Ajnshtajni nuk është gabuar mbi shpejtësinë e dritës
Duket se Ajnshtajni paska pasur të drejt mbi shpejtësinë e dritës si limit universal. Jo vetëm që relativitetit special i tij shpëton, por sjell edhe një shpjegim për ato neutrino të laboratorit të CERN më të shpejtë se drita. Ato nuk kanë thyer limitin e shpejtësisë së dritës dhe shpjegimi qëndron në lëvizjen relative të orëve që kontrolluan shpejtësinë e tyre.
Disa javë më parë, disa shkencëtar të CERN vendosën në dyshim të gjithë botën e fizikës me të dhënat e tyre mbi shpejtësinë e arritur nga neutrinot në laborator. Ata zbuluan se neutrino arriti në destinacionin e pritur, 60 nanosekonda më shpejtë se sa do ti duhej dritës për ta arritur atë destinacion. Por ligjet e fizikës thonë se kjo është e pamundur.
Një fizikanë holandez vjen me një shpjegim të thjesht – ekipi i studiuesve ka neglizhuar lëvizjen relative të orëve të tyre.
Studiuesit e CERN po qëllonin neutrino nga laboratori i CERN drejt laboratorit të Gran Sasso, në Itali, Ku do llogariteshin sa myon neutrino ishin kthyer në tau neutrino. Përvec llogaritjesh të sakta të distancës, eksperimenti kërkonte edhe sinkronizim super të saktë të orëve në dy laboratorët. Ekipi e kreu këtë me anë të satelitëve GPS, të cilët lëshojnë një sinjal kohor nga orbita, rreth 12500 milje nga toka. Sipas fizikanit Ronald van Elburg, studiuesit llogaritën se sa i duhej sinjalit të arrinte tokën, por nuk morën në konsideratë lëvizjen relative të orëve.
Sinjali radio udhëton nga satelitët me shpejtësinë e dritës, që nuk ka të bëjë me shpejtësinë e satelitëve. Kjo është një ka teoritë kryesore të relativitetit: “Shpejtësia e dritës përhapet në hapësirën boshe me një shpejtësi të caktuar, e cila është indipendente nga lëvizja e burimit,” ashtu si Ajnshtajni sugjeron.
Por meqenëse satelitët lëvizin, nga pikëpamja e tyre, pozicionet e neutrinove dhe të detektorit ndryshojnë. Neutrinot lëvizin drejt detektorit dhe detektori duket sikur lëviz drejt burimit të neutrinove. Pra distanca ndërmjet origjinës dhe destinacionit duket më e shkurtër se sa do të dukej e vëzhguar nga toka.
“Si pasoj, në sistemin e referimit distanca e përshkuar nga grimcat është më e shkurtër se sa distanca që ndan burimin nga detektori,” thotë van Elburg. Fenomeni është neglizhuar nga ekipi i studiuesve, sepse ata kanë punuar me orët sikur ato të gjendeshin në tokë – ku gjenden fizikisht – dhe jo në orbitë, ku gjendej pika e referimit e sinkronizimit.
Duke përdorur lartësinë, periodën orbitale dhe këndin me ekuatorin, van Elburg llogarit gabimin: “Koha e fluturimit të vëzhguar është 32 nanosekonda më e shkurtër se sa koha e fluturimit e llogaritur me ora të fiksuara në bazë,” thotë ai. Kjo është bërë në të dy vendndodhjet, pra kemi 64 nanosekonda gabim. Pak a shumë e njëjta kohë e regjistruar nga studiuesit e CERN.
(a.h/BalkanWeb)