Krijohet vrima e zeze ne laborator - Shkenca

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Krijohet vrima e zeze ne laborator

Krijohet vrima e zeze ne laborator

· 1 · 1027

  • Postime: 28193
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 15-10-2009, 22:30:55

Krijohet vrima e zeze ne laborator

Dukej vetem nje ushtrim teorik kur ne fillim te vitit dy shkencetare propozuan krijimin e nje vrime te zeze ne laborator. Tani Tie Jun Cui e Qiang Cheng te “Southeast University di Nanchino”, ne Kine, e kane realizuar.

Kerkimet e para

Hipotezat e para per ndertimin e vrimes se zeze u hodhen nga Evgenii Narimanov e Alexander Kildshev te “Purdue University ne Indiana te Shteteve te Bashkuara te Amerikes.

Ata niseshin nga ideja e riprodhimit te te njejtave cilesi te nje vrime te zeze kozmike ne te cilen nje force shume e madhe graviteti perthyen rrethanat e kohes dhe hapesires duke mos lejuar qe te perhapet as drita.

Ata llogarisnin edhe se si te ndertonin nje strukture qe te materializonte endrren e tyre: ne praktike nje strukture elementesh cilindrike koncentrike me zemer te perbashket.

Kjo pajisje do te kishte mundesine te perqendronte energjine e shndritshme ne zemer, duke e izoluar ne te njejten menyre sic bejne vrimat e zeza ne hapesire.

Nga teoria ne praktike

Nga teoria ne praktike eshte mberritur menjehere nga universiteti kinez duke u bazuar ne teorine e kerkuesve amerikane.

Dy shkencetaret kane treguar se teoria funksionon duke perdorur ne vend te drites se dukshme mikrovale. Keto kapen dhe dergohen drejt qendres duke mos dale me prej andej. Nga brendesia e pajisjes gjenerohet nxehtesi.

“Jemi te habitur qe ia dolen kaq shpejt”, shprehen te habitur shkencetaret amerikane.

“Por kalimi ne gjatesine e vales se dukshme do te jete shume me i komplikuar dhe do te nevojitet perdorimi i materialeve te tjera”, shtojne ata.

Megjithate kerkuesit kineze nuk ndihen aspak te shkurajuar nga keto deklarime.

“Do t’ia arrijme me driten e dukshme brenda vitit”, premtojne ata.

Vrimat e zeza te krijuara ne laborator nuk kane lidhje me perpjekjen e shkencetareve te CERN-it ne Gjeneve. Eshte krejtesisht dicka tjeter.

TCH

Temat e fundit