×
Hyrja
Profili

Kujtesa e botës shkon nga Toka deri në Hënë

Kujtesa e botës shkon nga Toka deri në Hënë

· 1 · 556

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 20-02-2011, 23:11:11
Kujtesa e botës shkon nga Toka deri në Hënë

Radiot dhe televizionet shpërndajnë çdo vit 1.9 zetabajt informacione. Çfarë do të thotë kjo shifër? Që çdo qenie njerëzore, përfshirë edhe të sapolindurit, ka në dispozicion një numër fjalësh të barabartë me 174 gazeta të përditshme në ditë. Të gjithë së bashku kompjuterët e botës kryejnë 6.4 ezabajt llogaritje në sekondë. Vetëm një qenieje njerëzore do t'i duheshin 30 mijë miliardë vite: 2200 herë më shumë se sa koha e përshkuar që nga Big Bang dhe deri sot. Kujtesa e përgjithshme e njerëzimit, qoftë kjo e konservuar në libra apo në kompjutera, kaseta apo DVD, disqe apo CD dhe çdo gjë tjetër që mund të magazinojë të dhëna, arrin në 295 ezabajt: 2,95 e shoqëruar nga 20 zero, sipas një matjeje që përdor bit-in, njësia matëse e informacionit që përdoret nga kompjuterët.

Nëse një bibliotekar imagjinar i epokës dixhitale do të ruante këto të dhëna në një comact disc (trashësi 1.2 milimetra) dhe do të mbivendoste të 404 miliardët, do të ndodhej në 500 mijë kilometra lartësi, përtej Hënës, pra e cila ndodhet 384 mijë kilometra larg nesh, ajo çfarë njerëzimi di, komunikon, memorizon është tashmë një vërshim pa pengesa. Radiografinë e kanë bërë dy studiues të Universitetit të Kalifornisë së Jugut, Martin Hilbert dhe Prischilla Lopez, që me durimin e Giobbe që kanë studiuar të gjithë rrugët nëpër të cilat informacioni vjen dhe shkon, qofshin këta libra, kompjutera, gazeta, lajme, biseda telefonike, filma, fotografi dhe video lojëra.

Përpjekja e tyre (që edhe vetë ajo ka prodhuar një fluks fjalësh në 200 faqe) ka merituar kopertinën dhe një seksion special në revistën Science, të quajtur "Të Dhënat". Aftësia jonë për të prodhuar të dhëna ka pësuar një zhvillim me nisjen e epokës dixhitale. Kapërcimi ka ndodhur në vitin 2002: viti kur burimet e informacionit dixhital (kompjutera shtëpie apo servera të lidhur në distancë, telefona, dvd, cd, lexues audio dhe video të lëvizshëm, videolojëra, chip-e të kartave të kreditit, karta të ndryshme memorie) kanë kaluar ato analoge (libra, gazeta, kaseta audio, disqe, foto të stampuara apo në negativ, videokaseta). Në vitin 1986, njerëzimi dispononte një total prej 2.6 ezabajt informacione (2.6 shoqëruar nga 18 zero), në vitin 1993 ishin 15.8, në vitin 2000 ishin 54.5 dhe në 2007 ishin 295.

Dijet, pamjet, tingujt dhe fjalët e botës në vitin 1986, mund të përfshiheshin në më pak se një CD për individ, në vitin 1993 në pothuajse 4 CD, në vitin 2000 në 12 CD dhe në vitin 2007 në 61 CD. Një sasi të dhënash në rritje kaq eksponenciale shqetëson mbi të gjitha shkencën, gjithnjë e më shumë e përqendruar në eksperimente të dimensioneve të mëdha, në të cilët bashkëpunojnë dhjetëra shtete dhe që kërkojnë fuqi shumë të mëdha përllogaritjeje.

Për shembull, në pirgun e CD-ve plot me të dhëna, akseleratori i thërrmijave LHC i CERN në Gjenevë kontribuon me një kullë prej 20 kilometrash në vit. Dhe nëse 22 vjet më parë në Qendrën e Kërkimeve të Fizikës Bërthamore në Gjenevë lindi gjuha e rrjetit, sot shkencëtarët janë gati të vënë bast se e ardhmja është tek "Grid", një rrjet prej 140 qendrash përllogaritjeje të bashkuara në një fibër optike në 33 vende. RD