezi, hipestezi, kriptomenzi, amnezi etj. Për këtë hipnoza edhe përdoret me sukses për shërimin e shumë sëmundjeve organike, të cilat janë të lidhura me probleme psikike (sëmundjet psikofiziologjike) siç janë: të thatit të zorrë, në lukth, shprehitë negative përgjithësisht, urinimi i pakontrolluar etj.
Në obstetrikë hipnoza ndihmon në lindje pa dhembje; në stomatologji dhe kirurgji, për largimin e frikës nga intervenimet (në shumë raste edhe si anestezi) etj. Gjithashtu, hipnoza me shumë sukses përdoret edhe në shërimin e alkoolizmit, duhanit, narkomanisë etj. Kjo nuk do të thotë se hipnoza është „ilaç“ që i shëron të gjitha sëmundjet, por, në kombinim me metodat tjera terapeutike, ndihmon shumë në shërimin e të sëmurit.
Gjatë gjendjes hipnotike, mediumit mund t’i sugjerohen edhe sugjestione të rrejshme për secilën shqisë veç e veç, qoftë në planin pozitiv apo në atë negativ. Mediumi mund të ndiej, dëgjojë ose të shohë gjithçka që i sugjerohet (edhe nëse ato janë jashtë realitetit), si dhe të mos i ndiej, dëgjojë ose shohë ato që objektivisht ekzistojnë.
Pastaj, mund të provokohen gjendje të ndryshme shpirtërore si: gëzimi, hidhërimi, dashuria, xhelozia etj; po kështu mund t’i imponohet kryerja e cilitdo aktivitet, të cilin i hipnotizuari e ka kryer dikur ose e kryen tani, ose vetëm e ka parë se si të tjerët e kanë kryer, gjë të cilën e shfrytëzojnë zakonisht hipnotizues profesionalë nëpër seanca (shfaqje) të ndryshme publike.
Përveç këtyre, në gjendje të thellë hipnotike, mund të krijohet edhe i ashtuquajturi „regresim i kohës“ ose „kthim në të kaluarën“, në të cilën mediumi kthehet në cilëndo periudhë të jetës së tij, sillet si në atë kohë dhe i kujtohen të gjitha ndodhitë detajisht.
Me rëndësi është gjithashtu fakti se personi i hipnotizuar gjendet plotësisht nën pushtetin e hipnotizuesit.
Pasi që sugjestibiliteti në atë gjendje është mjaft i rritur, ndërsa censura e logjikës njëkohësisht tejet e zvogëluar (në minimum), personit të hipnotizuar mund t’i sugjerohen jo vetëm ndjeshmëri të ndryshme dhe mashtrime të shqisave, por edhe të kryej probleme mjaft të ndërlikuara, dhe atë, jo vetëm gjatë gjendjes hipnotike, por edhe pas zgjimit nga ajo ( kjo gjendje quhet sugjestion posthipnotik ose posthipnozë dhe mund të veprojë me vite të tëra, që mundëson keqpërdorimin e hipnozës për qëllime të ndryshme si: vjedhje, mashtrime, dhunime e deri në vrasje. Gjithashtu, mundëson keqpërdorimin e hipnozës në luftëra të ndryshme, për propagandë ekonomike si dhe për qëllime politike, për ç‘gjë do të bëjmë fjalë në pjesën keqpërdorimi i hipnozës).
Hipnoza ndahet në disa faza (stadiume) që kalojnë nga njëra fazë në tjetrën, e që mediumi gjatë kalimit nëpër këto faza futet gjithnjë thellë e më thellë në gjumë hipnotik, varësisht prej sugjestibilitetit të tij dhe aftësive të hipnotizuesit, gjegjësisht terapeutit.
Hipnotizuesit këto faza i ndajnë në mënyra të ndryshme, por shumica e tyre i ndajnë në tri grupe: gjumi i lehtë, i mesëm dhe i rëndë ose shkalla më e thellë – katalepsia.
Siç e theksuam, hipnoza nuk është gjendje gjumi (fiziologjik), edhe pse në të parë duket kështu, por, besohet se, ekzistojnë ndryshime të caktuara në tru, të cilat në një të ardhme jo të largët do të mund të identifikohen. Është i njohur fakti se gjatë një intervenimi kirurgjik në tru (pacienti ishte nën anestezi hipnotike dhe duhej t‘i mënjanohej një tumor), kirurgu, rastësisht prek një strukturë në tru dhe pacienti papritmas zgjohet nga hipnoza. Mjeku që punonte me hipnozë e kthen prapë pacientin në gjendje hipnotike. Nga kjo del, pa dyshim, se regjionet e caktuara në tru ndryshojnë mekanizmat fiziologjikë.
Edhe pse sot mjaft njerëz mendojnë (edhe sipas anketës) se hipnoza është çështje e magjisë, dhe në të kanë ndikim forcat mbinatyrore, shkenca bashkëkohore ka bërë përparime të mëdha në këtë drejtim, duke e zhveshur atë nga këto paragjykime dhe duke e trajtuar si degë të mirëfilltë të shkencës.
Kërkimet e pareshtura në zbulimin e mistereve të trurit, shpresojmë se do ta sqarojnë edhe fenomenin e gjumit të quajtur HIPNOZË. http://www.bota.al/2015/02/ndikimi-hipnozes/
Postuar nga: M A X
« ne: 25-08-2011, 01:21:53 »

