Ja si do të dukej udhëtimi me shpejtësi gati sa të dritës - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ja si do të dukej udhëtimi me shpejtësi gati sa të dritës

Ja si do të dukej udhëtimi me shpejtësi gati sa të dritës

· 3 · 744

  • Postime: 27977
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 22-10-2011, 10:33:07
A e keni pyetur ndonjëherë vetën se si do të dukej bota rreth jush po të udhëtonit me shpejtësinë vetëm pak më të vogël se shpejtësia e dritës? Dy shkencëtarë të universitetit nacional australian e ofrojnë përgjigjen.
Anthony Searle dhe Craig Savage, të dytë fizikanë, kanë mbaruar një video interesante në të cilën është imagjinuar udhëtimi nëpër një udhën të drejtë nëpër shkretëtirë me shpejtësinë e cila shkon duke iu afruar shpejtësisë së dritës. Punimi i tyre është pjesë e projektit ‘Seeing Relativity’, thotë NASA.

Për simulimin që mund ta shikoni në videon e bashkangjitur, dy fizikanët kanë përdorur super kompjuterët, për të shfaqur se si do të dukej nëse shpejtësia e dritës do të ngadalësohej në krejtësisht një metër në sekondë. Me këtë rast mund të shihen efektet relativistike, si të ishin pjesë e përditshmërisë sonë.

Në video janë shfaqur të gjitha efektet e mëdhenj relativistik. I pari është ai se objektet paraqiten të shtrembëruar, për shkak se në të vërtetë udhëtarit i duket se po largohet nga objekti, ndërsa ai po i afrohet atij, derisa objektet e njëjtë shtrembërohen edhe gjatë daljes nga fusha e jonë pamore.

Pjesa e dytë është efekti Doppler, i cili shndërron ngjyrat rreth nesh duke bërë që objektet më afër neve të jenë të kaltër, e ata të larguar të jenë të kuq. Por, edhe me këto dy efekte, ky është vetëm fillimi i çudirave relativiste, të cilat janë vizualizuar në videon e bashkangjitur. Shikoni se si do të dukej udhëtimi me shpejtësi të dritës i ngadalësuar në vetëm shpejtësinë prej vetëm një metri për sekondë. /Telegrafi/

Optical Effects of Special Relativity

  • Postime: 27977
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

  • Postime: 27977
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 15-11-2011, 23:54:55

Temat e fundit