×
Hyrja
Profili

Kulla me e larte ne bote

Kulla me e larte ne bote

· 1 · 669

  • Postime: 26634
  • Gjinia: Mashkull
M A X
ne: 28-07-2011, 11:41:34
Kulla e energjisë diellore në Arizona do të jetë ndërtesa e dytë më e lartë në botë

Kulla gjigante do të krijojë energji elektrike duke përdorur turbinat, nxehtësinë e diellit dhe një oxhak masiv prej 792 metrash.
Do të prodhohet energji sa për të furnizuar 150,000 shtëpi.
Ndërtesa do t’u sigurojë punë 1,500 personave.
Struktura masive, që do të ketë një bazë me diametër 3.2 km dhe do të kushtojë $700 milionë për ta ndërtuar
Në shkretëtirën e Arizonës do të ndërtohet një kullë gjigante për energji solare, e cila, me dyfishin e lartësisë së Empire State Building në Nju Jork, do të jetë ndërtesa e dytë më e gjatë në botë.

Kulla, që do të ndërtohet 130 milje në perëndim të Phoenix në La Paz County, është planifikuar si një burim revolucionar energjie elektrike thellë në shkretëtirë.

Turbinat do të përdoren për të detyruar ajrin e ngrohur nga dielli të kalojë përmes një oxhaku 792 metra në mënyrë që të gjenerojë sasi të mëdha energjie natyrale.


Do të llogaritet se do të prodhohen më tepër se 1 milion megavat orë energji nga ndërtesa e jashtëzakonshme, duke siguruar energji të mjaftueshme për 150,000 shtëpi.

Projekti po planifikohet nga një kompani e quajtur EnviroMission. Presidenti i saj, Chris Davey, tha për azfamily.com: ‘Nuk përdor ujë dhe ka një kosto konkurruese. Nuk mendoj se industria mund të kërkojë më tepër se kaq.’
http://www.krokodili.com/2011/07/kulla-e-energjise-diellore-ne-arizona-do-te-jete-ndertesa-e-dyte-me-e-larte-ne-bote/
 

Sa e vjeter eshte Kulla Eifel?

Nisur nga InfoZRubrika Pyetper

Postimi i fundit 29-04-2020, 22:44:37
nga M A X
Kulla e Pizës dhe kullat më të shtrembëruara në botë

Nisur nga M A XRubrika Arkitekturë / Inxhinieri

Postimi i fundit 26-10-2011, 12:22:42
nga M A X
Kulla e Sahatit e Tiranës

Nisur nga BerniRubrika Shqiptaria

Postimi i fundit 22-07-2010, 10:11:22
nga Berni
Kulla Burj në Dubai kalon kufijtë e imagjinatës

Nisur nga BerniRubrika Arkeologji

Postimi i fundit 22-03-2010, 15:13:30
nga Zara
Nje klithme nga kulla e Sheremetit

Nisur nga arbiasRubrika Figura Historike

Postimi i fundit 07-04-2007, 17:45:17
nga albnobody