×
Hyrja
Profili

Kina pranë kalimit të SHBA-së në shkencë

Kina pranë kalimit të SHBA-së në shkencë

· 1 · 427

  • Postime: 18285
  • Gjinia: Femer
ßåßy ღ
ne: 29-03-2011, 22:12:04
Kina është shumë pranë kalimit të prodhimit shkencor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, bëri të ditur sot BBC.
Pritet që kontributi që vendi i madh komunist do të japë në inovacione, shpikje dhe gjetje të reja shkencore do të jetë më i madh se i çdo vendi tjetër në botë duke nisur që prej vitit 2013.

Ky ishte përfundimi i një studimi të ri madhor të kryer nga Akademia Britanike e Shkencave, e bindur se vendi që shpiku kompastin, barutin, letrën dhe shtypshkronjën e parë do të rikthehet të dominojë shkencën e dekadave të ardhshme.

Të dhënat bazohen mbi bazën e artikujve shkencorë të publikuar në revistat e njohura shkencore të botës. Në vitin 1996, i pari i kësaj analize, nga shkencëtarët amerikanë u publikuan 292 513 artikujt, më shumë së dhjetë herë se Kina.

Në vitin 2008, publikimet amerikane ishin rritur në mbi 316 mijë, ndërsa ato kineze në mbi 184 mijë. Nëse do të ruhet ritmi aktual në përparimin shkencor të Kinës, brenda dy vitesh shkencëtarët kinezë do të jenë ata me kontributin më të madh në teknologjinë dhe inovacionet botërore.

Kina, superfuqia me rritjen më të madhe ekonomike në vitet e fundit, pritet të shndërrohet në shtetin me ekonominë më të madhe, duke lënë pas SHBA-në, në vitin 2020.
 

Kush e përhapi koronavirusin: Kina apo SHBA?

Nisur nga M A XRubrika Bota

Postimi i fundit 06-04-2020, 22:17:33
nga SteriOtipi B
Sa provinca ka Kina?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 10-04-2020, 17:09:41
nga M A X
A do të ketë Kina krizë ekonomike?

Nisur nga M A XRubrika Bota

Postimi i fundit 31-01-2013, 17:31:21
nga ciarli
Kina kërcënon SHBA: Nëse sulmon Iranin, gati për Luftën e Tretë Botërore

Nisur nga BerniRubrika Bota

Postimi i fundit 29-01-2012, 16:59:18
nga dreamm
Kina dhe SHBA, në garën e supermacisë

Nisur nga M A XRubrika Bota

Postimi i fundit 14-11-2011, 14:31:55
nga M A X