×
Hyrja
Profili

Jete ne Mars

Jete ne Mars

· 2 · 1642

  • Postime: 1498
Zara
ne: 18-05-2010, 15:04:48
Jetojmë në këtë vend që ne na duket shumë I madh.Mirëpo në fakt ne jetojmë në një vend,planet të vogël pjesë përbërëse e dickaje shumë të madhe.Universi.Toka jonë bën pjesë në sistemin diellor  të galaksisë Rruga e Qumshtit,një galaksi që ka me miliarda sisteme diellore,e këto të fundit me miliarda planete,Pra ,Toka jonë është vend I madh?Jo,përkundrazi ,ne se kemi idëne se cka mund të ketë atje,nuk e dijmë se ndoshta ka krijesa tjera që pyesin të njëjtat pyetje.Tokaështë e vetmja në sistemin tokë diellor që ka të gjitha kushtet e nevojshme për jetesë ,mirëpo kjo nuk do të thotë se nuk më parë nuk ka pasur,osë nuk do të ketë në të ardhmen.Skencëtarët sot kanë zbuluar metoda fantastike për hulumtime me anë të teknologjisë efikase.Ato janë përpjekur të zbulojnë se si lindi jeta në Toke,si u krijua atmosfera,si lindi Dielli.Ato kanë gjetur metoda se si të krijojnë jetë edhe në planete tjera.Marsi,planeti I kuq,njëherë ka pasur atmosferë,që do të thotë se ka mudësi që njëherë të ketë pasur edhe jetë.Nga pozita e Marsit në sitemin diellor, e bën këtë planet shumë të ftohët,dhe nga temperatura e ulët ,planeti humbi atmosferën .Shkencëtarët kanë dërguar njërëz në Mars për të hulumtuar përbërjen e tokës dhe për të kërkuar nëse ka ujë.Është kostatuar se në thellësi të tokës gjendet ujë I ngrirë,I cili nga ftohtësia ka ngrirë.Është parashtruar pyetja se a do të paraqitet mundësia të krijohen përsëri kushtet e jetesës?Dihet se atmosfera në Tokë është krijuar nga prania e dioksid karbonit,mirëpo ku të gjehet dioksid karbon në Mars.Shkencëtarët  kanë zbuluar se në tokën e Marsit ka ujë acidic dhe dioksid karbon,dhe për tu liruar dioksid karboni nevojitet uji.Uji në Mars është I ngrirë.Duke kombinuar ujin nga toka me ujin acidic do të mud të lirohet dioksid karboni.Dioksid karboni do të rrisë temperaturën dhe do të formojë atmosferën.Me formimin e atmosferës ,krijohen rejat.Nga rejat bie shi.Mandej krijohet edhe graviteti.Tani jemi në gjysëm të rrugës për ti mundësuar qenies njerëzore të mund të qarkullojë dhe të jetojë në hapsirën e Marsit.Ka një problem.Atmosfera e sapo krijuar përbëhet nga Dioksid Karboni.Njeriu nuk mund të jetojë me dioksid karbon ,por me ajër-oksigjen.Duke e ditur procesin e Fotosintezës,oksigjeni lëshohetnga drunjtë,nga gjelbërimi të cilët e thithin dioksid karbonin dhe lëshojnë oksigjen.Mirëpo toka e Marsit nuk I përmban komponentat e nevojshme për të rritur dru,për ti ushqyer ato.
Jeta në Tokë mund të ketë ardhur Marsi dhe anasjelltas.Asteroi det mund të bien nga njëri planet tek tjetri dhe me vete mund të mbartin edhe krijesa mikrobiologjike.Pas disa hulumtimeve dhe analizave që janë bërë nga shembujt e dheut të marrë nga Marsi,besohet se në të ekzistojnë mikroorganizma të cilat do të mund të ushqejnë drunjtë,të cilët drunj planifikohen që të mbarten nga Toka.Mendohet që këto drunj të sapombjellur për një periudhë të caktuar kohore do të shumohen dhe do të fillojnë të gjelbërojnë planetin duke e shëndrruar atë në një planet të ngjajshëm me tonin.Gjdo pjesë e Marsit do të gjelbërohet,mjaftueshëm që të zëvendësojnë dioksid karbonin me oksigjen.
Nëse shikohet nga lart,plneti Mars ngjan si një version tjetër I Planetit tonë.Planeti I ri krijoji kushtet për jetesë.
Duhet të mendohet mirë para se të bëhet kjo pasi në Mars mund të ekzistojnë mikroorganizma të ngrirë nën tokë dhe me ngrohjen e planetit të zhvillohen përsëri.Ne nuk e dijmë se në cka mund të zhvillohen ato,prandaj duhet mirë të mendohet paraprakisht se nëse planeti që do të krijohet do të shërbejë për mirë ose do të krijohen me lehtësi kushte për predatorë.Duhet të sigurohemi se nuk e krijojmë planetin për të përfunduar tonin.
Sido qëtë jetë,ashtu siq e ka humbur njëherë,Marsi do të humb përsëri atmosferën,por për një kohë shumë të gjatë.Ashtu eshe Toka,një ditë atmosfera do të zhduket,këtë  mund ta vërtetojmë edhe nga dukuritë që ndodhin sot sic është ngrohja globale.Një ditë gjithcka do të zhduket.Një ditë.

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#1 ne: 25-07-2011, 13:34:02
Roboti “Curiosity”, që NASA do të lëshojë në fund të vitit në kërkim të gjurmëve të jetës në Mars, do të ulet në kraterin e Gale, në hemisferën jugore të planetit të kuq.
Sonda do të ulet në këmbët e një mali me sedimente ndoshta të mbledhura kohë më parë nga rrjedha e ujit.

Lajmin e ka bërë të ditur sot NASA.

Krateri ka një diametër 154 kilometra dhe përfaqëson në brendësi të saj një grumbull sedimentesh që ka tërhequr vëmendjen e kërkuesve për karakteristikat e tij të veçanta. /top channel
 

Femra ka 1 mundësi për të qenë e bukur por 1 mijë mundësi të jetë tërheqëse

Nisur nga InfoZRubrika E Bukura

Postimi i fundit 05-06-2020, 23:00:40
nga InfoZ
Si te kemi nje jete te shendetshme?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 10-04-2020, 22:04:43
nga M A X
Si te kemi fat ne jete?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 29-04-2020, 17:48:47
nga M A X
Si te shpetojme nje jete?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 24-03-2020, 14:13:44
nga InfoZ
Si do te jete bota pas koronavirusit?

Nisur nga M A XRubrika Bota

Postimi i fundit 23-03-2020, 15:02:23
nga M A X