×
Hyrja
Profili

Instrumentet e hershem

Instrumentet e hershem

· 1 · 636

  • Postime: 7064
  • Gjinia: Femer
erlehta
ne: 18-12-2009, 13:53:18
Nga Kuadranti tek Akseleratori

Instrumentet e hershëm

Përpara se të shpikeshin teleskopët, astronomët përdornin instrumente navigues për të ndjekur lëvizjet e trupave qiellorë dhe për të krijuar hartat e para të yjeve. Tycho Brahe përdorte kuadrantë, që masin këndet për të përcaktuar me saktësi lartësinë e objekteve qiellorë mbi horizontin e tokës.

Teleskopë

Në fillim, teleskopët mundësonin numërimin e yjeve në galaksinë tonë, Rruga e Qumështit. Më vonë, teleskopë më të mëdhenj zbuluan ekzistencën e galaksive të tjera përveç asaj tonës. Me teleskopët më të fuqishëm optikë këtu në Tokë dhe në hapësirë ne tani mund të vëzhgojmë disa prej galaksive të para që u krijuan në universin e hershëm.

Spektroskopë

Spektroskopët, që lejojnë astronomët të studiojnë dritën duke e thyer atë në ngjyrat përbërëse, kanë luajtur një rol deçiziv në historinë e kozmologjisë. Spektri i dritës i lëshuar nga një yll, për shembull, ofron të dhëna për strukturën dhe përbërjen e tij.

Akseleratorë

Një pjesë e studimeve më të mëdhenj të Big Bang përfshijnë akseleratorë thërrmijash si Alice i CERN, makina gjigante me atome që përplasen në shpejtësi shumë të larta. Këto eksperimente përpiqen të rikrijojnë kushtet gjatë të qindave të para të një sekonde pas fillimit të universit

Armin Tirana