Historia e pabesueshme e zbuluesve të Big Bang - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Historia e pabesueshme e zbuluesve të Big Bang

Historia e pabesueshme e zbuluesve të Big Bang

· 1 · 617

  • Postime: 28043
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 15-10-2010, 16:56:31
Nuk e kishin menduar ndonjëherë se duke rregulluar një antenë do arrinin të merrnin cmimin Nobel.

Kjo është historia e pabesueshme e Arno Penzias dhe Robert Wilson, të cilët arritën të dëgjojnë zhurmën e ardhur nga cepat më të errët të galaktikës pas shpërthimit të madh Big Bang. Arno Penzias e Robert Wilson janë të pandarë, aq sa njëri nuk mund të imagjinohet pa tjetrin. Nga anonimati në katedrën e Nobelit, kjo histori duket aq e pabesueshme dhe fantastike sa gjithë ekzistenca e universit.

Në moshë të re, Penzias e Wilson përfunduan studimet për fizikë dhe astronomi por në vend që të viheshin në kërkim të ndonjë planeti a ylli, ata pranuan një ofertë pune në laboratorin e Bell. Të dy ishin të interesuar për radioastronominë dhe laboratori i Bell për kërkimin e satelitëve të telekomunikacionit, u mundësoi që të zhvillonin kërkimet e tyre ne qetësi dhe pa shpenzime. Ndërsa ndodheshin jashtë duke rregulluar antenën gjigande, e kuptuan se ajo nuk funksiononte plotësisht.

Gjatë provave u shtangën disa herë nga një zhurmë, e njëjtë me ato lloj zhurmash të dobëta që askush nuk u ka dhënë shumë vëmendje. Inxhinieri që vendosi antenën e kishte dëgjuar por nuk i kishte dhënë rëndësi. Por atyre nuk iu duk kështu pasi e kuptuan se bëhej fjalë për një zhurmë që do të revolucionarizonte shkencën e astronomisë dhe bazat e saj.

Me pak fjalë, nuk bëhej fjalë saktësisht për një zhurmë por për një sinjal zanor pas shpërthimit të Big Bang, i ndodhur miliarda vjet më parë, cka vërteton origjinën e universit. Në vitin 1965 Penzias dhe Wilson detajuan në një raport të saktë sinjalin që kishin kapur me antenë, duke shkruar një faqe shumë të rëndësishme në fushën e shkencës.  TCH

Temat e fundit