Ndikimi i një individi mbi tjetrin dhe vënia në gjumë për qëllime mjekuese, njihej edhe nga populli i vjetër romak. Shkrimtarët romakë, Marciali, Apuleu dhe Plauti, njihnin metoda për t'i vënë njerëzit në gjumë

Hipnoza, e vjetër sa vetë njerëzimi

Të gjitha teoritë e quajtura shkencore (empirike), burimin e kanë në paragjykimet, bestytnitë etj., me një fjalë, në magjitë e ndryshme. Hipnoza në këtë rrafsh, edhe pse e pranuar shkencërisht, edhe sot e kësaj dite nuk është liruar plotësisht nga sharlatanizmat, absurditetet dhe keqkuptimet.

Fenomenet e hipnozës, padyshim janë të njohura për njerëzimin që nga kohët më të lashta, pasi për to ekzistojnë të dhëna historike dhe zakonisht janë shfrytëzuar për nevoja fetare e mjekësore.

Shënimet e ruajtura nga popujt e lashtë që jetonin rreth lumenjve Eufrat dhe Tigër, tregojnë se populli më i vjetër, i njohur për kulturë në botë - sumerët, qysh 4000 vjet p.e.r., e kanë njohur hipnozën dhe e kanë përdorur atë. Gjithashtu është i njohur edhe miti për Eskulapin, i cili të sëmurët i shëronte në atë mënyrë, që së bashku me barërat popullore, u pëshpëriste në vesh fjalë sekrete magjike.

Në Indi, Asiri dhe në vendet e tjera të Lindjes së Largët, hipnoza përdorej kryesisht për të rritur rolin e fesë në masat e gjëra të popullit. Si klerik pranohej vetëm ai që zotëronte në mënyrë të mjaftueshme hipnozën. Gjatë ceremonive fetare, predikuesit e fesë duke folur kryenin veprime të çuditshme me anë të duarve; bërtisnin kur lexonin "librat e shenjtë" dhe në këtë mënyrë arrinin t'i sugjestiononin dëgjuesit. Duke vepruar kështu, rastësisht ndodhte që të hipnotizonin ndonjërin prej dëgjuesve, i cili pastaj kthehej në një kukull që u nënshtrohej verbërisht urdhrave të klerikut. Të tjerët mund të humbisnin zërin, t'u paralizoheshin këmbët etj. Ngjarjet e tilla, natyrisht, i magjepsnin të gjithë të pranishmit, e sidomos ata që hipnotizoheshin. Në këtë mënyrë përhapej dhe forcohej bindja në masat e gjera të popullit, se klerikët ishin të pajisur me forca të mbinatyrshme. Një besim tipik mbizotëron edhe sot mes besimtarëve sufit.

Në Egjiptin e Vjetër, gjithashtu është përdorur hipnoza si metodë terapeutike. Në papirusin e vjetër, 3000 vjet p.e.r., i ashtuquajturi "Papirusi i Ebersonit", janë përshkruar metoda me të cilat janë shëruar njerëzit, e që s'janë gjë tjetër përveç se metoda të hipnozës.

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI