×
Hyrja
Profili

Jemi qenie jashtokësore

Jemi qenie jashtokësore

· 1 · 421

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 11-08-2011, 01:07:33
Mjaft kërkuat për gjurmë të alienve, ata gjenden këtu në tokë. Ne jemi qeniet aliene të planetit. Shkencëtarët kanë zbuluar prova që mbështesin teorinë se pjesë të ADN-së tonë vinë nga thellësitë e hapësirës.

Njerëzit kanë zbuluar pjesë të ADN-së në meteorite që në vitin 1960, por shkencëtarët duhej të ishin të sigurt nëse materiali vinte nga hapësira apo ishte thjeshtë një ndotje nga jeta tokësore. Për herë të parë, kemi provat se pjesë të ADN-së janë krijuar në hapsirë.

Lajmi vjen nga Dr. Michael Callahan, studiues në NASA. Ai është drejtuesi i studimit të publikuar me punën e akademisë kombëtare të shkencës në Amerikë.

Ekipi gjeti Adeninë dhe Guaninë në meteoritë të pasura me karbon që vinin nga hapësira. Këto dy përbërës janë dy nga katër bazat që formojnë acidin Dezoksiribonukleik (ADN). Dy të tjerat janë Citozina dhe Timina. Bashkë të katër përbërësit janë baza e jetës në tokë dhe me shumë mundësi në vende të tjerë në Univers.

Ekipi i studiuesve arriti në konkluzionin se dy bazat nuk ishin ndotje nga jeta në tokë, duke qenë se ato ishin krijuar në një proces kimik jo-biologjik.

Sipas studimit, i jepet suport teorisë se një “kit” me pjesë të gatshme, i krijuar në hapësirë, është dërguar në tokë me meteoritët dhe ka sjellë si pasojë krijimin e jetës. Zbulimi implikon se blloqet e jetës, të gatshëm, janë shpërndarë në gjithë universin dhe mund të kenë krijuar jetën edhe në planetë të tjerë.

(a.h/BalkanWeb)
 

Ne cfare shekulli jemi?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 06-04-2020, 00:19:41
nga M A X
Ne jemi çfarë hamë ne TV Klan

Nisur nga InfoZRubrika Televizion

Postimi i fundit 03-03-2020, 19:29:14
nga InfoZ
Si të shmangim të ngrënit kur jemi të mërzitur

Nisur nga dreammRubrika Jeta

Postimi i fundit 29-07-2012, 21:30:48
nga dreamm
Studimi tregon se te gjithe jemi nga pak racist!

Nisur nga ßåßy ღRubrika Probleme / Zgjidhje

Postimi i fundit 22-12-2019, 19:36:19
nga Alban
"Ne jemi 99%" - Të 'indinjuarit' protesta në të gjithë botën

Nisur nga M A XRubrika Bota

Postimi i fundit 16-10-2011, 00:05:04
nga M A X