×
Hyrja
Profili

Jetë jashtëtokësore zbulohet në Tokë? Jashtetoksoret

Jetë jashtëtokësore zbulohet në Tokë? Jashtetoksoret

· 1 · 612

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 09-03-2011, 08:29:06
Astrologu i NASA-s, dr. Richard B. Hoover, ka deklaruar se ka zbuluar mbetje të jetës jashtëtokësore në një mostër të marrë nga njëri prej meteoritëve, të cilët e kanë goditur tokën.

Hoover i ka kaluar dhjetë vite duke i hulumtuar mbetjet e lashta të meteorëve, të cilët janë gjetur anembanë planetit.

Hoover thotë se ka gjetur meteoritë të rrallë në Antarktik, në Siberi e Alaskë, të quajtur carbonaceous chondrites. Konsiderohet se në botë ekzistojnë gjithsej 9 ekzemplarë të këtij tipi meteorësh, kurse Hoover insiston se strukturat e gjetura në copat e shkëmbit janë shumë të ngjashme me cianobakteriet dhe se paraqesin dëshmi të jetës në kozmos.

Shkencëtari ka thënë se ka zbuluar fosile, të cilat nuk janë të dukshme për syrin e njeriut, pasi që i ka zbërthyer meteorët në laborator dhe më pas i ka studiuar copat duke shfrytëzuar mikroskopë jashtëzakonisht precizë.

“Ajo që është shumë emocionuese është fakti se fosilet e zbuluara brenda shkëmbinjve janë shumë të ngjashme me strukturat e qenieve në Tokë. Ekzistojnë mostra të cilat janë shumë të çuditshme dhe nuk ngjajnë me asgjë që kam pasur rastin të shoh deri më tash dhe thjesht është e pamundur t’i identifikosh. Ua kam treguar mostrat shumë shkencëtarëve, por të gjithë kanë mbetur të shtangur dhe askush nuk ka qenë në gjendje t’i identifikojë”, ka deklaruar Hoover.

Shkencëtari po ashtu sugjeron se meteorët në rrugëtimet e tyre shpërndajnë organizma në tërë kozmosin, dhe se ekziston mundësia se edhe jeta në Tokë është krijuar në mënyrë të ngjashme. Në njërin prej meteorëve, Hoover ka zbuluar bakterin Titanospirillum velox, organizëm i cili është shumë i pranishëm në Tokë.

Deklaratat e dr. Hooverit tash do t’u nënshtrohen një niveli të ri të hulumtimeve të shkencëtarëve anembanë botës dhe mostrat të cilat ia ka zbuluar tash do të gjenden në disa laboratorë të pavarur anembanë botës, në mënyrë që bashkësia shkencore të arrijë faktet konkrete. (D. G.)
« Editimi i fundit: 12-02-2020, 15:56:17 nga M A X »
 

Femra ka 1 mundësi për të qenë e bukur por 1 mijë mundësi të jetë tërheqëse

Nisur nga InfoZRubrika E Bukura

Postimi i fundit 05-06-2020, 23:00:40
nga InfoZ
Si te kemi nje jete te shendetshme?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 10-04-2020, 22:04:43
nga M A X
Si te kemi fat ne jete?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 29-04-2020, 17:48:47
nga M A X
Si te shpetojme nje jete?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 24-03-2020, 14:13:44
nga InfoZ
Si do te jete bota pas koronavirusit?

Nisur nga M A XRubrika Bota

Postimi i fundit 23-03-2020, 15:02:23
nga M A X