Jo vetëm CO2 fajtor për ngrohjen - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Jo vetëm CO2 fajtor për ngrohjen

Jo vetëm CO2 fajtor për ngrohjen

· 1 · 559

  • Postime: 28193
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 27-11-2011, 01:17:44
Studimi: Jo vetëm CO2 fajtor për ngrohjen


Sasia e dioksidit të karbonit (CO2) e emëtuar në atmosferë, ka shumë herë më pak ndikim në fenomenin e ngrohjes globale nga sa pretendohej deri më tani.

Të paktën ky është rezultati i një studimi të botuar në revistën “Science” të një grupi studiuesish amerikanë.

Studiuesit thanë se njerëzimi duhet të të përgatitet për ndryshimet drastike të klimës, por se kjo nuk vjen kryesisht nga rritja e dioksidit të karbonit.

Ky studim hedh poshtë ato të kryera në 150 vitet e fundit, që ia faturonin rritjen e temperaturave globale rritjes së sasisë së karbonit në atmosferë.

Sipas Andreas Schmittner, nga universiteti i Oregonit në Shtetet e Bashkuara dhe udhëheqësi i studimit, ngrohja globale është një fazë e pashmangshme nëpër të cilën po kalon planeti ynë. Ai thotë se nga studimet, 21 mijë vjet më parë temperaturat mesatare në Tokë kanë qenë më të larta se mesatarja aktuale. Schmittner vazhdon se ngrohjen para 21 mijë vjetësh nuk mund t’ia faturojmë dioksidit të karbonit.

Megjithatë, në raportin e tyre, studiuesit njohin ndikimin e CO2 duke thënë se ka ndikuar me rritjen nga 2-3 gradë të temperaturës mesatare globale pas epokës industrial. 

Ky “zbulim” nuk do të thotë të ndalojmë luftën kundër emëtimit të CO2 në atmosferë, thonë shkencëtarët, por do të thotë se njerëzimi ka më shumë kohë, për të marrë masat e duhura. /top channel

Temat e fundit