×

KOHA

· 2 · 473

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 16-01-2012, 15:05:26
KOHA nuk është më

NICOLA NOSENGO

Pas disa shekujsh, ndoshta dikush do të lexojë artikuj si ky dhe do të shkrihet së qeshuri. Sa të paditur ishin në fillim të shekullit XXI, do të mendojë, ende nuk e dinin që koha nuk ekziston. Pak a shumë sic qeshim ne me paardhësit tanë që mendonin që Toka ishte ndoshta e sheshtë, apo që Dielli rrotullohej përreth saj. Sepse ajo që një pjesë e fizikës bashkëkohore arrin të na sugjerojë sot është e vështirë të pranohet, po aq sa ishte e vështirë të pranoheshin hipotezat e Kopernikun në kohën kur u shfaqën. Eshtë ideja që koha, thjeshtë nuk ekziston. Që ajo gjë të cilën ne të gjithë besojmë se e njohim, që matet me sahatet, ajo që ndan të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, është vetëm një iluzion. Ashtu si lëvizja e Diellit përreth Tokës.
Këtë na thotë sot fizika për "kohën" e saj. Pastaj është ajo e filozofisë, e psikologjisë dhe e artit, ajo e evolucionit dhe ajo e rrëfimit. Dhe do të gërshetohen të gjitha në Parkun Auditorium të Muzikës në Romë, nga data 19 deri në 22 janar, për Festivalin e Shkencave, që këtë vit i kushtohet pikërisht konceptit të kohës i parë përmes syve të disiplinave kryesore shkencore. Katër ditë që do të mbushen mbi të gjitha me pyetje: e ardhmja dhe e kaluara janë reale si e tashmja? A kalon koha kur asgjë nuk ndryshon? A është e mundur të udhëtosh në kohë? A ekzistonte koha përpara Big Bang-ut? Cilat mekanizma neuronalë shpjegojnë eksperiencën tonë të kohës? Koha është e pafundme? A e perceptojmë kohën të gjithë në të njëjtën mënyrë?
"Në historoinë e fizikës ka ndodhur shumë herë që na është dashur të heqim dorë nga koncepte të zakonshëm për të përshkruar botën në nivel më elementar", shpjegon Carlo Rovelli, i Qendrës së Fizikës Teorike në Universitetin e Marsejës, një prej fizikanëve teorikë më të mëdhenj bashkëkohorë, një prej relatuesve në Festivalin e Romës. "Për shembull ne e shohim botën me ngjyra, por atomet nuk janë me ngjyra. Eshtë vetëm reagimi ynë ndaj frekuencës së valëve elektromagnetike. Apo ngrohtësinë. Një herë e një kohë mendohej që ishte ndoshta një substancë, më pas u kuptua që është vetëm një masë e shpejtësisë së ngacmimit të molekulave. "Substanca" ngrohtësi është zhdukur nga perceptimi ynë. Mendoj që në të njëjtën mënyrë do të zhduket edhe koha".
Kjo nuk do të thotë që mund të udhëtojmë sipas dëshirës mes të kaluarës dhe të ardhmes: vëmë një gur sipër, nuk do të ketë makinë kohe, të paktën jo në pjesën e universit dhe në shkallën ku jetojmë ne. Por do të thotë dicka edhe më radikale: që kur shpërbëhet universi në pjesët e tij më elementare, koha thjeshtë zhduket, ashtu si dhe ngjyrat. "Por në shkallën tonë cilësitë e dukshme të kohës mbeten të pandryshuara", sqaron Rovelli. "Zbulojmë që në shkallë shumë të vogël koha nuk ekziston, por kjo nuk ndryshon asgjë për faktin që ne plakemi". Rovelli është një prej themeluesve të Loop Quantum Gravity. Eshtë normale që emri të tremb. RD
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super